Connect with Us

Skandali me inceneratorët/ Akuzat e forta të deputetit, zbulohet plani i “errët” i qeverisë?

Politikë

Skandali me inceneratorët/ Akuzat e forta të deputetit, zbulohet plani i “errët” i qeverisë?

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka hedhur akuza të forta në drejtim të qeverisë shqiptare, në lidhje me koncesionet e inceneratorëve.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin Hetimor Parlamentar për inceneratorët, Këlliçi është ndalur tek koncesioni 128 milionë euro, për inceneratorin e Tiranës.

Në lidhje me këtë koncesion, deputeti theksoi se një ndër skandalet është fakti se aty nuk ekziston një incenerator, por vetëm landfill, që helmon nëntokën.

Mbeturinat kapsulohen, groposen, helmohet nëntoka dhe sot në landfillin e Sharrës nuk ka një incinerator që bën djegien e mbetjeve. As objekti i incenerimit nuk është”-tha deputeti Këlliçi.

Më tej, ai risolli në vëmendje edhe marrëveshjen me Bashkinë e Durrësit, për të sjellë mbetjet në Tiranë.

Më tej dihet presioni i kryeministrit ndaj Bashkisë së Durrësit për të nënshkruar një kontratë me inceneratorin e Tiranës për të inceneruar mbetjet.

Në kulmin e sezonit turistik, Durrësi u mbush me plehra dhe në gusht të vitit 2021 qeveria i dha 32 milion euro, nga taksat e shqiptarëve, për të mbështetur bashkinë e Durrësit që kjo e fundit të paguajë inceneratorin e Tiranës”-deklaroi Këlliçi.

LEXO EDHE:  Qeveria paralajmëron një mbyllje të dytë/ Braçe bën thirrje për respektimin e masave

Më tej, ai hodhi edhe dyshime të forta se plani i qeverisë nuk është thjeshtë dhe vetëm trajtimi i mbetjeve në vendin tonë, por qëllimi sipas tij është të sillen edhe mbetjet e rajonit.

Këta inceneratorë duhet të furnizohen me mbetjet e rajonit. Vetëm inceneratori i Elbasanit, nëse do të funksiononte me kapacitet të plotë, është për 4.3 milionë banorë. Të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut.

Imagjinoni të funksionojnë me kapacitet të plotë të tre inceneratorët”-deklaroi Këlliçi.

Po ashtu ai tha se “Ne do të ftojmë në komision të dëshmojnë gazetaren e Birn, por edhe media që kanë pasur guximin të shkruajnë për këtë që nga Ora neës, syri tv dhe CNA.al“.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Video-Dëborë, erë dhe mjegull në zonat malore/ ARRSH apelon drejtuesit e mjeteve

Publikuar

-

Nga

cna lajme sociale

Temperatura të ulëta gjatë natës kanë sjellë dhe reshejte e dëborës mëngjesin e sotëm, në zonat malore.

Në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec, në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje bore shoqëruar me erë të fortë.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, ka njoftuar se po punohet për pastrimin e aksit nga bora dhe për momentin qarkullimi bëhet pa zinxhirë.

LEXO EDHE:  “Shtyrja e gjendjes së jashtëzakonshme”/ Kryemadhi zbulon prapaskenat

LEXO EDHE:  Përplasjet për Teatrin Kombëtar/ Soreca mesazh të prerë qeverisë



Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit natën dhe në orët e para të mëngjesit, të respektojnë sinjalistikën  të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me goma dimërore”, apelon ARRSH./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

I shkarkuari nuk e prish gjumin e mëngjesit/ Basha vijon serialin e mbledhjeve të blinduara pasdite

Publikuar

-

Nga

Ëndrrat e Bashës me Kryeministër/ Kreu i PD, i zhdukur që prej një jave

Lulzim Basha do të mbledhë sot Kolegjin e kryetarëve. Se me çfarë legjitimiteti vetëm ai e di, pasi ai është tashmë i shkarkuar nga demokratët.

Por ajo që vërehet është se sërish gjumin e mëngjesit nuk e prish dhe e ka lënë për në orën 16.00 të pasdites.



 “Të nderuar Kryetarë,  datë 12 Janar, ora 16:00 do të zhvillohet mbledhja e Kolegjit të Kryetarëve të PD për diskutimin mbi kalendarin dhe masat për organizimin e partisë në zbatim të vendimit të Kuvendit Kombetar të datës 18 Dhjetor “Për miratimin e programit organizativ të Partisë Demokratike”, që nuk u realizua dot për shkak të dhunës në datën 8 Janar. Në mbledhje merr pjese edhe Sekretariati i Partisë. Programi i diskutuar, propozuar dhe miratuar nga Kolegji i Kryetarëve, do ti nënshtrohet më pas miratimit nga Kryesia e Partisë. Me respekt, Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi”, thuhet në mesazhin e Gazment Bardhit./E.S-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Je infiltruar në PD”/ Demokratët kapin “mat” Bashën, zbulojnë misionin e kryetarit të shkarkuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i shkarkuar i PD, Lulzim Basha, pasi helmoi demokratët me gaz në protestën e 8 Janarit, vijon të tentojë t’iu hedhë his syve, me pretendimin e ai është e ardhmja.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan “Do të ketë një të ardhme më të mirë për PD-në dhe për Shqipërinë.

Do ta sjellim së bashku!

Por, pas këtij postimi demokratët kanë shprehur revoltën e tyre kundër Lulzim Bashës, për të cilin shkruajnë se është futur në PD, me mission shkatërrimin e kësaj force politike.



Po ti në PD je i infiltruar me misionin për të shkatërruar partinë dhe për t’u pasuruar. As që të intereson fare të bëhesh kryeministër, boll të marrësh eurot, ato të interesojnë”-shkruan një ndjekës i Bashës.

LEXO EDHE:  Gramoz Ruçi dhe Arben Ahmetaj të preferuarit e Ramës/Zbardhen darkat e kryeministrit në Durrës për ndryshimet në qeveri

LEXO EDHE:  880 milion euro kredi/ Kryemadhi: Do paguhen nga shqiptarët, duhet një institucion i pavarur monitorimi

Ndërsa një tjetër shkruan “Sa te jesh ti dhe Grida aty ska të ardhme PD-ja”.

Ju tani më nuk keni asnje lloj morali të kërkoni voten e demokratevë, te cilët jo vetem i keni mashtruar për tetë vite, po tani i keni përçare dhe helmuar me gaz lotsjellës”-shkruan një tjetër.

Gjithashtu një komentues shkruan “E shkatërrove PD-në. Hap proces zgjedhor e mos e mbaj peng partinë. Do përfundosh në koshin e mbeturinave. Historia do të shkruajë si tradhtari më i madh.”/CNA.al

LEXO TE PLOTE