Connect with Us

Spaho komplimenta Veliajt/ Thumbon Bashën

Politikë

Spaho komplimenta Veliajt/ Thumbon Bashën

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka qenë sot në Komisionin e Ekonomisë, në rolin e kryetarit të Shoqatës për Autonominë Vendore.

Veliaj është përballur me komplimenta për pastrimin e qytetit nga deputeti i PD-së, Edmond Spaho.

Spaho u shpreh se pastrimi në Tiranë ka një përmirësim të dukshëm krahasuar me 6 vjet më parë, duke thumbuar kështu Lulzim Bashën, i cili e drejtoi Bashkinë e Tiranës për 4 vite.

LEXO EDHE:  Video-Basha kryen ritualin/ Këndon para protestuesve

Unë kam një pyetje për z. Veliaj. Paraprakisht, duhet të them që ka një përmirësim pastrimi i qytetit të Tiranës, është i dukshëm, megjithatë desha të dija, a do investojnë kompanitë e pastrimit në teknologji?”, tha Spaho./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme lokale/ Meta mesazh Bashës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka përsëritur qëndrimin e tij në lidhje me zgjedhjet e pjesshme lokale që do të mbahen në 6 mars.

Përmes një video mesazhi, Meta duket se i ka dërguar dhe një mesazh të koduar Lulzim Bashës pasi bojkotoi zgjedhjet e vitit 2019.

Në një videomesazh në rrjetet sociale, Meta thekson  “Boll më me bojkote!

LEXO EDHE:  Basha: Arrestimi i Balilit kapitullim i  qeverisë Rama

LEXO EDHE:  Mandatet/ Soreca dhe Schutz, takim me Bashën



Sipas kreut të shtetit, tashmë është koha që të rivendoset institucionet e votës së lirë.

“Boll më me bojkote! Koha për të rivendosur institucionin e votës së lirë! 🇦🇱”, shkruan Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pikënisja e zgjedhjeve lokale, analizë e bashkive

Publikuar

-

Nga

Në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen më 6 mars, do të votohet në 6 bashki të vendit që janë aktualisht pa kryetar.

Zgjedhjet e pjesshme do të jenë një test i rëndësishëm për partitë politike pasi do të ketë të drejtë vote rreth 17% e votuesve në zgjedhjet parlamentare të fundit.

Bashkia më e madhe që do të jetë në zgjedhje është Bashkia e Durrësit me gati 110 mijë votues, bashki të cilën PD nuk e fiton prej gati dy dekada.

LEXO EDHE:  Buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2020/ Zero lekë për të dëmtuarit nga tërmeti

LEXO EDHE:  Agron Gjekmarkaj kundër Bashës/ “Duhet të largohet nga drejtimi i PD”



E dyta është Bashkia Shkodër me gati 70 mijë votues, e njohur si një bastion i PD por që vihet në pikëpyetje për shkak të përçarjeve brenda PD.

E treta është Bashkia Lushnjë me rreth 49 mijë votues, Dibra me 30 mijë votues, Vora 16 mijë votues dhe Rrogozhina me 11 mijë votues./euronews

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha flet me emra: Prokurori kriminel u fut në SPAK, “dogji” dosjen për 160 mijë euro

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron të dështuar vettingun, duke sjellë në kujtesë prokurorin i cili mashtroi publikisht me ngjarjen e rëndë me një të vdekur që ndodhi në Elbasan gjatë fushatës elektorale të 25 prillit.

Në emisionin “Drejt”, Berisha denoncoi një tjetër rast të këtij prokurori, që përkundër shkeljeve të tij, u promovua në SPAK.



Prokurori që gënjeu publikisht, Albert Shehu, u fut menjëherë në SPAK. E dini ju se ai është kriminel i vërtetë. Më ka ardh tjetri në zyrë dhe më ka sjellë dosjen e djalit të tij të vrarë te dera e shtëpisë dhe ky prokuror ka mbajtur dosjen derisa ka kaluar çdo afat për ta apeluar. Ky prokuror e ka mbajtur 5 vite dosjen sepse thotë i interesuari mori 160 mln lekë dhe shpërblehet. Mund ti besohet këtij procesi”, tha Berisha./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE