LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ish zv.kryeministrja në zi/ Humb njeriun e shtrenjtë

10 Nëntor 2021, 15:29, Aktualitet CNA
Ish zv.kryeministrja në zi/ Humb njeriun e shtrenjtë

Ish-zëvendëskryeministrja, Senida Mesi ka ndarë me ndjekësit e saj një lajm të hidhur.

Ajo shkruan se të hënën babai i saj kanë dhënë frymën e fundit, teksa tregon dhe fjalët që i tha atij ?mirupafshim bab, derisa të shihemi përsëri do të kalojë një kohë e gjatë?.

?Lamtumirë baba i qeshur, i dashtun, plot energji me jetu dhe me ja dal në çdo sfidë e frymëzim për mu, Stelën dhe Enisin dhe mbështetje për Idën/mamin, për me ec para në jetë me forcat tona, mos me u dorzu kurrë dhe me jetu jetën me integritet e pasion!!

Të hënën bana vrapin e jetës teme bashkë me ty e vllanë nëpër korridorin e spitalit me të dhënë frymën e fundit, por sja dolëm dot! Merrsh frymë i qetë atje lart, t?du fort!!!!

?….. mirupafshim bab, derisa të shihemi përsëri, edhe pse ke me m?pritë shumë? …. ishin  fjalët e fundit që i thashë?, shkruan Mesi./CNA.al

Lajmet e fundit nga