Connect with Us

Kush tha që kostumet mashkullore janë të mërzitshme?/ Ja disa kombinime super shik nga vajzat e ekranit

Showbizz

Kush tha që kostumet mashkullore janë të mërzitshme?/ Ja disa kombinime super shik nga vajzat e ekranit

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Prej kohësh aksesorë dhe veshje të caktuara, që dikur ishin vetëm ekskluzivitet i meshkujve, janë bërë një trend i veshjeve stil të femrave. Këmishat e të dashurit janë përherë një veshje që të bën të ndihesh shumë seksi, por po aq seksi mund të dukesh edhe me një kostum tërësisht mashkullor.

Këto vajza të ekranit janë shfaqur së fundmi në daljet e tyre publike me kostume mashkullor dhe mund të themi me plot gojën se duket fantastike.

Madje aq bukur duket një kostum i tillë, sa Rudina Dembacaj p.sh e ka zgjedhur si veshje për celebrimin e martesës së saj me Mark Frrokun në janar të këtij viti.

Rudina Dembacaj

Rudina Magjistari, zgjedh shpesh kostume për pasditen e saj dhe i rrinë perfekt.

Arbana Osmani, mund të themi se një kostum i tillë duhet të jetë një “must” në daljet e saj në ekran

Dojna Mema, si një xixëllonjë si me kostum si me fustane

Jonida Maliqi- shik, seksi e suksesshme. Jonida ekperimenton me çdo gjë dhe çdo gjë i rri perfekt

Fjodora Fjora di ta kthej çdo gjë në stil dhe s’mund të ishte ndryshe as kur vjen puna tek kostumet e meshkujve

Jonida Shehu i zgjedh shpesh kostumet në daljet e saj dhe është një zgjedhje e mençur nga ana e saj

Iva Tiço, e bardha i rri perfekt dhe kostumi i bardhë kombinuar me këpucët pink me gurë nuk mund ta tregonte më klas e shik

Marcela Lati, di përherë të duket seksi dhe stil dhe s’mund të ndodhte ndryshe

Xhensila Myrtezaj zgjodhi të tregonte anën e saj si një grua biznesi në promovimin e linjës së saj të bukurisë, ndaj kostumi i tillë ishte gjete e zgjuar

Jona Spahiu zgjedh shpesh veshje mashkullore që e tregojnë femër shik në përditshmërinë e saj

Jonida Vokshi duket po aq vintage e joshëse në kombinimin që ka bërë./ Revista Who

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Showbizz

Nga fotot nudo, tek puna në televizion/ Pse Beniada Nishani prezantohet në publik me mbiemër tjetër

Publikuar

-

Nga

cna lajm show

Një nga vajzat më energjike dhe lozonjare në shtëpinë e Big Brother Vip është Beniada Nishani. Çapkëne dhe pa komplekse, me një shqipe karakteristike të folur nga ana e saj, Beniada ka marrë gjithmonë pëlqimin e publikut shqiptar.

Për vendin tonë, Beniada u bë e njohur rreth katër vite më parë, kohë kur ishte imazh i “Playboy” në Portugali dhe kur pozoi nudo për GQ në Itali.

Por kush është Beniada dhe si ka qenë jeta e saj ndër vite?

Ajo ka lindur në Durrës më në vitin 1991, ku jetoi vetëm dy vite pas zhvendosjes së familjes në Itali. Beniada njihet jo vetëm si fotomodele, por edhe si personazh televiziv në programin investigativ “Le Iene” të Mediaset.

“Shumë persona kuriozohen për origjinën time, duke u nisur nga mbiemri Nishani. Unë jam mbesa e Presidentit Bujar Nishani, që është kushëriri i tim eti, dhe bashkë ata janë si vëllezër.

Por në karrierën time në Itali, përveç mbiemrit Nishani, kam vendosur të prezantohem me emrin e artit, Beniada Jakic (mbiemri i nënës sime)”, ka treguar ajo dikur për revistën “Story”.

Mirëpo, duket se që të arrijë deri këtu fama e saj nuk ka qenë kaq e lehtë, pasi bukuroshes i është dashur të sakrifikojë shumë.

