Connect with Us

Lidershipi i SHBA-së, jetik për të shmangur valën e re të dhunës në Ballkan

Blog

Lidershipi i SHBA-së, jetik për të shmangur valën e re të dhunës në Ballkan

Publikuar

-

/
cna lajme blog

Nga Ismael Ćidić, Vesko Garçevic & Drilon S.Gashi “Just Security”

Viti i ardhshëm do të shënojë 30 vjetorin, që kur Shtetet e Bashkuara e njohën Bosnje Hercegovinën si një shtet të pavarur dhe sovran. Ushtria e dominuar nga serbët e Jugosllavisë në shpërbërje e sipër, kishin nisur tashmë luftën kundër shpalljes së pavarësisë nga Kroacia, si dhe kishte nisur të sulmonte Bosnjën.

Konflikti u bë shndërrua një nga luftërat më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese të Jugosllavisë. Në fund, SHBA-ja ndihmoi në sigurimin e paqes në Bosnje nëpërmjet Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit. Të njëjtën gjë Amerika bëri edhe në Kosovë me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, dhe me arritjen e Marrëveshjes së Rambujesë, e cila i dha fund konfliktit me serbët.

Me njohjen e mëvonshme të Malit të Zi dhe Kosovës, SHBA-ja e zgjeroi patronazhin e saj diplomatik në gati gjithë Ballkanin Perëndimor. Por ndërsa Shtetet e Bashkuara u tërhoqën në favor të lidershipit të Bashkimit Evropian në rajon, dhe teksa BE-ja e ka ndalur tashmë zgjerimin e saj të mëtejshëm, forcat nacionaliste serbe që dikur nxitën konfliktet e dhunshme, janë duke u bërë sërish shumë aktive.

Ndaj është koha që Uashingtoni ta cilësojë si prioritare këtë çështje,dhe të ndërhyjë si për të ruajtur trashëgiminë e saj, ashtu edhe për të ndihmuar në përkrahjen e perspektivave të paqes së përhershme në Evropë. Përfaqësuesi i ri i lartë i komunitetit ndërkombëtar në Bosnje, Kristian Shmid, sapo e ka paralajmëruar OKB-në për kërcënimin “shumë real” të një konflikt të ri në këtë vend.

Por në rrezik është i gjithë rajoni, dhe shkaktari është sërish një ideologji nacionaliste serbe e ringjallur. Ndërhyrjet politike dhe ushtarake në kohën e duhur në të kaluarën e afërt të rajonit,e kanë vërtetuar rëndësinë e një qasjeje pro-aktive perëndimore.

Marrëveshja e Dejtonit e vitit 1995 i dha fund gjenocidit në Bosnje, fushata më e keqe e mizorive në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore. Fushata e bombardimeve të NATO-s në vitin 1999 kundër forcave jugosllave dhe serbe, i dha fund spastrimit etnik, dhe tentativës për gjenocid ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ndërsa ndërhyrjet e udhëhequra nga SHBA-ja në dekadën e fundit të shekullit XX-të sollën fundin e armiqësive, perspektivat e integrimit të rajonit në NATO dhe BE, u bënë realiste, dhe shtetet krijuan një axhendë ambicioze, për t’i transformuar vendet e tyre në demokraci liberale.

Ato shënuan një përparim të jashtëzakonshëm, veçanërisht në dekadën e parë të këtij shekulli. Por sot zgjerimi i BE-së ka ngecur në vend, duke e reduktuar ndikimin e Brukselit, dhe duke zbehur motivimin e liderëve në rajon për të zhvilluar dhe reformuar vendet e tyre. Madje kjo mund të çojë në një konflikt të ripëtërirë.

Mungesa e një angazhimi konkret dhe të përafërt në kohë për anëtarësimin përfundimtar të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, e ka inkurajuar Serbinë të ndërmarrë një agresion të ri në rajon, teksa e ka lehtësuar zgjerimin e ndikimin dashakeq ekonomik dhe ushtarak të Rusisë dhe Kinës .

Pavarësia, sovraniteti dhe integriteti territorial i Bosnjës, Kosovës dhe Malit të Zi, janë nën kërcënimin e drejtpërdrejtë të një regjimi revanshist në Serbi, që rrezikon gjithashtu angazhimet e SHBA-së për paqen dhe stabilitetin në Evropën Juglindore.

Gati 3 dekada pas luftërave që shkatërruan rajonin, lidershipi i SHBA-së në rajon është më i nevojshëm tani se kurrë më parë. Ideologjia e djeshme nacionaliste e “Serbisë së Madhe”, e cila i parapriu Luftës së Parë Botërore, dhe që mbështeti gjenocidin dhe spastrimin etnik të luftërave më të fundit në ish-Jugosllavi, është shndërruar në “Srpski Svet” ose “Bota Serbe”, siç artikulohet nga Ministri i Brendshëm i Serbisë Aleksandar Vulin në një fjalim të rë mbajtur në korrik në praninë e presidentit serb Aleksandar Vucic.

Sipas Vulin, detyra e gjeneratës aktuale politike është të krijojë një “botë serbe”, që do të bashkonte të gjithë serbët, pavarësisht se ku jetojnë ata. Ndërkohë pak ditë më vonë, ai u përpoq të tërhiqej, duke thënë se “Serbia do të bashkohet në mënyrë paqësore… kur këtë ta lejojnë kushtet”, duke e krahasuar me ribashkimin e Gjermanisë.

Por një nga synimet kryesore të kësaj fushate është ndarja e përhershme e Bosnjës përmes shkëputjes së entitetit Republika Srpska (RS) të dominuar nga serbët . Po kështu, ajo është një sulm direkt ndaj sovranitetit të Kosovës dhe Malit të Zi, ku secila ka një popullsi të konsiderueshme të serbëve etnikë.

LEXO EDHE:  Pse të majtët i mbrojnë ende regjimet gjenocidale?

Në rastin e Kosovës, kjo nënkupton refuzim të përhershëm të sovranitetit të Kosovës dhe/ose ambicien e Serbisë për ndarjen e veriut të vendit. Për Malin e Zi, kjo qasje do të thotë një ndërhyrje (ndikim) aktive dhe të vazhdueshme politik të Beogradit në punët e brendshme të Podgoricës.

Në Bosnje, anëtari serb i presidencës federale boshnjake, Milorad Dodik, po drejton prej muajsh një fushatë bojkotimi dhe sabotimi të institucioneve shtetërore. Kjo sjellje pason miratimin e një ligji që kriminalizon mohimin e gjenocidit në Srebrenicë.

Dodik kërcënon hapur me dhunë, dhe po përshpejton hapat e tij drejt shkëputjes së entitetit serb nga Bosnje Hercegovina. Ndërkohë, Beogradi po sfidon me forcë ekzistencën e Kosovës, një vend i pavarur që nga viti 2008, duke mbështetur në mënyrë aktive ndarjen e veriut të vendit afër kufirit nga pjesa tjetër e Kosovës, dhe duke ndërmarrë hapa për të ndarë serbët e Kosovës nga institucionet e Kosovës që synojnë t’i përfaqësojnë ato.

Për shembull vetëm muajin e kaluar, Beogradi vendosi të refuzojë një marrëveshje mbi targave,të cilën BE-ja e kishte negociuar mes Kosovës dhe Serbisë në vitin 2011 dhe që e kishte ndryshuar në vitin 2016. Kosova e zbatoi marrëveshjen, duke kërkuar masa reciproke për targat serbe që hyjnë në Kosovë.

Por Serbia u kundërpërgjigj duke vendosur tanke, avionë luftarakë dhe mjete të blinduara në afërsi të kufirit të Kosovës. Kërcënimi i hapur i Serbisë për luftë kundër Kosovës ishte alarmant, por jo befasues. Përshkallëzimi në rritje i tensioneve nga Serbia në rajon, ka qenë i qëndrueshëm dhe në rritje.

Beogradi është duke e testuar vendosmërisë e SHBA-së, BE-së dhe NATO-s në rajon. Sa herë që destabilizimi i tij lihet i pakontrolluar, regjimi i Vucic inkurajohet të vazhdojë me fushatën e tij të destabilizimit. Ndërhyrja serbe në Mal të Zi ka dy qëllime të dukshme:të sfidojë karakterin qytetar të vendit si një shtet etnikisht i larmishëm, dhe të ndryshojë orientimin strategjik të politikës së jashtme.

