Connect with Us

Rritet lehtë Euro, bie Dollari/ Kursi i këmbimit, 10 Nnëtor 2021

Ekonomi

Rritet lehtë Euro, bie Dollari/ Kursi i këmbimit, 10 Nnëtor 2021

Publikuar

-

/
cna lajme ekonomi

Dollari amerikan sot blihet me 103.8 Lekë dhe shitet me 108.8 Lekë.

Monedha e eurozonës blihet 120.5 Lekë dhe shitet me 125.8 Lekë.

Paundi britanik blihet  141 Lekë dhe shitet me 146 Lekë.

Franga zviceriane blihet me 113.4 Lekë dhe shitet me 118.4 Lekë.

Dollari kanadez blihet me 82.5 Lekë dhe shitet me 87.5 Lekë.

Në krahasim me një ditë më parë, Dollari amerikan ka shënuar rënie, pasi dje  blihej me 104.1 Lekë dhe shitej me 109.1 Lekë.

Ndërsa Euro ka një rritje të lehtë, thuajse të papërfillshme. Dje blihej me 119.4 Lekë dhe shitej me 125.2 Lekë.

LEXO EDHE:  Paundi britanik “mund” Euron dhe Dollarin/ Kursi i këmbimit, 9 dhjetor 2021

Rritje të lehtë ka shënuar edhe Paundi britanik, pasi dje blihej me 140.7 Lekë dhe shitej me 145.7 Lekë.

Franga zviceriane këmbëhet sot më ulët se sa një ditë më parë, kur  blihej me 113.6 Lekë dhe shitej me 118.6 Lekë.

Edhe Dollari kanadez sot vjen më një rënie në tregun e këmbimit valutor. Dje blihej me 82.6 Lekë dhe shitej me 87.6 Lekë.

Më poshtë po sjellim këmbimin valutor, sipas të dhënave të Credins Bank./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekonomi

Plakja e popullsisë mund të falimentojë skemën e pensioneve

Publikuar

-

Nga

Popullsia po plaket me ritme të shpejta në Shqipëri. Numri i fëmijëve që lindin ka rënë dhe mosha mesatare e popullsisë ka arritur 38 vjeç, nga 27 që ishte në vitin 1990.

Me këto ritme, gjenerata e të moshuarve do të sundojë me numra, duke vënë në vështirësi edhe skemën e pensioneve.

Në vitin 1970, për 10 pensionistë punonin 74 vetë. 50 vjet më vonë, për 10 pensionistë paguajnë kontribute 12 veta. Me këto ritme, varësia kontribuues/përfitues do të përmbyset shpejt, çka do të sjellë falimentimin e skemës. Alarmi është dhënë, por tanimë mbetet zgjidhja.

Rritja e nivelit të sigurimeve shëndetësore sugjerohet nga Banka e Shqipërisë, por për këtë vit qeveria nuk e merr në konsideratë. Kjo e fundit, është në fazë analize dhe për momentin ka vend për ndërhyrje të pjesshme.

“Do të shohim mundësitë e reformimit të skemës për kategori të caktuara”, ka thënë ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.

LEXO EDHE:  Euro mbetet në nivele të ulta, Paundi kryeson/ Kursi i këmbimit, 16 dhjetor 2021

LEXO EDHE:  Euro mbetet në nivele të ulta, Paundi kryeson/ Kursi i këmbimit, 16 dhjetor 2021



Çdo vit, ekonomia shqiptare humbet thuajse 2% të PBB-së, për të mbuluar deficitin e skemës së pensioneve. Në 2020-n, pjesa që u mbulua nga shteti, kulmoi me 238 milionë euro.

Për të balancuar humbjet, qeveria vendosi në 2015 të rritë gradualisht moshën e daljes në pension. Edhe rritja e pagës minimale apo rregullimi i rrogave të padeklaruara janë faktorë ndihmës.

Sistemi publik i sigurimeve shoqërore do të vazhdojë të mbështesë me të ardhura 744 deri në 792 mijë persona, dhe deri në 2025-n, do të duhen së paku 100 milionë euro shtesë për të 48 mijë vetë që do t’i shtohen brezit të tretë.

Sikur të mos mjaftonte raporti i ulët i të punësuarve me numrin e pensionistëve, në arkën e shtetit mungojnë 122 milionë euro kontribute të papaguara. Skema e pensioneve konsiderohet nga ekspertët si një nga rreziqet e mëdha të ekonomive botërore sot./euronews

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Zhvatja me kreditë e shpejta/ Erion Braçe publikon interesat marramendëse që paguajnë qytetarët

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Deputeti socialist Erion Braçe, ka dhënë alarmin për borxhet e shpejta, që në gjuhën e përditshme njihet si kredi, me të cilat sipas zhvaten qytetarët.

Pas publikimit të Bankës së Shqipërisë të normave efektive maksimale të interesit, për banka, institucione financiare, Braçe ka apeluar qytetarët që të mos gënjehen nga kreditë e shpejtë, pasi do të paguajnë shumë më shumë se ç’marrin.

Më në fund ka transparencë për borxhet e shpejta. Tak-Fak për 7 minuta si mi do e të tjera janë në dritën e diellit. Banka e Shqipërisë ka publikuar normën efektive maksimale të interesit për banka e institucione financiare ,jo banka, për 6 muajt që nisen.

Per shumat deri në 200 mijë Lekë.

Për borxhin me këste, interesi maksimal është 171.41%

Për overdraft, interesi maksimal është 19.55%

Për kartën e kreditit, interesi maksimal është 27.28%

Për shumat nga 200 mijë deri në 2 milionë lekë



LEXO EDHE:  Kthjellime dhe vranësira/ Ja, në cilat zona të vendit do të ketë shi

Për borxhin me këste, interesi maksimal është 38.79%

Për overdraft, interesi maksimal është 16.75%

Studentë, bujq apo cilido që i drejtohet borxheve të shpejta

A e kupton tani se pas një flete, një flete të vetme që firmos apo dhjetëra fletëve të një kontrate qëllimisht të komplikuar e që ti nuk e kupton, janë shumë para që do të paguash”, shkruan Braçe në rrjete sociale.

Edhe një herë deputeti socialist ka apeluar qytetarët, që të mendohen mirë para se të firmosin borxhe të tilla.

Si mi do zemër, si mi do”-“Për 7 minuta” bën që të të vërë poshte borxhi, të punosh për borxhin.

Mos u josh e mos u jep pas reklamës banale për tek borxhet e shpejta. Nuk ua thonë në to këto interesa.  Mendohu mirë kur firmos e merr paratë, tani interesat janë publike, bëje vetë llogarinë, kanë rezultuar zhvatje e janë zhvatje”, shkruan Braçe./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Ekonomi

Euro gjithnjë e më shumë në rënie/ Këmbimi valutor, 20 janar 2022

Publikuar

-

Nga

cna lajme ekonomi

Sipas Credins Bank, Dollari amerikan sot blihet me 103.6 Lekë dhe shitet me 109.6 lekë.

Euro blihet me 119.8 Lekë dhe shitet me 124.8 Lekë.

Paundi britanik blihet me 143.7 Lekë dhe shitet me 148.7 Lekë.



Franga zviceriane blihet me 115 Lekë dhe shitet me 120 lekë.

LEXO EDHE:  Kthjellime dhe vranësira/ Ja, në cilat zona të vendit do të ketë shi

Dollari kanadez blihet me 83.4 Lekë dhe shitet me 88.4 Lekë.

Më poshtë po sjellim edhe monedhat e tjera, me sa këmbehen sot në tregun valutor./CNA.al

LEXO TE PLOTE