LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Skënderbeu mbaron pushimet, skuadra kthehet në Korçë me 3 mungesa

10 Nëntor 2021, 10:56, Sport CNA
Skënderbeu mbaron pushimet, skuadra kthehet në Korçë me 3

Skënderbeu ka përfituar nga ndeshjet e kombëtareve për të lënë pushim dy ditë futbollistët. Trajneri Migen Memelli pritet të nisë sot nga puna, me grupin që do rikthehet në Korçë për të përgatitur ndeshjen e kthimit të Kupës së Shqipërisë.

Korçarët presin Bylis në 17 nëntor, me sfidën e parë që ka përfunduar 1-1 në Ballsh. Gjatë përgatitjeve për këtë duel, Memelli nuk do ketë tre lojtarë. Vangjeli është grumbulluar nga U-21 i Shqipërisë, teksa te moshat e Kosovës janë Bajrami dhe Sadriu.

Kujtojmë se për javën e tetë të Superligës, Skënderbeu mposhti 2-1 në Korçë Kukësin, duke i dhënë një qetësi skuadrës në kampionat.

Lajmet e fundit nga