Me një popullsi të përbërë nga 45 për qind malazezë, 29 për qind serbë, 8.65 për qind boshnjakë dhe 4.9 për qind shqiptarë, Mali i Zi mund të përparojë vetëm si një shoqëri multietnike, e hapur dhe gjithëpërfshirëse.

Tani në krye të këtij vendi, janë kundërshtarët kryesorë të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO në vitin 2017 dhe të ardhmes së tij në BE. Fronti Demokratik, partneri më i madh i koalicionit në qeverinë aktuale malazeze, është një mbështetës i vendosur i politikës hegjemoniste serbe në rajon.

Ai e ka mohuar disa herë publikisht gjenocidin e vitit 1995 në Srebrenicë, pavarësisht njohjes së mizorive nga qeveria dhe parlamenti i mëparshëm, teksa i ka bërë thirrje qeverisë të heqë sanksionet kundër Rusisë, ta tërheqë Malin e Zi nga NATO, dhe të anulojë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Prandaj, Shtetet e Bashkuara duhet të mbështesin aleatët e tyre demokratë në rajon, kundër një hegjemoni rajonal në rritje e sipër. Përgjigja e SHBA-së ndaj Serbisë, është një mjet i fuqishëm për të kundërshtuar një regjim të paqëndrueshëm, autokratik, që është sot një mjet për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

US Leadership Matters to Avoid New Violence in the Balkans

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Çfarë është Sindroma e Stokholmit?

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

E cilësuar shpesh në mënyrë të gabuar si një diagnozë psikologjike, Sindroma e Stokholmit është në fakt një reagim emocional që është vënë re tek pengjet apo viktimat e abuzimeve të ndryshme. Ajo prek viktimën – që është mbajtur peng apo ka përjetuar abuzime – duke zhvilluar ndjenja simpatie apo emocione të tjera pozitive për torturuesin e tyre.

Njerëzit gjithashtu mund ta shfaqin këtë reagim për shkak të traumave të llojeve të tjera.

Ky term u krijua për herë të parë në vitet 1970, kur përpjekja për grabitjen e një banke u shndërrua në një rrethim 6-ditor në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm. Në mendjen e publikut, kjo ngjarje çimentoi lidhjen mes pengjeve dhe sindromës në fjalë.

Gjithsesi, nuk janë vetëm pengjet që mund të zhvillojnë simpati apo të kenë një marrëdhënie pozitive me torturuesit e tyre. Po çfarë është në thelb kjo sindromë?Ashtu si çdo gjë që përfshin emocionet njerëzore, të kuptuarit e rrënjëve të Sindromës së Stokholmit nuk është diçka e thjeshtë. Ajo përfshin një ndërveprim të pavetëdijshëm midis pengmarrësit dhe pengut.

Në thelb, viktimat e Sindromës së Stokholmit nisin të simpatizojnë pengmarrësit e tyre, në vend se të ndjejnë frikë, tmerr apo përbuzje për ta.“Në fillim njerëzit përjetojnë diçka të tmerrshme që u shfaqet papritur.

Ata janë të sigurt se do të vdesin. Më pas ata përjetojnë një lloj infantilizmi, ku tamam si fëmijët, nuk janë në gjendje të hanë, të flasin  apo të shkojnë në tualet pa leje”- shpjegoi psikiatri Frenk Ochberg për Task Forcën Kombëtare të SHBA-së për Terrorizmin dhe Çrregullimet në vitet 1970. “Pengjet përjetojnë një ndjenjë të fuqishme pozitive ndaj pengmarrësve të tyre. Ata nuk e pranojnë se ai është personi që i ka vendosur në atë situatë. Në mendjen e tyre, ata mendojnë se ai është personi që do t’i lërë të jetojnë”- theksoi ai.

Sindroma e Stokholmit shfaqet thuajse gjithmonë midis pengjeve dhe rrëmbyesve që nuk kanë pasur ndonjë marrëdhënie të mëparshme. Ndjenjat pozitive të viktimave ndaj pengmarrësve zhvillohen gjatë një situate kërcënuese apo abuzive. Nëse kjo lidhje ka mjaft kohë (dhe një kontekst të favorshëm) për t’u zhvilluar, ajo mund të bëjë që viktimat të lidhen shumë me abuzuesit e tyre.

Nuk është e pazakontë të shohësh pengje që shfaqin shenja të Sindromës së Stokholmit, që refuzojnë të bashkëpunojnë me policinë apo autoritete të tjera, duke shkuar madje aq larg sa t`i ndihmojnë pengmarrësit e tyre. Ndonjëherë mund të duhen vetëm pak ditë që të shfaqet Sindroma e Stokholmit tek pengjet.

Elementë të tjerë që duket se janë të përfshirë në zhvillimin e kësaj sindrome, përfshijnë vetë pengmarrësit që i trajtojnë në mënyrë njerëzore viktimat e tyre, nivelet e larta të ndërveprimeve personale apo ballë për ballë midis pengmarrësve dhe pengjeve, apo kur viktimat ndjejnë se autoritetet nuk po bëjnë sa duhet për t’i shpëtuar, apo që nuk po i mbrojnë fare interesat e tyre.

Kur ndodh ky fenomen?Nga të dhënat që janë grumbulluar deri më sot, psikologët besojnë se sindroma zë rrënjë kur një pengmarrës kërcënon të vrasë apo dëmtojë njërin nga pengjet, më pas ri-mendohet dhe zgjedh të mos e bëjë këtë.

Supozohet se kjo ngjarje në dukje e thjeshtë, e transformon atë në perceptimin e viktimës, nga një pengmarrës dhe një njeri që lëndon, në një njeri që e shpëton. Në atë moment frika fillestare nga vdekja shndërrohet në mirënjohje për rrëmbyesin, pasi në perceptimin e viktimës, ishte ai që largoi kërcënimin dhe i mbrojti jetën.

LEXO EDHE:  Pse të majtët i mbrojnë ende regjimet gjenocidale?

LEXO EDHE:  A duhet të hetojë FBI-ja pretendimet e Trump mbi vjedhjen e zgjedhjeve?



Duke pasur mundësinë për të bashkëvepruar me ta, pengjet mund të identifikohen më lehtë me pengmarrësit e tyre, t’i shohin këta të fundit më shumë si individë, dhe jo si figura abstrakte,si dhe t’i njohin më mirë. Në fund, kjo i bën pengjet që t’i perceptojnë pengmarrësit e tyre më pak si një kërcënim, sidomos në rastet kur viktimat dhe agresorët ndajnë vlera të njëjta apo të ngjashme.

Në thelb të Sindromës së Stokholmit qëndrojnë instinktet tona të mbijetesës. Situatat e pengjeve apo rasteve abuzive janë shumë të vështira për psikikën njerëzore, dhe shqetësimet normale të jetës sonë të përditshme lihen mënjanë nga nevoja bazike për të mbijetuar. Mbijetesa e një pengu është në duart e pengmarrësit, dhe në këto kushte, viktimat mund t‘i interpretojnë aktet e vogla të mirësisë si një trajtim të mirë. Meqë jeta e tyre varet nga vendimet e njerëzve të tjerë, viktimat bëhen shumë më të ndjeshëm për nevojat dhe kërkesat e rrëmbyesve të tyre.

Pra në mendjet e viktimës, lumturia dhe mirëqenia e tyre, është plotësisht e lidhur me lumturinë dhe mirëqenien e pengmarrësit të tyre. Ky është edhe themeli mbi të cilin formohet marrëdhënia e tyre pozitive me pengmarrësin.

Prandaj nuk është aq e pazakontë të shohim raste kur pengjet mbajnë një qëndrim negativ ndaj atyre që po përpiqen t’i shpëtojnë, duke mbështetur pengmarrësit e tyre në situata të ndryshme. Kjo shihet më së shumti tek ata pengje që nuk janë të dobishëm për rrëmbyesit e tyre, përveçse si mekanizma presioni.

