LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nisma për “Ballkanin e Hapur”/ Mesazhi i fortë i kryeministrit holandez

10 Nëntor 2021, 12:32, Politikë CNA
Nisma për “Ballkanin e Hapur”/ Mesazhi i fortë i

Teksa komentoi nismën ?Open Balkan?, kryeministri Rama e quajti atë  një instrument që i shërben rritjes së bashkëpunimit mes vendeve.

?Ne e shikojmë Hollandën si një nga vendet me histori suksesi dhe ku nevoja për të shkuar para është një shtysë e përditshme dhe ne kemi shumë për të marrë. Ky imazh e kjo fuqi është shumë e rëndësishme për Ballkanin dh për këtë arsye vizita e kryeministrit ka këtë rëndësi, ndaj dhe është një vizitë në rajon. 

Folëm edhe për ‘Procesin e Berlinit’ dhe ‘Open Balkan’, nisma që nxisin bashkëpunimin. Nuk do gjeja arsye për ta fajësuar BE sepse Procesi i Berlinit e zgjerimit është i komplikuar dhe nuk është e lidhur aspak me ndodnjë refuzim apo hezitim për ta konsideruar Ballkanin Perëndimor pjesë të hartës së saj. 

Ne kemi shumë nevojë për BE dhe BE për ne. BE është i vetmi realitet në hartën e botës që ka një kufi të jashtëm e një të brendshëm. Brenda këtij kufiri të brendshëm është Ballkani Perëndimor.

Ajo që shohim në rajon nuk janë shenja të mira, as në Bosnje, as në Mal të Zi, as në Serbi, por janë arsye për të rritur bashkëpunimin. Ballkani i Hapur jo ?çelës magjik?, por një instrument që i shërben këtij zhvillimi?, tha Rama.

Kjo deklaratë e Ramës është mbështetur edhe nga homologu i tij hollandez, Rutte, i cili tha se është një mënyrë për të qenë pjesë e një tregu të përbashkët dhe se shtetet e tjera mund të bashkohen.

?E drejtë! Mënyrë për të qenë si pjesë e tregut të përbashkët. Tashmë kemi Serbinë e Maqedoninë e Veriut dhe të tjerët mund të bashkohen. Është shumë i hapur edhe për Malin e Zi e Kosovën. 

Të punohet drejt hapave të mëtejshëm të anëtarësimit duke përdorur standardet e BE. Jam i shqetësuar për Bosnjën, po shkelen hapur Kushtetuta e marrëveshja. Tirana shembull i mirë  në rajon që punon që rajoni të mbetet i sigurt. Shohim influencë në rritje të Rusisë e Kinës dhe ne jemi të interesuar që në fakt BE të ketë influencë?, deklaroi Rutte./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga