Connect with Us

Kumbulla drejt largimit nga Roma, ja ku do transferohet

Seria A

Kumbulla drejt largimit nga Roma, ja ku do transferohet

Publikuar

-

/

Duket se e ardhmja e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla është gjithnjë e më larg kryeqytetit italian teksa shumë skuadra kanë shfaqur interes për të.

Sipas asaj që raporton “Il Messaggero”, nuk është vetëm Udineze që është pas 21-vjeçarit, por së fundmi ka pasur edhe një interes nga Torino ku si pasues të mbrojtësit Armando Ico, drejtuesit “granata” shohin Kumbullën si zëvendësuesin ideal të italianit.

Kumbulla nuk shihet në preferencat e Zhoze Murinjos teksa në total në të gjitha kompeticionet në sezonin aktual është aktivizuar në 6 ndeshje.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seria A

Strakosha do largohet nga Lacio, Tare gati ta zëvendësojë me shokun e Bajramit

Publikuar

-

Lacio po mendon të sigurojë shërbimet e një portieri për sezonin e ardhshëm, me Strakoshën e Reinën që të dyve do t’i përfundojë kontrata në verë dhe nuk duket se do të rinovojnë.

Portieri i Empolit, Gulielmo Vikario, shihet si pasardhësi i gardianit shqiptarë në portën e Lacios. Sipas “Gazzetta dello Sport”, 25-vjeçari kërkohet nga shumë klube të tera në Itali, por Lacio ndodhet në kryesim për shërbimet e tij.



Igli Tare duket se po mendon të bëjë merkato te Empoli, ku nëpërmjet portierit do tentojë dhe mesfushorin shqiptarë, Nedim Bajrami.

LEXO TE PLOTE

Seria A

FORMACIONET ZYRTARE/ Talenti i Kombëtares U21 nga minuta e parë, Interi dhe Empoli bëjnë rotacion në Kupë

Publikuar

-

Inter-Empoli është sfida e 1/8 për Kupën e Italisë që do të luhet në orën 21:00. Zikaltërit janë favorit për të kaluar në raundin tjetër, ndërsa pak minuta më parë janë bërë publike edhe formacionet zyrtare.

Trajneri Inzaghi ka bërë rotacion duke lënë shumë titullarë pushim. Të njëjtn gjë ka bërë edhe Andreazzoli te Empoli që ka lënë në stol Ismajlin dhe Bajramin, ndërsa ka hedhur nga minuta e parë Asllanin, mesfushorin e Kombëtares U21.



INTER (3-5-2): Radu; D’Ambrosio, Ranoçhia, Dimarco; Dumfries, Vidal, Gagliardini, Vecino, Darmian; Correa, Lautaro.

EMPOLI (4-3-1-2): Furlan; Marchizza, Viti, Romagnoli, Fiamozzi; Asllani, Stulac, Bandinelli; Zurkowski; Cutrone, Pinamonti.

LEXO TE PLOTE

Seria A

Përdhunoi shqiptaren, konfirmohet dënimi me burg i ish-yllit të Realit dhe Milanit

Publikuar

-

Robinjo ka prekur fundin. Ish-futbollisti i Realit dhe Milanit u përball në gjykatën e shkallës së tretë, për shkak të përdhunimit të një shqiptareje. Gjykata mori vendimin përfundimtar për brazilianin.

Ai sëbashku me shokun e tij Rikardon janë dënuar me nëntë vite burg. Ngjarja daton që në vitin 2013. Avokatët e lojtarit e kundërshtuan këtë fakt dhe paraqitën një apelim por që u refuzua.



Robinjo aktualisht është pa kontratë që nga viti 2020, ku ndërpreu bashkëpunimin me Santosin vetëm 6 ditë pas firmës. Arsyeja ishte kjo situatë.

LEXO TE PLOTE