Në një bisedë që ka pasur me Sarën në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ajo ka zbuluar se për tre vite ka paguar 700 euro për një dhomë të vogël me qira në Milano. Edhe pse ishin shumë para, ajo nuk hoqi dorë nga ëndrra për të jetuar në këtë vend që e pëlqente shumë.



Nishani tha se ia ka dalë e vetme, sepse babai i saj vendosi të mos e ndihmonte me të ardhura, ngaqë nuk donte që ajo të shkëputej nga shtëpia dhe të jetonte vetëm.

Sa i përket dashurisë, Beniada ka treguar se ka qenë e fejuar me një futbollist nga mosha 16-vjeçe deri në atë 23 vjeçare.

“Ishte i fokusuar vetëm te futbolli dhe mua më mërzitej jeta me të. Pas një lidhjeje 7-vjeçare erdhi një moment që nuk e duroja dot më as kur më puthte”, duke rrëfyer se kështu ajo i dha fund fejesës me të.

Beniada madje ka treguar edhe rastin e një futbollisti, por pa përmendur emër, që e ngacmonte edhe pse ishte i martuar.

“Gjithë vajzat i shkonin nga mbrapa, mundoheshin të afroheshin me një justifikim. Ai fliste më shumë me shoqen time, ata ishin moshatar, pastaj donte të me fliste dhe mua, por unë i përgjigjesha shumë shkurt.

E shikoja që ai nuk po m’i ndante sytë. E njihja shumë mirë dhe gruan e tij edhe kam pasur gjithmonë respekt për të dhe nuk e kuptoja se si ai kishte nevojë te shkonte ne darkë me dikë tjetër. Më pas më gjeti dhe Instagramin”, u shpreh ajo./E.K-CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Nëse ke ndonjë shqetësim, telefono…”/ Ja çfarë i pëshpëriti në vesh Donaldi, Beatrixës pas daljes nga Big Brother

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Donald Veshaj është një nga banorët më të komentuar të Big Brother Vip, në veçanti për lidhjen e tij me këngëtaren Beatrix Ramosaj, e cila u eleminua nga gara mbrëmjen e kaluar.

I përlotur dhe tejet i mërzitur, para daljes së Beatrixës nga shtëpia e Big Brother i pëshpëriti diçka në vesh dhe kaq mjaftoi që ky moment të bënte xhiron në gjithë rrjetin.

Në videon është shpërndarë në çdo rrjet social, dëgjohet që Donaldi i drejtohet Trixës duke i thënë se nëse do të ketë ndonjë shqetësim, të telefonojë vëllain e tij binjak Romeo Veshajn.



Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon nëse ke shqetësim, për çdo gjë”, i tha Veshaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Showbizz

“Nuk lumturohem se nxorra Trixën”/ Einxhel e trishtuar pas daljes së këngëtares nga Big Brother Vip

Publikuar

-

Nga

cna show

Beatrix Ramosaj është banorja e radhës e cila është eleminuar nga shtëpia e Big Brtoher Vip. Krahas Donaldit dhe Einxhel, publiku votoi që Beatrxi të dilte nga realityshoë.

Pas daljes së këngëtares, disa prej banorëve duket se janë trishtuar, duke përfshirë këtu edhe vetë Einxhelin, e cila së fundi ka patur shumë përplasje me Donaldin.



Pas spektaklit teksa banorët e tjerë e urojnë se po vazhdon lojën dhe se disi mori “hakun” për daljen e Dj Dagz, Einxhel është shprehur se pavarësisht të gjithave nuk është e lumtur që doli Beatrix, pasi ishte një nga personat që ajo e ka dashur.

Për çfarë të lumturohem? Që qëndrova unë dhe nxora Trixën? Pavarësisht si shkuan gjërat unë Beatrix e kisha një nga personat më të dashur këtu brenda. Gjithsesi e dija që sido që të shkonin gjërat debatet e mia me Donaldin e di që do kishin ndikuar shumë”, tha Shkira./ CNA.al

LEXO TE PLOTE