LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mungoi në ditëlindjen e saj/ Jasmina "shpërthen" kundër Andit: Nuk është burrë

10 Nëntor 2021, 16:31, Lifestyle CNA
Mungoi në ditëlindjen e saj/ Jasmina "shpërthen"

Dy ish konkurentet e ?Pëputhen? Andi dhe Jasmina vijojnë të jenë dy nga personazhet më të komentuar në median rozë.

Kujtojmë se para një muaji Andi kishte ditëlindjen dhe në një intervistë ai kishte treguar se si është surprizuar nga Jasmina e cila kishte shkuar deri në Kosovë.

Por ?nderi? nuk është kthyer në ditëlindjen e Jasminës.

Ish konkurentja para disa ditësh kishte ditëlindjen dhe zhvilloi një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetin social ?Instagram?, ku nuk munguan edhe pyetjet lidhur me ish-konkurrentin nga Kosova.

?Pse nuk erdhi Andi në ditëlindjen tënde??, e pyet njëri nga ndjekësit.

?Sepse jo të gjithë që lindin me gjininë mashkullore janë burra në fund të ditës. Gjithsesi është vërtetuar miliona herë kush ishte burrë midis ne të dyve e kush mbante pantallonat thjesht sepse kështu funksionon njerëzimi. Ama më besoni nëse do ishte normale të vishte fustan, ajo do ishte zgjedhja e tij e parë?, u përgjigj Jasmina.

?A mendoje se do vinte te ditëlindja jote??, vazhdon një tjetër.

?Nuk ishte i mikëpritur zemër, por duke qenë se bëra tërë atë përpjekje për të, një mesazh do e kishte nxjerrë të larë?, vijon më tej Jamina./CNA.al

Lajmet e fundit nga