Connect with Us

Laçi prezantohet te Dinamo: Ky është objektivi ynë

Sport

Laçi prezantohet te Dinamo: Ky është objektivi ynë

Publikuar

-

/

Dinamo ka prezantuar drejtorin e ri sportiv, Arbi Laçin. Në një konferencë për shtyp ai u shpreh i privilegjuar për detyrën e re, por foli dhe për objektivat e klubit.

“Është një privilegj për mua. Falenderoj presidentin për besimin e dhënë. Jam i lumtur që jam këtu. Nuk do të jetë e thjeshtë, më pëlqejnë sfidat dhe e pranova me kënaqësi. Dua të ndihmoj klubin me mundësitë e mia. Kemi punë për të bërë si një familje e madhe”.

“Ky projekt ka nisur nga asgjëja. Qëllimi është ta kthejmë Dinamon në elitë por do kohë dhe përkushtim. Ky projekt do shtrihet ne kohë dhe jam bërë pjesë ë një projekti fitues”.

“Do të punoj për të fituar duke filluar nga moshat. Kam besim tek klubi, tek fanella që mbajnë veshur futbollistët. Ka gjëra për tu përmirësuar. Do na duhet të vrapojmë. Ka nevojë për ndërhyrje, për ecurinë në kampionat dhe për vazhdimësinë në kohë. Kemi nisur të diskutojmë për gjërat që duhen bërë. Nuk ka vend për premtime por është koha për të punuar. Te jesh klub i madh kërkon vëmendje”.

“Përtej diskutimeve kemi një objektiv primar, e cila është ndeshja e radhës. Duke parë gjerat në vazhdimësi do të shohim si do të ecim. Investimi eshë i madh por do të vrapojmë. Duhet të luftojmë me kohën për të kapur kundërshtarët”.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“FIFA The Best”/ Sot ceremonia, kush do të kurorëzohet më i miri?

Publikuar

-

Në orën 19:00, direkt nga Zyrihu, do të fillojë dhe ceremonia madhështore e “FIFA The Best”. Mesi, Levandovski e Salah do të mësojnë se kush prej tyre do të shpallet si më i miri i këtij sezoni.

FIFA sot do të shpallë dhe formacionet më të mira për meshkuj dhe femra për vitin 2021. Gjithashtu do të jepet dhe çmimi për futbollisten më të mirë femër.

Më poshtë keni listën e çmimeve dhe finalistët:

Futbollisti më i Mirë: Mesi, Levandovski, Salah

Futbollistja më e Mirë: Hermoso, Kerr, Putelas

Çmimi “Pushkash”: Lamela, Taremi, Shik



Portieri më i Mirë: Mendi, Donaruma, Nojer

Portierja më e Mirë: Berger, Endler, Mari Labe

Trajneri më i Mirë për MeshkujMançini, Tuhel, Guardiola

Trajneri/ja më i/e Mirë për Femra: Kortez, Hejes, Viegman

Çmimi për Fansin/Fansat

Çmimi Fair-Play

LEXO TE PLOTE

Seria A

Shkarkimi i Benitez, Evertoni nis kontaktet me Gattuso

Publikuar

-

Everton prej ditësh është në kërkim të një trajneri të ri, pas shkarkimit të Rafa Benitez.

Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, klubi i Premier League, ka kontaktuar Gennaro Gattuso, për t’i besuar drejtimin e skuadrës.



Tekniku italian është papunë nga fundi i sezonit të kaluar, kur u largua nga drejtimi i Napolit dhe tashmë është gati për drejtimin e një skuadre të re.

Në orët e ardhshme pritet të ketë edhe një vendim përfundimtar, mbi një marrëveshje të mundshme mes Gattuso dhe Everton.

LEXO TE PLOTE

Sport

Mbrojtësi brazilian “lë thatë” Partizanin, lojtarët kthejnë sytë nga drejtuesit

Publikuar

-

Fernandinho pritej të mbërrinte sot në Tiranë për të nisur punën me Partizanin. Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Burime të besueshme pranë klubit të kuq tregojnë se ende drejtuesit nuk kanë dhënë miratimin për mbrojtësin brazilian që do të zëvendësonte Mustën e larguar në linjën e majtë të prapavijës. Atmosfera është pozitive pas triumfit 3-0 kundër Egnatias, megjithatë stafi teknik pret ende dhe dy dhurata.



Bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë me të cilin u tha se një akord, por dhe një sulmues. Gjithçka aktualisht është e ngrirë dhe shkak janë bërë financat. Edhe pse jo zyrtarisht, të njëjtat burime tregojnë se lojtarët janë me sytë nga drejtuesit për të marrë pagat e tyre. Ata kanë hyrë në muajin e tretë pa u paguar, por janë mjaftuar vetëm me bonuset e ndryshme. Pritet të shihet se çdo do të ndodhë te 16 herë kampionët e vendit që pas largimit të Ilir Dajës nga drejtimi, synohen minimalisht Kupat e Europës.

LEXO TE PLOTE