Connect with Us

U shpall kampion me Tiranën, Arbi Laçi emërohet drejtor sportiv te Dinamo

Sport

U shpall kampion me Tiranën, Arbi Laçi emërohet drejtor sportiv te Dinamo

Publikuar

-

/

Arbi Laçi është drejtori sportiv më i ri i Dinamos. Laçi është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit të Dinamos dhe ka nisur menjëherë nga puna.

Pas punës së shkëlqyer të bërë te Tirana, me të cilët në vitin 2020 fitoi edhe titullin kampion, tashmë Laçi do të kërkojë sukseset me një tjetër skuadër të kryeqytetit.

LEXO EDHE:  Dinamo me mendjen te merkatoja, projekton 3 goditje në janar

Presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi e ka prezantuar Laçin para skuadrës ditën e sotme dhe do i besohen “frenat” e merkatos, ku do të tentojë të përforcojë ekipin me elementë cilësorë.

Tashmë te “Nëndetësja” kërkojnë të rikthehen të jenë konkurrues, duke qenë të kujdesshëm në çdo drejtim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

Partizani rikthen Eneo Bitrin, mbrojtësi vishet sërish i kuq

Publikuar

-

Partizani ka njoftuar sot rikthimin e mbrojtësit, Eneo Bitri Mbrojtësi 25 vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023, duke u rikthyer kështu te klubi kryeqytetas, pasi ishte edhe para se të transferohej në Kazakistan te Astana në sezonin 202-2021.

Njoftimi i klubit:



𝐙𝐘𝐑𝐓𝐀𝐑𝐄 / 𝐄𝐍𝐄𝐎 𝐁𝐈𝐓𝐑𝐈 𝐑𝐈𝐊𝐓𝐇𝐄𝐇𝐄𝐓 𝐍𝐄̈ 𝐒𝐇𝐓𝐄̈𝐏𝐈
FK Partizani me kënaqësi njofton rikthimin e Eneo Bitrit në familjen e kuqe. Mbrojtësi 25 vjeçar ka firmosur me klubin një kontratë të vlefshme deri në vitin 2023, duke konfirmuar se Partizani mbetet zgjedhja e parë në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE

Sport

Erjon Vucaj pranë transferimit te Vllaznia

Publikuar

-

Fantazisti shkodran, Erjon Vucaj, është shumë pranë kalimit te Vllaznia. Vucaj ka arritur në parim marrëveshjen me presidentin Alban Xhaferi dhe tashmë mbetet zyrtarizimi i kontratës.

31-vjeçari ka marrë dje letrat nga klubi kosovar i Dritës dhe është tashmë futbollist i lirë. Në këto kushte, pas bisedës që bëri me Xhaferin pak ditë më parë, Vucaj mësohet se dha fjalën për të firmosur me Vllazninë menjëherë pasi të zgjidhë kontratë me Dritën.



Vucaj në orët e fundit ka marrë një oferte joshëse nga klubi shqiptar i Superligës malazeze, Deçiç i Tuzit. Ai u largua nga Vllaznia në verën e vitit 2018, ku fillimisht luajti në Ligën e Europës me Luftëtarin, më pas u transferua te Drita e Gjilanit.

LEXO EDHE:  “Rama kundër Dinamo-s”/ Artan Hoxha “këshillon” Top Storyn për dokumentarin e radhës

LEXO EDHE:  Dinamo me mendjen te merkatoja, projekton 3 goditje në janar

Për rreth 4 vite fantazisti fitoi gjithçka me klubin kosovar, duke u kthyer shumë shpejt në një prej lojtarëve më të rëndësishëm. Cilësitë e tij dhe për më tepër karakteristikat që ka në ndërtimin e lojës, përmbushin kërkesat e trajnerit Brdariç për një mesfushë sa më të fortë.

LEXO TE PLOTE

Sport

Hyrje-dalje te Skënderbeu, dy futbollistë largohen pa ardhur mirë

Publikuar

-

Ka lëvizje te Skënderbeu. Veç afrimeve të Frashërit dhe grekut Antoniadhis, duket se janë ende në fazë vlerësimi dy lojtarët e tjerë që janë bashkuar me ekipin. Si Klodian Gjino, ashtu edhe Skerdilajd Levendi kanë luajtur në testin miqësor me Dinamon, por trajneri Memmelli ka kërkuar më shumë kohë në dispozicion për të krijuar një ide më shumë se sa të vlefshëm mund të jenë për skuadrën dy lojtarët në fjalë.

LEXO EDHE:  Dynamo Dresden ofron bileta për 300 refugjatët si një formë solidariteti

LEXO EDHE:  Shkëmbi: Eliminuam ekipin më të mirë, kemi të drejtë të festojmë



Gjithsesi, “Panorama Sport” shkruan se Gjino dhe Levendi nuk pritet të vijojnë provën te Skënderbeu, pasi Memelli ka vërejtur se lojtarët nuk e bëjnë dot diferencën nga pjesa tjetër e skuadrës. Levendi aktivizohet si mesfushor qendre dhe ka luajtur me Apoloninë, ndërsa Gjino ishte pjesë e Hania në Greqi sezonin e shkuar dhe luan gjithashtu në mesfushë.

LEXO TE PLOTE