Nën akuzë për falsifikim dokumentash/ Arrestohet 29-vjeçari rumun, pritet ekstradimi

10 Nëntor 2021, 12:00, Kronika CNA
Nën akuzë për falsifikim dokumentash/ Arrestohet

Një tjetër person në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e Policisë. Arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Rumanisë, 29-vjeçari, i dënuar për veprat penale ?Falsifikim dokumentash? dhe ?Kalim të paligjshëm të kufirit?

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale dhe ?Fast Albania? si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacionit me Interpol Tirana, bënë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimin drejt Rumanisë, të shtetasit rumun Vasil (Marian). Manolache , 29 vjeç.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata Oradea/Rumani, ka lëshuar urdhër-arrestin ndërkombëtar duke e dënuar me 1 vit e 3 muaj për veprat penale ?Falsifikim dokumentash? dhe ?Kalimi i paligjshëm i kufirit? i Kodi Penal Rumun. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Bukuresht, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi./CNA.al

Lajmet e fundit nga