LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përzgjidhen studentët ekselentë/ Kontrata 1-vjeçare në institucionet shtetërore

10 Nëntor 2021, 09:39, Politikë CNA
Përzgjidhen studentët ekselentë/ Kontrata 1-vjeçare

“Gati për Shqipërinë” është nisma e marrë nga qeveria, e cila ka bërë përzgjedhjen e studentëve ekselentë brenda e jashtë vendit, të cilët do të mund të kontribuojnë me projektet dhe idetë e tyre përgjatë këtij mandati qeverisës.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi njoftoi se pas mbledhjes së Qeverisë se ata do të mund të përfshihen nëpërmjet një kontrate 1 vjeçare në të gjitha institucionet shtetërore.

Muzhaqi theksoi gjithashtu se kjo nismë do të vijojë edhe më tej dhe nuk do të jetë e përkohshme.

“Nisma ‘Gati për Shqipërinë’ ka qenë proces disa mujor, kemi zhvilluar një sërë intervistash me të rinjtë që kanë aplikuar. Sot kemi miratuar dy vendime që do na ndihmojnë t’i përfshijmë ata si pjesë të administratës.

Pjesa e parë për studentët ekslentë, jo vetëm ata në Shqipëri, por dhe jashtë do mund të përfshihen nëpërmjet një kontrate 1 vjeçare në të gjitha institucionet, duke përfshirë dhe ministritë.

Kjo nuk është nismë e përkohshme, do e vijojmë në të ardhmen më tej, do ngrihen qendrat ekselencës ku do të përfshijmë të gjithë ata që kanë shprehur idetë e tyre për projekte të ndryshme. Ne do vijojmë procedurat me të gjithë aplikuesit që janë përzgjedhur nga nisma ‘Gati për Shqipërinë”, shprehu Muzhaqi./CNA.al

Lajmet e fundit nga