Connect with Us

Trafikonin emigrantë/ Policia vë në pranga 5 persona

Kronika

Trafikonin emigrantë/ Policia vë në pranga 5 persona

Publikuar

-

/
cna lajme kronike

Policia ka vënë në pranga 5 persona, të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e kalimit të paligjshëm të kufirit dhe falsifikimit të dokumenteve.

Në kuadër të operacionit janë proceduar edhe 3 persona si edhe janë shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr.1 në bashkëpunim me PKK Morinë, nën drejtimin e Prokurorisë. Policia ka sekuestruar gjithashtu fleta analizash të dyshuara të falsifikuara, një automjet dhe 5 aparat celular.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si rezultat e një pune disa javore shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1 në bashkëpunim me PKK Morinë, nën drejtimin e Prokurorisë kanë organizuar dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Morina”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

B. Gj, , 54 vjeç, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”;

M. S., 40 vjeçe, I. K., 24 vjeç, K. P., 23 vjeç, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”;

B. K, 36 vjeç, për veprat penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Falsifikim i dokumentave”.

LEXO EDHE:  Plagosja me armë zjarri në Lezhë/ Identifikohet autori

U proceduan në gjendje të lirë shtetasit F. D, 40 vjeç, G. S, 16 vjeç dhe I. S, 15 vjeçe, për veprën penale “Falsifikim i dokumentave”.

Si dhe u shpallën në kërkim I. D., 40 vjeç, O. Sh, 38 vjeç dhe A. E., 23 vjeç, për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.

Shetasit M. S, I. K, K. P, F. D, G. S dhe I. S, janë kapur në flagrancë në mjetin fugon i cili drejtohej nga shtetasi B. Gj,  në pikën kufitare  të Morinës me analiza laboratorike të cilat dyshohen se janë  të falsifikuara  me qëllim kalimin për në Kosovë dhe më pas me destinacion vendet e BE-së.

Ndërsa shtetasit B. Gj, I. D, O. Sh, A. E dhe B. K, dyshohet se kanë  dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit shtetasve të lartpërmendur. Gjithashtu, shtetasi B. K, ka kryer dhe falsifikimin e analizave të laboratorike  të PCR-së, duke i bërë në një pikë interneti./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Zjarri në Korçë/ Policia del me njoftimin zyrtar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Mbrëmjen e sotme një banesë në qytetin e Korçës u përfshi nga flakët, ku si pasojë humbi jetën një 67 vjeçar.

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar, ku shprehet se zjarri ka rënë rreth orës 20:45.

Korçë/Informacion paraprak



Më datë 27.01.2022, rreth orës 20:45, në lagjen nr. 5, ka rënë zjarr në një banesë, ku jetonte përkohësisht shtetasi E.R., rreth 67 vjeç, i cili për pasojë dyshohet se nga asfiksia, ka gjetur vdekjen.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Zjarr në një banesë në Korçë/ Humb jetën një person, zbardhet identiteti

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Një banesë në Korçë në afërsi të Shkollës së Muzikës është përfshirë nga flakët.

Sipasojë e flakëve raportohet se ka humbur jetën një person.



Viktimë ka mbetur shtetasi E. Ramollari, 67 vjeç, që dyshohet se ka vdekur nga asfiksia./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Ishte në gjendje të dehur/ Vetëplagoset me thikë një person në Elbasan

Publikuar

-

Nga

cna lajme

Një 63 vjeçar nga Elbasani, është paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit Elbasan pasditen e sotme.

Sipas informacionit të policisë, ky shtetas, dyshohet se në gjendje të dehur, ka dëmtuar veten me thikë.



“Më datë 27.01.2022, rreth orës 15:50, ka shkuar për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit Elbasan, shtetasi R. Ç., 63 vjeç, banues në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan, i cili dyshohet se në gjendje të dehur, ka dëmtuar veten, me mjet të mprehtë (thikë). 

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE