Connect with Us

“Shkundet” arsimi në Elbasan/ Shkarkohet drejtoresha e ZVAP

Aktualitet

“Shkundet” arsimi në Elbasan/ Shkarkohet drejtoresha e ZVAP

Publikuar

-

/

Është shkarkuar nga detyra drejtoresha e Zyrës Vendore të Arsimit Publik në Elbasan, Anila Çota dhe në vend të saj është emëruar Ermir Çela.

Ermir Çela është pedagog i jashtëm pranë departamentit të Matematikës në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan dhe mbante detyrën e Drejtorit në Gjimnazin “Konstandin Kristoforidhi”.

Sipas BalkanWeb pritet të nisë një valë shkarkimi e pjesës dërrmuese të drejtorëve të institucioneve dhe të mjaft drejtorive me qëllim rritjen e performancës së punës e mbi të gjitha ofrimin e shërbimeve./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Dëshpërimi është në plan të parë”/ Kokalari: Basha do hyjë në histori si më i padenjë dhe i korruptuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Aktivistja Evi Kokalari ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, teksa ka publikuar një foto nga takimi i Bashës me të rinjë dhe një tjetër të mesazhit që u kërkon delegatëve të Fierit ta presin, ajo shprehte se ai në planë të parë këto ditë ka dëshpërimin.

Kokalari thekson se Basha do futet në historinë e politikës Shqiptare si prototipi i politikanit më të padenjë dhe të korruptuar, duke shtuar se edhe Edi Rama duket më njerëzor në këtë pikë.

LEXO EDHE:  “Tërmeti” i shkarkimeve/ Në shtator do të ikin të gjithë zyrtarët e LSI

LEXO EDHE:  Shkodranët 'çmenden' pas Antonelës së 'Përputhen'/ Ironizon Taulant Muka: Ky është niveli arsimor që kemi



Dëshperimi i Lulzim Bashas është në plan të parë këto ditë. Sot u takua me ata që ai i quajti të ‘rinjtë’ e Tiranës, por që në fakt nga foto duken si një grup minorenësh.

Nesër, për takimin e tij në Fier, ju ka kërkuar delegatëve të 11 Dhjetorit që votuan për shkarkimin e tij, të shkojnë në takim.

Lulzim Basha do futet në historinë e politikës Shqiptare si prototipi i politikanit më të padenjë dhe të korruptuar. Dhe Edi Rama duket më njerëzor në këtë pikë”, shkruan Kokalari./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Po bënin gara me makina/ Përgjaken rrugët në Vlorë, dy të plagosur rëndë

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme e sotme në Vlorë.

Dy automjete po bënin gara me njëra tjetrën, për pasojë njëra prej tyre ka humbur kontrollin dhe ka përplasur një makinë të tretë duke lënë të plagosur një grua dhe një djalë.



Sipas informacioneve paraprake të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.

LEXO EDHE:  “Tërmeti” i shkarkimeve/ Në shtator do të ikin të gjithë zyrtarët e LSI

LEXO EDHE:  Ekskluzive-Emrat e 12 drejtuesve të policisë në qarqe/Cilët largohen?

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia për të zbardhur rrethanat e ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

I dënuari në Itali apel kundër dhunës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Agron Kapllanaj, i komanduari i Lulzim Bashës në krye të PD-së së Fierit që ka qenë i dënuar në Itali për vjedhje ka bërë apel kundër dhunës.

Kapllanaj, një emër i njohur për drejtësinë italiane, pasi në bazë të formularit të dekriminalizimit ka qenë i dënuar me dy vite burgim.

Por ndonëse ka qenë  me precedent penal, Kapllanaj ka “dhënë leksione” kundër dhunës, duke akuzuar edhe ish kryeministrin Sali Berisha.

Ka qenë gazetari Bledian Koka, ai i icili fillimisht në një postim në rrjetin social ka bërë një thirrje drejtuar demokratëve, që trë mos publikojnë sms-të për takimin që do mbajë nesër Basha në Fier, duke u kërkuar atyre që të mos e lejojnë të hyjë në pallatin e kulturës. Koka shkruan mes të tjerave se Basha duhet pritur me gaz lotsjellës dhe karrige kokës, për ti kthyer atë që u dha demokratëve në protestën e 8 janarit.

LEXO EDHE:  “Kemi ca drejtorë legena që po na nxijnë fytyrën”/ Rama paralajmëron shkarkime

LEXO EDHE:  CNA.al zbulon ndryshimet në Policinë e Shtetit

Thirrje per demokratet



Mos publikoni kot sms-te e Lulit per takimin e neserm ne Fier. Nese keni pak vetedije mos e lini te futet ne pallatin e kultures. Priteni me gaz lotjsjelles, me fikse zjarri, me karrige kokes dhe me shkopa bejsbolli kurrizit…

p.s…sy per sy!”, shkruan Koka.

Por teksa ka shpërndarë statusin e gazetarit, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Kapllanajt, i cili shprehet se Berisha do gjakderdhje ndaj e sipas tij ka ardhur thirrja e Kokës.

Sali Berisha do gjakderdhje. Ai do dhunë. Ai nuk është më politikan. Është vetëm kreu i një grupi kriminal. Ndaj ka lëshuar zëdhënesit e tij me pagesë të bëjnë thirrje për dhunë”, shkruan Kapllanaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE