LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas COVID-19 te Gjermania, Birhof: Situatë kaotike, duhet vaksinim masiv

10 Nëntor 2021, 12:48, Sport CNA
Plas COVID-19 te Gjermania, Birhof: Situatë kaotike, duhet vaksinim masiv

Menaxheri i kombëtares gjermane, Oliver Birhof, foli për situatën e krijuar në DFB pas rastit të Niklas Zyles i cili rezultoi pozitiv me COVID vetëm dy ditë para ndeshjes ndaj Lihtenshteinit.

Si është situata?

Është ende e paqartë pasi jemi duke pritur për teste të tjera. Niklas është në karantinë dhe po ndiqet nga mjekët e skuadrës të cilët na kanë garantuar se gjendja e tij është e mirë dhe nuk kemi të bëjmë me simptoma të rënda. Sot (dje) kryem edhe testet e tjera të lojtarëve që po udhëtonin në një avion me lojtarin dhe të gjithë kanë rezultuar negativë. Gjithsesi, për të qenë të sigurt, lojtarët janë urdhëruar të udhëtojnë drejt shtëpive të tyre.

Si është gjendja e skuadrës?

Situata të tilla nuk janë të lehta për t?u përballuar nga lojtarët. Por, nuk pashë ndonjë individ i cili ishte në gjendje të rëndë psikologjike. E kuptoj që të gjithë duam të jemi të shëndetshëm dhe të vazhdojmë punën që kemi nisur. Atmosfera në skuadër është e mirë dhe të gjithë duan të luajnë në ndeshjen e radhës.

Do të hyjë në fuqi rregulli 2G?

Ka pasur diskutime për këtë gjë. Kemi vendosur që edhe pse i pavaksinuar, mund të jesh pjesë e kombëtares dhe mund të luash nëse nuk ke COVID. Megjithatë, kjo duhet parë me kujdes dhe tani të bëjmë hapin tjetër, për të vendosur që vaksinimi të bëhet me detyrim. Në festën e lamtumirës së Lëvit, të gjithë të pranishmit do të kryejnë testet.

Kush do ta zëvendësojë Zylen?

Kemi thirrur Xhonatan Tah, i cili ishte edhe në listën e parë. Kemi shumë lojtarë në dispozicion që duan të jenë në fushë dhe të tregojnë aftësitë e tyre. Sa i shqetësuar është trajneri Flik? Hansi është munduar të ruajë qetësinë dhe të qetësojë lojtarët. Jemi në një situatë kur gjëra të tilla janë normale. Pandemia është ende prezente pasi virusi është ende midis nesh, ndaj duhet të vazhdojmë të tregojmë kujdes dhe të mbrojmë njëritjetrin. Flik i ka komunikuar skuadrës se kush nuk është në gjendje për të luajtur, mund të largohet. Por, ka marrë një përgjigje negative, pasi lojtarët edhe pse të shqetësuar për situatën, duan të jenë pjesë e ekipit në dy ndeshjet e mbetura të kualifikueseve.

Lajmet e fundit nga