Pavarësisht këtyre që përmendëm, mbetet ende e paqartë se përse disa viktima zhvillojnë Sindromën e Stokholmit. Jo çdo peng, viktimë e abuzimit apo person që ka përjetuar trauma e zhvillon këtë reagim. Edhe pse është argumentuar se Sindroma e Stokholmit është një mekanizëm psikologjik për përballimin e stresit, vërtetësia e saj si sëmundje vazhdon të kundërshtohet.

Është argumentuar se simptomat e saj i mbivendosen dukurive të tjera psikologjike, që lidhen kryesisht me traumën e pësuar. Pra ne nuk e dimë me siguri; nëse ky sindrom është një përgjigje psikologjike e pavarur. Por kemi disa teori se pse disa viktima mund të zhvillojnë Sindromën e Stokholmit.

Ky reagim emocional mund të shihet si një mekanizëm mbijetese. Njerëzit zhvillojnë lidhje emocionale me të tjerët, si pjesë e strategjisë sonë të lindur të mbijetesës, dhe një lidhje e tillë e përbashkët edhe me një abuzues mund të rrisë shanset tona për të mbijetuar.

Sot, sindroma e Stokholmit nuk njihet nga psikologët si një gjendje reale. Termi madje u krijua nga një psikiatër për të diskretituar një grua që ishte marrë peng në një grabitje bankare në vitin 1973, pasi ajo kritikoi policinë.

Pavarësisht kësaj, pengjet dhe të mbijetuarit e abuzimit tregojnë aq shpesh efektet e kësaj sindrome saqë nuk mund të jetë një rastësi. Vështirësia kryesore në studimin e kësaj sindrome është se studiuesit nuk mund të marrin të dhëna të besueshme nga pikëpamja etike për sindromën, pasi ne nuk mund t’i marrim njerëzit peng për qëllime studimore.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Rusi-Ukrainë/ Si mund të zhvillohet lufta?

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Julien Théron “The Conversation”

Bisedimet e javëve të funditmidis Rusisë dhe Perëndimit kanë dështuar. Moska e ka përshkruar situatën në Ukrainë si “të patolerueshme” dhe si një “çështje për jete a vdekje”. Presidenti amerikan, Xho Bajden, ka parashikuar se Kremlini “do të mësyjë” në Ukrainë.

Ngërçi ndodhi kur presidenti rus, Vladimir Putin, këmbënguli se konflikti i armatosur në Ukrainën Lindore “duket si një gjenocid”, duke e shtuar presionin për plotësimin e kërkesave të tij diplomatike.

Rusia këmbëngul se është e përgatitur të vendosë një numër mjetesh të papërcaktuara por gjithsesi alarmante “ushtarako-teknike” për të përmbushur synimet e saj. Sinjalet janë më se të qarta:pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe sponsorizimit të lëvizjeve separatiste në Donbas, në lindje të Ukrainës, Moska po kërcënon drejtpërdrejt me një inkursion të tretë kundër sovranitetin territorial të Ukrainës, duke grumbulluar trupa në kufi me këtë vend dhe po ashtu edhe në Bjellorusi, zyrtarisht për “stërvitje të përbashkëta”.

Përtej Ukrainës, Rusia po ushtron presion mbi NATO-n dhe BE-në, dhe po përpiqet që ta ndryshojë rendin ndërkombëtar. Moska po luan bllofin, apo ka gjasa të ndodhë një konflikt ushtarak i përshkallëzuar në Ukrainë? Nëse po, cilat janë shanset që Kievi t’i rezistojë fqinjit të tij më të fuqishëm?

Një fushatë e bashkërenduar keqinformimi, e realizuar nëpërmjet mediave në gjuhën ruse, synon që të nxisë trazira në Ukrainë. Por 8 vite luftë, e kanë zbehur ndjeshëm fuqinë e propagandës pro-ruse, teksaKievi ndërmori hapa të mëtejshëm vitin e kaluar duke bllokuar mediat pro-ruse.

Ndërkohë, shërbimet ukrainase të sigurisë kanë zbuluar se disa mijëra sulme kibernetike janë ndërmarrë që nga vitit 2014 nga Krimea e pushtuar. Në mesin e këtij muaji, një mesazh që u bënte thirrje ukrainasve të “kenë frikë dhe të presin më të keqen” – që pretendonte se vinte nga Polonia, një nga mbështetëset më të forta të Ukrainës – u zbulua nga Ministria e Informacionit e Ukrainës se ndoshta ishte ideuar nga Rusia.

Siguria energjetike, është një element tjetër i rëndësishëm e kësaj krize. Planet e Moskës për “Nord Stream 2” , një gazsjellës që supozohet të dërgojë drejtpërdrejt gazin rus në Gjermani përmes Detit Baltik, mund t’ia mohojë furnizimet me energji Ukrainës, e cila ka humbur tashmë kontrollin e depozitave të saj të qymyrit në Donbasin e kontrolluar nga separatistët.

Për më tepër, Ukraina mund të humbasë tarifat e tranzitit, ekuivalente me afro 4 për qind të PBB-së së saj, ose 7 miliardë dollarë. Por frika është se Moska po pozicionohet në një mënyrë të tillë, ku përdorimi i forcës është mënyra e vetme për të mbetur e besueshme.

Skenarët ushtarakë

Rusia ka në dispozicion burime të mjaftueshme ushtarake për të depërtuar në territorin ukrainas. Por nuk ka gjasa që ajo të jetë në gjendje të pushtojë të gjithë territorin e Ukrainës, dhe më e rëndësishmja ta mbajë atë të pushtuar për një kohë të gjatë. Kjo duke pasur parasysh perspektivat e rezistencës së ashpër të armatosur nga Ukraina. Gjithsesi ekzistojnë disa opsione, nga të cilat mund të nisë një sulm ushtarak i kalibruar:

Sulmi nga lindja:Rusia mund të nisë lehtësisht një operacion të madh nga provinca lindore ukrainase e Donbasit, ku ajo po mbështet separatistët e zonës. Në këtë zonë është pozicionuar edhe pjesa më e madhe trupave në kufi me Ukrainës. Por problemi është se qytetet kryesore që mund të përpiqet t`i pushtojë Moska, Karkivi dhe Dnjepri, janë shumë të populluara, dhe kjo e vështirëson objektivin.

LEXO EDHE:  A duhet të hetojë FBI-ja pretendimet e Trump mbi vjedhjen e zgjedhjeve?

LEXO EDHE:  Kush janë njerëzit me kujtesën më të fortë në botë



Sulmi nga jugu:Territoret e Detit të Zi, ose Prichernomori , do të ishin një objektiv joshës për strategët rusë. Pushtimi i kësaj zone do ta shkëpuste Ukrainën nga qasja e saj në det dhe do të lidhte forcat ruse nga Donbasi në Transnistria, një rajon moldav i pushtuar nga Rusia, që ndodhet në perëndim të Ukrainës.

Rusia mund të përdorë për këtë sulm trupat e saj në kufirin lindor si dhe trupat që gjenden prej kohësh në Krime. Analistët thonë se mbrojtja bregdetare në perëndim të Krimesë është shumë e ekspozuar. Por Rusisë do t’i duhej të pushtonte qytetet e Mariopolit, në lindje, dhe Odesës në perëndim, ku popullsia me shumë gjasa do t’i rezistonte me forcë pushtimit rus.

Sulmi nga veriu:Kievi, kryeqyteti i Ukrainës, ndodhet më pak se 100 km larg nga kufiri me Bjellorusinë, ku Rusia ka trupa që po kryejnë aktualisht stërvitje të përbashkëta me ato vendase. Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, një autokrat që po e mban pushtetin e tij falë mbështetjes së Moskës, deklaroi ditët e fundit se “nëse shpërthen lufta, vendi i tij nuk do të qëndrojë mënjanë”.

Sulmi nga perëndimi:Ndoshta ky është drejtimi më befasues nga mund të vinte një pushtim i ri i Ukrainës. Pentagoni u shfaq së fundmi i shqetësuar për një stërvitje të Kremlinit në Transnistria, një rajon rusisht-folës që i përket zyrtarisht Moldavisë, por ku Moska ka mbajtur trupa që nga shembja e Bashkimit Sovjetik.

A është gati të rezistojë Ukraina?

Për 8 vite me radhë, Kievi ka luftuar në lindje të vendit, duke e forcuar ushtrinë e tij, dhe duke e përgatitur popullatën për t’i rezistuar rusëve. Por gjithsesi burimet ushtarake janë të pakta për të mundësuar një rezistencë më të gjatë sesa një javë, pa ndihmën e aleatëve perëndimorë.

Mbrojtja ajrore është e dobët, por Ukraina zotëron mjete të tjera, si dronët ushtarakë të blerë nga Turqia, por edhe raketa të reja anti-tank të ofruara nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, bashkë me trajnimin përkatës. Ukraina ka zhvilluar gjithashtu raketën e saj, e cila po rezulton efektive në terren.

Përveç trupave të saj të rregullta, Ukraina ka gardën e saj kombëtare, e cila e mbështetur me investime të mëdha dhe armatime të avancuara, mund të veprojë si një prapavijë e fortë kundër infiltrimeve të parashutistëve ose forcave speciale ruse.

Ndërkohë, batalionet e mbrojtjes së Ukrainës shtrihen tani në të gjithë territorin, pas hyrjes në fuqi në fillim të këtij muaji të Aktit të Rezistencës Kombëtare. Këto janë njësi civile, të trajnuara për të përdorur taktika guerile kundër forcave pushtuese.

Edhe popullsia ukrainase është mobilizuar në mbështetje të trupave që nga pushtimi i Krimesë dhe lufta në Donbas. Dhe sipas një sondazhi të krye në dhjetor 2021 nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev, 58 për qind e burrave dhe gati 13 për qind e grave deklaruan se janë gati të rrokin armët. Ndërkohë pjesa tjetër thanë se do të rezistonin me mjete të tjera. Në atë që do të ishte një rast klasik i luftës asimetrike, rezistenca nga popullsia e Ukrainës mund të jetë një problem serioz për Moskën.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Gati gjysmë milionë agjentë/ Çfarë mund të mos dini mbi KGB-në, shërbimin sekret të Bashkimit Sovjetik

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Gjatë periudhës 13 mars 1954 deri më6 nëntor 1991, KGB-ja shërbeu si agjencia kryesore e sigurisë për Bashkimin Sovjetik, duke u marrë me operacionet jashtë vendit dhe ato të garantimit të sigurisë së brendshme. Në kulmin e saj, KGB-ja gëzonte reputacionin e një organizate shumë të fuqishme dhe të fshehtë, që kishte të punësuar qindra mijëra njerëz në Bashkimin Sovjetik dhe në mbarë globin.

Ajo ishte kryesisht përgjegjëse për sigurinë e brendshme, mbikëqyrjen e rendit publik. Por u përdor gjithashtu për të shtypur mendimet kundra regjimit, si dhe për të çuar përpara qëllimet e qeverisë sovjetike, ndonjëherë përmes mjeteve të dhunshme dhe operacioneve të fshehta.

Edhe pse u shpërbë së bashku me rënien e BRSS në dhjetor 1991, shumë elementë dhe metoda të saj janë ruajtur deri në ditët tona. Për pasojë, ka shumë gjëra që ne nuk do t’i

dimë kurrë për KGB-në. Por nuk mund të mohohet trashëgimia dhe efikasiteti i saj i jashtëzakonshëm në Rusi. Ja cilat janë faktet kryesore që duhet të dini mbi KGB-në:

U themelua në vitin 1954

Pas rënies së Lavrenti Berias, shefit më jetëgjatë dhe më me ndikim të policisë sekrete të Stalinit, sidomos para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore -u ristrukturua Ministria e Punëve të Brendshme të BRSS (MVD). Rezultati ishte formimi i KGB-së nën drejtimin e Ivan Serov në mars 1954.

Termi “KGB” ishte një ri-përshtatje e NKVD-së

Termi KGB është shkurtesë e “Komitet Gosudarstvennoy Bezopasnosti”, që do të thotë “Komiteti për Sigurimin e Shtetit”. Ai ishte në thelb një riemërtim i qëllimshëm i NKVD-së së kohës se Stalinit. Pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953 dhe themelimit të KGB-së, qeveria sovjetike premtoi se policia e saj sekrete do t’i nënshtrohej një kontrolli kolektiv partiak në të gjitha nivelet, si një mënyrë për të parandaluar sundimtarët që të përdornin operativët sekretë kundër njëri-tjetrit.

Selia e saj ndodhej në Sheshin Lubjanka në Moskë

Selia qendrore e KGB-së ndodhej në një godinë tashmë të famshme që ndodhet në sheshin Lubjanka në Moskë. E njëjta godinë është sot selia e Shërbimit Federal të Sigurisë ose FSB. Ajo ka një funksion të ngjashëm me KGB-në, megjithëse reputacioni i saj është shumë më pak i njohur.

Vladimir Putin ishte dikur një agjent i dekoruar i KGB-së

Ndërmjet viteve 1975-1991, Vladimir Putin (qëmë vonë do të bëhej kreu i shtetit) punoi për KGB-në si oficer i inteligjencës së huaj. Në vitin 1987, ai u nderua me medaljen e artë për “Shërbim të shquar ndaj Ushtrisë Popullore Kombëtare të Republikës Demokratike Gjermane”, dhe më vonë, në vitin 1988, u nderua me “Medaljen e Meritës së Ushtrisë Popullore Kombëtare”, dhe më pas me “Distinktivin e Nderit”.

LEXO EDHE:  Nga skllavërimi i indigjenëve tek arrestimi nga qeveria spanjolle/ Kristofor Kolomb, një hero apo një batakçi?

LEXO EDHE:  A do të rrëzohet qeveria në Iran?



Në kulmin e saj, ishte organizata më e madhe e spiunazhit në botë

KGB renditej si organizata më e madhe e policisë sekrete dhe spiunazhit në botë. Ajo kishte rreth 480.000 agjentë në radhët e saj, duke përfshirë qindra e mijëra ushtarë të rojeve kufitare. Po ashtu vlerësohet se Bashkimi Sovjetik ka përdorur potencialisht miliona informatorë.

KGB-ja kishte spiunë në mbarë botën

Mendohet se KGB-ja arriti të depërtojë në të gjitha shërbimet sekrete të Perëndimit.

Madje thuhet se ajo kishte një agjent thuajse në çdo kryeqytet perëndimor. Thuhet se rrjeti i spiunazhit të KGB-së ishte aq efektiv gjatë Luftës së Dytë Botërore, saqë Stalini dinte shumë më tepër mbi aktivitetet ushtarake të aleatëve të tij, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës,sesa dinin për ushtrinë e Bashkimit Sovjetik.

CIA ishte shumë dyshuese për KGB-në

Drejtori i parë i CIA-s, Alen Dales, deklaroi në një rast për KGB-në:“Ajo është më shumë sesa një polici sekrete, më shumë se një organizatë e inteligjencës dhe kundërzbulimit. Ajo është një instrument për përmbysje, manipulim dhe dhunë, për ndërhyrje të fshehtë në punët e vendeve të tjera”.

U shpërbë në vitin 1991

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, të njëjtin fat pati edhe KGB-ja që u zëvendësua nga një shërbim i ri i sigurisë së brendshme, FSB. FSB ndodhet në ish selinë e KGB-së në Moskë, dhe supozohet se kryen shumë nga të njëjtat detyra si paraardhësi i saj në emër të mbrojtjes së interesave të qeverisë ruse.

Trupat e Sigurisë së KGB-së u bënë Shërbimi Federal i Mbrojtjes (FPS)

Në vitin 1989, trupat e sigurimit të KGB-së ishin rreth 40.000. Nën Boris Jelcinin, që shërbeu si president në vitet 1991-1999, Trupat e Sigurisë së KGB-së u riemëruan dhe u riemëruan në Shërbimin Mbrojtës Federal. FPS-ja ka për detyrë të mbrojë zyrtarët e lartë dhe figurat publike.

Bjellorusia ka ende një “KGB”

Bjellorusia është i vetmi shtet i ish-Bashkimit Sovjetik ku organizata e sigurisë kombëtare quhet ende“KGB”. Ndërkohë, Bjellorusia është gjithashtu vendi ku u themelua një grup i quajtur CHEKA,emri i policisë sekrete të bolshevikëve që ekzistonte para NKVD apo KGB-së.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE