Connect with Us

Tërmeti ju prish shkollën/ Fëmijët mësim në lokale e shtëpi të braktisura

Denoncim

Tërmeti ju prish shkollën/ Fëmijët mësim në lokale e shtëpi të braktisura

Publikuar

-

/

Fëmijët në Funarë të Librazhdit e zhvillojnë mësimin në ambiente të lokaleve dhe shtëpi të braktisura, që prej prishjes së shkollës nga tërmeti.

Fiks Fare mëson se janë rreth 100 fëmijë që procesin mësimor e zhvillojnë në 5 ambiente të ndryshme në fshat. Grupmosha e fëmijëve varion që nga kopështi e deri në klasën e 9-të.

Shkolla e këtij fshati ka dalë jashtë funksionit që nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019, dhe që në atë kohë për fëmijët e fshatit është gjetur kjo zgjidhje. Gazetarët e Fiksit shkojnë për ta parë nga afër situatën. Fillimisht kërkojnë të gjejnë ambientet se ku zhvillohet procesi mësimor. Gazetarët dy klasa i gjejnë në një shtëpi të braktisur , një klasë është e ndërtuar në një ish lokal, ndërsa dy klasa të tjera në katin e parë të një shtëpie. Ndërkohë edhe kopështi është i ndërtuar në një ambient lokali. Fëmijët për të shkuar në tualet duhet të dilnin në ambient tjetër ku luhej bilardo e më pas të kryenin nevojat e tyre personale.

Gazetarët e Fiksit telefonojnë drejtorin e shkollës z. Naim Goma për të mësuar më shumë sesi zhvillohet procesi mësimor në këtë mënyrë. Por edhe drejtori kishte përfunduar duke dhënë mësim në një ambient të hapur në natyrë, siç ua pohon ai vetë gazetarëve. Duke e ditur se për çfarë po e telefonojnë gazetarët ai i shmang duke ju thënë se pas mësimit do paraqitet në zyrën arsimore. Por gjatë telefonatës drejtori konfirmon se ambientet ku zhvillohet mësimi i ka zgjedhur pushteti vendor .

LEXO EDHE:  Studimi/ Varianti Delta nuk shkakton forma më të rënda tek fëmijët

Gazetarët e Fiksit takojnë edhe kryeplakun e fshatit z. Ferit Mokra. Përgjatë intervistës ai thotë se pavarësisht se zhvillimi i procesit mësimor në këtë lloj forme mbetet një problem i madh, nuk kanë patur zgjidhje tjetër. “Kemi kërkuar ndërtimin e shkollës ,madje këtu ka ardhur dhe ministrja e Arsimit Evis Kushi” tregon kryeplaku “por deri më sot asgjë nuk është bërë ,jemi akoma në këtë gjendje ku fëmijët zhvillojnë mësim në ambiente lokakesh apo shtëpi të braktisura”. Gazetarët e Fiksit sigurojnë nga bashkia dosjen e aplikimit të projektit , që i është nisur që në Mars 2020 Ministrisë së Arsimit , Rinisë dhe Sportit. Krahas aplikimit bashkia ka ofruar bashkëfinancim të projektit në 10 përqind të shumës. Pra projekti kap shifrën e 100 milion lekëve, ku bashkia jep 10 milionë lekë, ndërkohë pritet që ministria të japë 90 milion të tjera./tch

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Ekskluzive/ Inceneratorët 1.3 milionë dollarë pagesa për kompaninë në pronësi të gruas së Ben Blushit?!

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Pagesat qindra milionëshe të kompanive të inceneratorëve nuk kanë të sosur.

CNA.al ka zbuluar ditë pas dite sesi qindra milionë lekë, apo ndoshta dhe miliona dollarë për një periudhë të gjatë kohe, janë paguar mediat në Shqipëri.

SPAK gjithashtu arrestoi ish-ministrin e Mjedisit, pasi zbuloi të paktën 4 milionë euro në disa kompani zinxhir, paguar nga inceneratorët. Por, vetëm nga ai i Elbasanit.

CNA.al ka sjellë të dhëna nga pagesat që kanë bërë inceneratorët për mediat në Tiranë, duke filluar nga Carlo Bollino, Irfan Hysenbelliu, vlerat e të cilëve ishin qindra mijëra euro. Për të shkuar më tej tek kompani që janë në godinën e Top Channel. (Lexo këtu)

Sot po sjellim një fakt tjetër, i cili është mjaft tronditës.

Kompanitë e inceneratorëve kanë paguar një shumë prej afërsisht 1 miliardë e 340 milion lekësh të vjetra.

