Connect with Us

Lëshonte certifikata vaksinimi false/ Vihet nën hetim mjekja nga Lushnja

Kronika

Lëshonte certifikata vaksinimi false/ Vihet nën hetim mjekja nga Lushnja

Publikuar

-

/

Është vënë nën hetim mjekja 36-vjeçare në Lushnje e cila akuzohet se ka lëshuar certifikata vaksinimi pa e bërë vaksinën kundrejt përfitimit monetar.

Sipas policisë specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier, proceduan penalisht shtetasen E. N., pasi dyshohet se ka kryer veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

Po nga këto struktura, pas denoncimit në njësinë Antikorrupsion, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorim detyre” dy punonjës të AKU Fier, konkretisht shtetasit:

LEXO EDHE:  Ndërron jetë një tjetër pacient/ Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

M.K., 48 vjeç, banues në Fier dhe D. S., 33 vjeçe, banuese në Fier, të dy me detyrë inspektorë terreni pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, Dega Rajonale e Qarkut Fier.

Këta shtetas dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin, me veprimet e tyre kanë shpërdoruar detyrën duke mos mbajtur aktet e konsatimit gjatë kontrollit të ushtruar në datat 13.09.2021 dhe 14.09.2021 në subjektin e shtetasit E. M./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

134 kg kokainë me foton Eskobarit/ Lirohet nga burgu administratori i kompanisë

Publikuar

-

Nga

Është liruar nga burgu Erion Peti i cili prej muajsh ishte i arrestuar për trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike nga Porti i Durrwsit.

Ai u arrestua në prill të 2021 së bashku me shtetasin Klajdi Xibraku.



Në kontejnerin e kompanisë u sekuestruan 134 kg kokainë të paketuara dhe të stampuara me profilin e Pablo Eskobarit.

LEXO EDHE:  Ndërron jetë një tjetër pacient/ Rritet numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë

Ka qenë gjyqtarja e Apelit Durrës, Anita Mici, e cila ka pranuar kërkesën e avokates së Petit, duke e lënë pa asnjë masë shtrënguese./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksident tek rrotullimi i Thumanës/ Makina përplas për vdekje këmbësorin

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Krujë, ku ka humbur jetën një këmbësor.

Rreth orës 17:30, tek rreth rrotullimi i Thumanë Krujë, një automjet ka goditur një shtetas këmbësor ende të pa identifikuar ku si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë menjëherë.



Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

LEXO EDHE:  Hapja e spitaleve rajonal Covid/ Manastirliu  nga Elbasani: 600 shtretër në skenarin e parë

LEXO EDHE:  Shifrat e fundit/ Regjistrohen 26 milion persona të infektuar me Covid në të gjithë botën, ja sa kanë humbur jetën

Dyshohet se viktima mund të jetë roje e ndonjë objekti në afërsi të zonës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Makina përplaset me motoçikletën në Lezhë/ Plagoset rëndë drejtuesi

Publikuar

-

Nga

Një aksident i rëndë ka ndodhur në superstradën Lezhë -Shkodër pranë kryqëzimit të fshatit Gocaj.

Mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë e për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i motoçikletës.



Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin e drejtuesit  që shkaktoi aksidentin. /CNA.al

LEXO TE PLOTE