Connect with Us

Mbi 100 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit/ Manastirliu: Vijojmë me dozën e tretë anti-Covid

Shëndeti

Mbi 100 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit/ Manastirliu: Vijojmë me dozën e tretë anti-Covid

Publikuar

-

/
cna lajme shendeti

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu nga qendra e re shëndetësore në Selitë, ku ka ndjekur vaksinimin kundër gripit, tha se procesi ka ecur me ritme shumë të mira.

“Unë jam e kënaqur që vetëm në 3 javë ne kemi arritur që të vaksinojmë kundër gripit stinor më shumë se 104 mijë qytetarë. Ne do të vijojmë me vaksinimin kundër gripit sepse të gjitha qendrat shëndetësore janë furnizuar me më shumë se 200 mijë vaksina, të cilat kanë mbërritur tashmë në vend dhe janë shpërndarë kudo në qendra shëndetësore”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit në qendrën e re shëndetësore në Selitë, Manastirliu ka ndjekur nga afër edhe procesin e vaksinimit anticovid, ku deklaroi se ka filluar tashmë aplikimi me dozat ‘booster’ apo dozat përforcuese të vaksinës.

“Ne kemi filluar tashmë me dozat përforcuese, dozat e treta. Gjithashtu edhe me vaksinimin e fëmijëve të grupmoshës +16 vjeç dhe për fëmijët +12 vjeç, të cilat kanë problematika të sëmundjeve që lidhen me imunitetin. Më shumë se 15 mijë vaksinime doza të treta janë kryer përgjatë këtyre ditëve të para të muajit nëntor”, tha Manastirliu.

Këto deklarata Ministrja e Shëndetësisë i bëri nga qendra shëndetësore Selitë në periferi të Tiranës, e rindërtuar plotësisht nëpërmjet programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore. Manastirliu u shpreh se ky program do të vijojë edhe me buxhetin 2022.

LEXO EDHE:  Një tjetër lajm i mirë mbi vaksinat anti-Covid/ Mjeku Alimehmeti publikon të dhënat

“Qendra shëndetësore e Selitës është rehabilituar plotësisht me programin kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore, program i cili tashmë kalon në një fazë të dytë të zgjerimit të tij. Në fazën e dytë, ne projektojmë që të gjitha qendrat shëndetësore dhe ambulancat në të gjithë vendin të kenë standardet e shërbimit, ashtu si këto qendra tashmë të rehabilituara e kanë”, tha Manastirliu.

Buxheti 2022 për shëndetësinë është 7 miliard lekë më shumë ose, 12.6 % nga plani fillestar i buxheti i vitit 2021. Investimet për vitin 2022 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale së bashku me finacimin e partnerëve, arrijnë në vlerën 3 miliardë lekë. Pjesë e këtyre investimeve është edhe vijimi i programit kombëtar të 300 qendrave shëndetësore. Me buxhetin e ri do të financohet rehabilitimi i 50 qendrave në të gjithë vendin.

Një prej shtyllave të rëndësishme të buxhetit 2022 është financimi i programit kombëtar të vaksinimit masiv anticovid, për të cilin është alokuar shuma prej 2.7 miliard lekë. Programi i vaksinimit anticovid po vijon edhe me dozën e tretë. Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 1,963,359 doza të vaksinës ndaj COVID-19. Mbi 1 milion qytetarë e kanë kryer të paktën një dozë të vaksinës anticovid./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

Situata epidemilologjike/ MSH nxjerr shifrat, ja sa raste të reja me Covid u shënuan sot

Publikuar

-

Nga

cna lajme shendet

Ditën e sotme ka pasur një ulje të lehtë të shifrave të infektimeve. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 oratë e fundit janë kryer 5367 testim, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv 1658 qytetarë dhe 8 humbje jete.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 5,367 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1,658 qytetarë, në këto bashki:

795 në Tiranë, 76 Vlorë, 66 në Durrës, 60 në Shkodër, 57 në Fier, 54 në Gjirokastër, 47 në Lushnje, 44 në Elbasan, 37 në Berat, 29 në Kamëz, 27 në Krujë, 25 në Kavajë, 24 në Kurbin, 20 në Vorë, 19 në Sarandë, 18 në Lezhë, Tepelenë, Pogradec, 14 në Dimal, 12 në Patos, Korçë, Kuçovë, Skrapar, 11 në Mirditë, Devoll, 10 në Has, Divjakë, 9 në Shijak, Peqin, 8 në Dibër, Gramsh, 7 në Pukë, Mat, Mallakastër, 6 në Vau i Dejës, Delvinë, Belsh, 5 në Rrogozhinë, Përmet, 4 në Malësi e Madhe, Kukës, Himarë, 3 në Fushë-Arrëz, Tropojë, Selenicë, Poliçan, 2 në Konispol, Maliq, Kolonjë, Librazhd, 1 në Bulqizë, Dropull, Memaliaj, Cërrik, Prrenjas.

LEXO EDHE:  Manastirliu jep lajmin e mirë/ Tregon sa doza vaksine Pfizer do vijnë sot

LEXO EDHE:  Ministri gjerman skeptik për vaksinën ruse kundër Covid-19

Janë 24,081 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.



Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 157 pacientë, nga të cilët 12 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tetë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv:

Një qytetar nga Ballshi 59 vjeç, katër qytetarë nga Tirana 62-84 vjeç,  një qytetar nga Durrësi 75 vjeç, një qytetar nga Elbasani 76 vjeç, një qytetar nga Lushnja 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 2005 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 220,684 që nga fillimi i epidemisë./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Kardiologu: Kalimi i Covid në gjendje të rëndë sjell probleme kardiake

Publikuar

-

Nga

Infektimi me Covid dhe kalimi i tij në gjendje të rëndë nuk sjell probleme vetëm në mushkri. Një organ i rëndësishëm që preket është edhe zemra.

Mjeku kardiolog Altin Veshti në një reagim për Klan Tv shprehet se pacientët që e kalojnë virusin në gjendje jo të lehtë kanë rrezik edhe për ndërhyrje në zemër.

Ndikim i drejtpërdrejtë i koronavirusit tek ne janë ata pacientë, të cilët e kanë kaluar Covid-19 dhe kanë lënë sekuela pulmonare, pra të mushkrive. Këta pacientë duke patur një dëm në mushkri kanë një rrezik më të shtuar për të bërë një ndërhyrje kirurgjikale tek ne, sepse mushkëritë janë të lidhura drejtpërdrejtë me zemrën dhe kjo ka shtuar le të themi në numër më të madh të pacientëve që po trajtohen post Covid-19 dhe ditët e  qëndrimit në reanimacion për pjesën e mushkërive”, tha Veshti.

Kardiologu shton më tej se në disa raste kalimi Covid-19 ka shfaqur edhe miokarditin tek pacientët.

LEXO EDHE:  “Gjendja mund të përkeqësohet”/ SHBA porosit miliona doza të vaksinës kundër Covid

LEXO EDHE:  Ribursimi i kurës për Covid-19/ Manastirliu: Skemën e mjekimit e jep mjeku i familjes



Kemi pasur raste shumë të radha që nuk i kemi trajtuar në kardikirurgji, por janë trajtuar në kardiologji, miokarditet po shumë të rralla. Ajo që ne na lidh drejtpërdrejtë me koronavirus, vetëm ata pacientë, të cilët e kanë kaluar në gjendje të rëndë dhe u ka lënë atë që quhet fibrozë pulmonare, këta janë më të rrezikuar se të gjithë pacientët që kanë kaluar Covid, por nuk i kanë lënë asgjë në jetë normale”, shton ai.

Sipas mjekut Altin Veshti, edhe pse në situatë pandemie, në kardiokirurgji janë kryer ndërhyrje dhe tek pacientë pozitiv me Covid.

Sigurisht që ne kemi patur raste me koronavirus, kemi operuar raste duke e ditur që më përpara që kanë qenë pozitiv me koronavirus. Kemi operuar raste të tjera që kanë dal negativ në ditën e shtrimit, por mund të jenë infektuar në një moment të veçantë gjatë shtrimit, dhe këta kanë dalë shumë mirë”, deklaroi Veshti./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbeten të larta shifrat e të infektuarëve me Covid/ Ja sa persona kanë humbur jetën

Publikuar

-

Nga

Shifrat e infektimeve me variantin e ri të Covid vijojnë të jenë të larta. Në 24 orët e fundit, sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë regjistuar 2230 qytetarë të infektuar nga 6598 testime, si dhe 5 humbje jete.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 6,598 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 2,230 qytetarë, në këto bashki:

1053 në Tiranë, 133 në Shkodër, 91 në Durrës, 74 në Fier, 66 në Vlorë, 52 në Sarandë, 49 në Elbasan, 47 në Gjirokastër, 44 Lushnje, Berat, 40 në Kamëz, 37 në Vorë, Korçë, 35 në Krujë, 28 në Lezhë, Tepelenë, 24 në Pogradec, 23 në Kuçovë, 22 në Gramsh, 21 në Skrapar, 19 në Patos, 18 në Kurbin, 17 në Peqin, 16 në Mallakastër, 15 në Divjakë, 13 në Dimal, 12 në Kavajë, Devoll, 11 në Vau Dejës, Mirditë, 10 në Dibër, Mat, 9 në Pukë, Kukës, Belsh, 8 në Malësi e Madhe, 7 në Përmet, 6 në  Delvinë, Kolonjë, Cërrik, 5 në Fushë-Arrëz, Has, Këlcyrë, 4 në Tropojë, Shijak, Selenicë, Memaliaj, 3 në Rrogozhinë, Rroskovec, Konispol, Dropull, Poliçan, Librazhd, 2 në Klos, Himarë, Prrenjas, 1 në Finiq, Libohovë, Maliq.

LEXO EDHE:  Ministri gjerman skeptik për vaksinën ruse kundër Covid-19

LEXO EDHE:  “Gjendja mund të përkeqësohet”/ SHBA porosit miliona doza të vaksinës kundër Covid

Janë 24,436 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.



Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 146 pacientë, nga të cilët 14 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka pesë humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: Një qytetar nga Elbasani 60 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 60 dhe 77 vjeç, një qytetar nga Rrësheni 77 vjeç, një qytetar nga Saranda 80 vjeç.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 1,894 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 218,679 që nga fillimi i epidemisë./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE