Connect with Us

SHISH kërkon agjentë/ Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët  

Aktualitet

SHISH kërkon agjentë/ Kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët  

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Shërbimi Informativ Shtetëror kërkon punonjës, agjentë në terren.

Në një njoftim në faqen zyrtare, SHISH ka publikuar edhe kushtet që duhet të plotësojnë kandidatët e interesuar.

Të interesuarit duhet të paraqiten pranë njësive të SHISH në rrethet pranë vendbanimeve, si dhe pranë Shërbimit Informativ të Shtetit në AQ, Tiranë, deri në datën 15/11/2021, me dokumentet e kërkuara.

Shërbimi Informativ i Shtetit kërkon të punësojë shtetas, të cilët pas konkurrimit do t’ i nënshtrohen dhe një trajnimi.

Nevojat e SHISH janë fokusuar në:

– Inspektorë në SHISH, të gatshëm për të punuar në terren dhe jashtë vendbanimit.

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet e poshtëshënuara:

– Të jenë shtetas shqiptar;

– Të kenë zotësi të plotë për të vepruar;

– Të kenë mbaruar arsimin e lartë;

– Të mos jenë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë, për kryerjen e një krimi;

– Të jenë të aftë nga ana shëndetësore, për të kryer detyrën;

– Të mos jetë marrë ndaj tyre masë disiplinore e largimit nga administrata shtetërore për shkak të një shkelje të rëndë të disiplinës.

Preferohen:

– Të kenë njohuri të mira në gjuhën angleze, apo gjuhë të tjera;

– Të jenë deri në moshën 35-vjeç;

– Të kenë njohuri për programet bazë të kompjuterit;

Të interesuarit të paraqiten pranë Njësive të SHISH në rrethet pranë vendbanimeve, si dhe pranë Shërbimit Informativ të Shtetit në AQ, Tiranë, deri në datën 15/11/2021, me dokumentet e mëposhtme:

– Kërkesë për punësim;

– CV, sipas modelit bashkëlidhur, të publikuar dhe në faqen zyrtare të SHISH;

– Fotokopje e kartës së identitetit, apo pasaportës;

– Certifikatë familjare;

– Raport mjeko-ligjor ;

– Fotokopje e noterizuar e diplomës së arsimit përkatës dhe e listës së notave;

– Vërtetim nga Prokuroria e rrethit përkatës;

– Vërtetim nga Gjykata e rrethit përkatës;

– Vërtetim nga Zyra Përmbarimore e rrethit përkatës;

– Vërtetim nga administrata shtetërore (në rastet kur kanë qenë të punësuar), që nuk janë larguar nga puna me masë disiplinore, për shkak të një shkelje të rëndë të disiplinës;

– Certifikata apo dëshmi për njohuri në gjuhët e huaja, kompjuter, si dhe certifikatë trajnimesh në sfera të tjera, (nëse kanë).

– Fotografi 4×6 (4 copë) dhe 9×12 (2 copë).

Dokumente të tjera plotësuese, nëse disponojnë:

a) Vlerësim pune nga punëdhënësit e mëparshëm;

b) Fotokopje të librezës së punës.”-thuhet në njoftimin e SHISH./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

FOTOLAJM /Berisha ulet në kafe me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha, në një dalje për mediat ditën e sotme ka bërë deklarata të forta në lidhje me kryetarin e shkarkuar Lulzim Bashën.

Berisha ka paralajmëruar Bashën se është pakicë dhe se karriera e tij politike ka marrë fund. Ndërkaq pas konferencës për shtyp, lideri historik i PD-së ka shijuar kafen me gazetarët.



Përmes një fotoje në rrjetet sociale, drejtoresha e komunikimit për Foltoren, Floriana Garo shkruan se Berisha di gjithnjë t’i mbajë të interesuar gazetarët.

Sali Berisha di gjithmone ti mbaje gazetaret te interesuar! 🙂 nje kafe e kendshme me ta ne kafenene e Selise se PD”, shkruan Garo./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Protesta në selinë e PD/ Ambasada e SHBA apel qytetarëve të saj

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ambasada amerikane ka reaguar për protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, ditën e nesërme në selinë e Partisë Demokratike.

 

Në njoftimin e saj, ambasada i bën thirrje qytetarëve të saj që të shmangin tubimet.



 

“Mesazh për qytetarët amerikanë: Protesta e planifikuar më 8 janar 2022
Vendndodhja: Tiranë: Selia e Partisë Demokratike

Data/Ora: E shtunë, 8 janar 2022, duke filluar nga ora 12:00
Qytetarët amerikanë njoftohen se një grup ka bërë thirrje për protestë në selinë e Partisë Demokratike.
Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë organizime të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme dhe pjesëmarrësit mund të zhvendosen në pjesë të tjera të qytetit.
Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit.
Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim”, thuhet në njoftimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Djali kishte një shenjë në fyt”/ Flet daja i fëmijës që humbi jetën në kopsht

Publikuar

-

Nga

cna kronike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Fier, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën në kopsht.

Në një prononcim për Abc news, daja i fëmijës ka rrëfyer se si çdo mëngjes është dërguar fëmija në kopsht dhe më pas i kanë marrë në telefon duke thënë se fëmija nuk është mirë.



Ndërkohë sapo ka mbërritur në urgjencën e spitalit ka folur me mjekun që kishte ndjekur rasti dhe ai i kishte pohuar se fëmija kishte shkuar pa shenja jete dhe me një shenjë në fyt.

E kemi dërguar në mëngjes në kopsht fëmijët dhe vetëm se marrim lajmin se djali është keq. Kur shkuam në urgjencë kam takuar doktorin që ishte munduar që të kthente në jetë djalin dhe më tha se fëmija i kishte shkuar pa jetë. Ndër të tjera më tha se kishte një shenjë në grykë duam drejtësi për këtë”, ka thënë daja./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE