Ristani kundër Bardhit/ Të dhënat e anëtarëve nuk bëhen publike, e ka thënë Emin Gjana

10 Nëntor 2021, 21:21, Politikë CNA
Ristani kundër Bardhit/ Të dhënat e anëtarëve nuk

Ish-deputeti i PD Arben Ristani ka kundërshtuar deklaratat e Gazmend Bardhit lidhur me verifikimin e firmave për mbledhjen e kuvendit.

Ristani tha se statuti nuk i njeh askujt të drejtën për verifikimin e firmave, ndërsa deklaroi se ky kuvend nuk po mblidhet në kushte normale.

Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Klan Tv, Ristani tha se të dhënat e anëtarëve nuk mund të dalin sipas një vendimi të vetë PD-së, të bërë të ditur nga Emin Gjana.

?Vetë kuvendi kur mblidhet do të bëjë edh verifikimin e mandateve. Janë të ftuar edhe pakica, edhe media të jenë prezente kur të bëhet verifikimi. Aty do të jetë tavolina që do të regjistrohen do të marrin karatat e identitetit, do të marrin beixhe në kuvend. Të dhënat e anëtarëve nuk mund të dalin sipas një vendimi të vetë PD-së, të bërë të ditur nga Emin Gjana?, tha Ristani./CNA.al

Lajmet e fundit nga