Pra, me një vlerë rreth 1.3 milionë dollarë, në dy fatura.

Inceneratorët kanë kryer pagesa drejt Bullgarisë. Ky është një fakt tashmë i verifikuar dhe i provuar.

Janë dy fatura. E para është 94.8 milionë lekë të reja (94.812.599), rreth 940 mijë dollarë. Pra, rreth 940 milionë lekë. Dhe fatura e dytë është me vlerë 39 milionë lekë të reja, ose rreth 390 mijë dollarë (39.066.254).

Këto para janë çuar drejt Bullgarisë.

Ku çohen paratë në Bullgari?

Në Bullgari, CNA.al ka provuar se ekziston një kompani e themeluar nga Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi. Ku Blushi dhe Mërtiri kanë secili nga 33% të aksioneve dhe Klodian Zoto ka 34%. ( Lexo këtu)

Transferta në Bullgari duket se të çon tek një gjurmë. Tek Kompania në pronësi të bashkëshortes së Ben Blushit, Eva Blushi, e cila quhet EM Capital Group.

Kush është Em Capital Group?

Kjo kompani ka ardhur disa vite më parë nga Bullgaria, me një kapital minimalist. E themeluar diku në vitin 2019 dhe vjen në Shqipëri, pak muaj më pas dhe për 2.2 milion dollarë blen Valtelina Kafe, kompaninë e brandit Lori Kafe. ( Lexo këtu)



Pra, Klodian Zoto, Mirel Mërtiri dhe Eva Blushi janë në ortakëri me Vjollca Hoxhën, e Top Channel, e cila nga krahu tjetër rezulton se merr para nga disa kompani të cilat janë në emër të personave të tretë, siç është rasti i Endrit Habilajt. Ky i fundit ka dy kompani, Vox Tv dhe Infinit Communitacion, dhe një kompani të tretë të quajtur SH.Q.I.P. në emër të bashkëshortes së tij, Uarda Habilaj, të cilat marrin dhjetëra milionë lekë, apo qindra mijëra euro në vit për kompani, dy prej të cilave ndodhen në godinën e Top Channel.( Lexo këtu)

LEXO EDHE:  Studimi/ Varianti Delta nuk shkakton forma më të rënda tek fëmijët

Pra, qartazi inceneratorët janë kompania që çojnë fatura në Em Capital Group. Kompania që erdhi nga Bullgaria për të blerë Lori Kafe.

Ndoshta ky është një transaksion që tregon qartazi se inceneratorët kanë bërë një pagesë shërbimi për Vjollca Hoxhën në një kompani që ajo kërkonte ta mbante me çdo kusht, siç është Valtelina Kafe, dhe është gjetur kjo rrugëzgjidhje.

LEXO EDHE:  FOTO/ Fëmijët e pasarelave të modës

Dhe në këtë moment kemi një Top Channel pro mbetjeve, pro inceneratorëve, pro ortakëve që paguanin miliona për të blerë aksionet e kompanisë së Vjollca Hoxhës, sillnin miliona dollarë nga Bullgaria, ku dhe tashmë çojnë miliona dollarë të tjerë, tek kompanitë ku është ortake bashkëshortja e ish-drejtorit të Top Channel, Ben Blushi, zonja Eva Blushi.

Skema tashmë është e qartë. Klodian Zoto, Mirel Mërtiri, Ben Blushi, Vjollca Hoxha, janë bashkëortakë në disa kompani, të cilat fillojnë në Tiranë, shkojnë në Bullgari, ku paguhen fatura me vlera miliona dollarë dhe kjo është e konfirmuar zyrtarisht dhe gjendet si pjesë e dokumenteve që SPAK ka në tavolinë, për pagesat, kompanitë dhe mënyrat sesi Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, kokat e aferës së inceneratorëve, së bashku me Stela Gugallën, bashkëjetuesen e këtij të fundit, kanë mundur të kapin mediat apo të gjenerojnë një numër të madh kompanish për të korruptuar zyrtarë të lartë, siç ishte rasti i ish-ministrit Lefter Koka.

Por, gjithçka nuk fillon dhe nuk mbyllet tek Zoti Koka. Shkon përtej, shkon në media, shkon tek Ben Blushi, tek bashkëshortja e tij. Shkon në ortakëri me Top Channel. Shkon tek pagesat në media, tek Carlo Bollino, tek Irfan Hysenbelliu e të tjerë, si këta./CNA.al

Tre kompanitë e Endrit Habilajt që morën qindra-mijëra euro nga inceneratorët

Ekskluzive dokumentet/ Klodi i inceneratoreve dhe Ben Blushi, blejnë “Lori Kafe”

Skema korruptive e inceneratorëve/ Zyrtarët e përfshirë dhe ortakëritë me Ben Blushin dhe Vjollca Hoxhën

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ “Rruga e vdekjes” në Torovicë, u hodhën 3 mln euro, por banorët rrezikojë sërish jetën!

Publikuar

-

Nga

cna denoncim

Mijëra banorë të Njësisë Administrative Balldre në Lezhë rrezikojnë përditë jetën, si pasojë e gurëve që bien në rrugë.

Aksi Balldre-Torovicë konsiderohet si “rruga e vdekjes”, por edhe pas rikonstruksionit prej 3 milionë eurosh, sërish në rrugë bien gurë të mëdhenj. Në tetor të vitit 2017, një gur i madh u shkëput nga mali dhe i mori jetën 3 personave, dy vëllezërve dhe bashkëshortes shtatzënë të njërit prej tyre. Ata po udhëtonin me një mjet tip foristradë, kur befas një gurë i madh u shkëput nga mali dhe goditi makinën e tyre. Pas këtij aksidenti, rruga u rindërtua në vitit 2019, por edhe pas rikonstruksionit sërish rrezikshmëria është e njëjtë.

Banorët e zonës ankohen se të tillë gurë shkëputen në ditët me shi, duke rrezikuar shtëpi dhe automjetet që lëvizin në këtë akt. “Kam qenë këtu ditën e aksidentit në tetor 2017. Tmerr, disa të vdekur. Por, edhe pas kësaj kohe ne rrezikohemi sërish. Na bien gurë në shtëpi, në bahçe dhe bien në rrugë. Kemi frikë të jetojmë. Kur bie shi jemi me sy e veshë nga mali” thotë një banore, e cila ka shtëpinë afër vendit ku ndodhi aksidenti i tetorit 2017. Ndërkohë, pak metra më larg, një çift kanë nxjerrë bagëtitë për t’i kullotur. Ata thonë se një gur i madh, i njëjtë me atë të aksidentit të 2017-ës është gati për t’u shkëputur nga mali. “Kemi frikë të jetojmë. Një gur i madh është gati për t’u shkëputur. Ndërkohë, gurë më të vegjël bien sa herë bie shi. Bien në rrugë, në shtëpi. Deri tani na ka mbrojtur Zoti” thonë ata.

Ndërkohë, pas aksidentit, qeveria u kujtua të rikonstruktojë këtë segment të degraduar. Sipas dokumenteve, Fondi Shqiptar i Zhvillimit akordoi 379 milionë lekë të reja për rrugën që përdoret nga 10 mijë banorë të zonës së Lezhës dhe Shkodrës. Rruga, e gjatë 19 kilometra përfundoi se ndërtuari më dhjetor 2019. Por, dy vite më pas, situata është sërish problematike. Në dimër, gurë rrëshkasin nga mali, duke rrezikuar jetët e përdoruesve të kësaj rruge. E njëjta problematike si ajo e tetorit 2017. Banorët ankohen se, firma që bëri rrugën, vetëm sa shtroi asfaltin, ndërsa nuk i dha zgjidhje rrëshkitjes së gurëve.

LEXO EDHE:  “Besoj se fëmijët m’i kanë parë skenat erotike nëpër filma”

LEXO EDHE:  Video - Deklarata që na habiti/ Kryemadhi qahet se s’ka para të shkollojë fëmijët



Sipas dokumenteve që disponon Fiks Fare, firma e cila ka kryer punimet në këtë rrugë është ALBTIEFBAU, ndërsa tenderin e ka zhvilluar Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Vlera totale e ndërtimit ka qenë rreth 3 milionë euro. Por, kush gaboi që fenomeni i rrëshqitjeve të gurëve vijoi, Bashkia Lezhë që e projektoi apo firma kontraktuese?! Fiks Fare kontaktoi me inxhinierin e kësaj firme. Gazetarët e Fiks Fare kontaktuan me inxhinierin e kësaj firme, Fatjon Pashi, i cili thotë se “ne kemi bërë punime vetëm në rrugë”. Sipas tij, projekti i FSHZH-së ishte vetëm për rrugën dhe disiplinimin e ujërave. “Kemi bërë vetëm asfaltim dhe disiplinim të ujërave, mure deri në 1 metër që ndalojnë gurë të vegjël të bien në rrugë. Nuk kemi pasur mbrojtje malore” thotë inxhinieri. Sipas tij, një rehabilitim i tillë kushton shumë, duke qenë se zona e rrezikshme është tepër e gjatë. Më tej pohon se, tenderin e ka bërë FSHZH dhe në fund, rrugën e ka marrë në dorëzim Bashkia Lezhë.

Por, prej muajit dhjetor 2019, pushteti lokal dhe ai qendror nuk i kanë dhënë zgjidhje se kush duhet ta mirëmbajë. Fiks Fare bisedoi me Sandër Marashin, administratorin e Njësisë Administrative Balldre në Lezhë. Ai thotë se ky fenomen ka qenë prej vitesh në Torovicë, pasi shpati i malit është i thepisur dhe nga erozioni dhe prerja e pemëve. Thotë se bashkia e ka të pamundur që të bëjë një projekt i tillë, pasi shpati i malit është tepër i lartë dhe duhet ndërhyrje nga forcat xheniere. “Kanë ardhur disa xhenierë dhe kanë bërë matje, por duhet shpërthime në lartësi që të thërrmohen gurët e rrezikshëm” pohon ai.

Problematika e rrezikshmërisë së kësaj rruge është diskutuar edhe në Këshillin Bashkiak të Lezhës, ku kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu, tha se i ka kërkuar ndihmë Autoritetit Rrugor Shqiptar. “Kemi kërkuar ndërhyrje te ARRSH. bashkëpunojmë me qeverinë për këto problematika. Jemi në kontakt” tha Ndreu në një mbledhje të këtij Këshilli. Por, deri më sot, ARRSH nuk ka marrë asnjë masë, qoftë për mirëmbajtjen ashtu edhe për fenomenin e rrëshqitjeve të gurëve, duke rrezikuar jetën e udhëtarëve dhe banorëve të zonës./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Stop denoncon si u manipuluan rezultatet e testimit për policët e rinj në Akademinë e Sigurisë

Publikuar

-

Nga

cna denoncim

Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar manipulimin që u është pikëve të policëve të rinj për të kaluar testin gjatë Akademisë së Sigurisë.

Në Dhjetor 2021 Akademia e Sigurisë hapi konkursin për patrullë të përgjithshme, ku morën pjesë shumë të rinj. Në fund të kësaj procedure që përmbante testin me shkrim dhe testin fizik, u kualifikuan 443 policë të rinj.

Por shumë denoncime mbërritën në redaksinë e emisionit “Stop” për manipulim të rezultateve të testit me shkrim të konkursit.

Njëri nga konkurrentët e këtij testimi ka pranuar të flasë publikisht duke shprehur zhgënjimin për mënyrën e vlerësimit, por dhe ngre dyshime.



“Në datën 1 Dhjetor kemi kryer testimin me shkrim për patrullë të përgjithshme afër Pallatit të Kongreseve. Unë kam qenë grupi i dytë. Testimi çdo gjë normal, e kam kryer testimin brenda 1 orë e gjysmë, i kam kryer të gjitha dhe si përfundim prisja datën, i nxorrën për 24 orë. Shikoj dhe kisha marrë 49 pikë. S’di ku të ankohem se e kam për herë të tretë. Të rishikohet testimi se aty mund të jetë bërë çdo gjë. Unë nuk jam dakord me pikët, unë s’di ku të ankohem. Deri sa doli testimi fizik, aty e kam parë që çdo gjë ishte manipulim, duke filluar nga 0 pikë, nga 40 pikë. Vjen personi me 0 pikë që shkruan emër/mbiemër ose s’ka qenë fare prezent të marri 52 pikë, unë me 49 pikë të ngel. S’ka mundësi, është e padrejtë. Ta thonë troç, duam miqësi t’ju fusim polic. Unë drejtorit të përgjithshëm, Gledis Nanos, i kërkoj që të rishikohet testimi ose të ritestohen përsëri se është hera e tretë që aplikoj, është hera e tretë që ndihem i shtypur në këtë pozicion, unë e kam pasion punën e policisë”, tha ai.

LEXO EDHE:  Qëndrimi i gjatë para ekranit vjedh gjumin e fëmijëve

LEXO EDHE:  Pamjet - Nënat dhe fëmijët mbushin sheshet e parqet/ Shfrytëzojnë mundësinë e daljes nga karantina

Emisioni Stop ka siguruar listat e testit me shkrim për policët e rinj, ku duket sesi u janë shtuar pikët disa prej kandidatëve për Akademinë e Sigurisë.

Konkretsht, Lierjo Seferi nga 48 pikë ka kaluar me 55 pikë. Kristi Çerçizaj nga 0 pikë i janë shtuar 52 pikë. Aleksi Brahja nga 43 pikë ka kaluar me 57 pikë dhe Aleksandër Kreci nga 47 pikë ka kaluar me 56 pikë. /tvklan.al

LEXO TE PLOTE