LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Interi lëviz në merkato, mund të marrë sulmuesin e Sassuolos që në janar

10 Nëntor 2021, 11:30, Sport CNA
Interi lëviz në merkato, mund të marrë sulmuesin e Sassuolos

Rikthehet interesimi i Interit për Giacomo Raspadorin. Pasi e kërkoi në verë, Beppe Marotta është rikthyer në aksion dhe tashmë duket se ekzistojnë të gjitha mundësitë që sulmuesi i Sassuolos të vishet zikaltër që në janar.

Pas një sezoni të shkëlqyer vitin e kaluar, kampionati aktual nuk ka nisur në mënyrën më të mirë për sulmuesin e ri, që me trajnerin Dionisi po vuan për të gjetur hapësira në formacion.

Administratori i deleguar i Interit ka filluar bisedimet me drejtorin e përgjithshëm të Sassuolos, Giovanni Carnevali, dhe tratativa mund të finalizohet me sukses që në janar, ndonëse klubi e vlerëson 40 milion euro kartonin e lojtarit.

Zikaltërit synojnë ta marrin në formë huaje dhe më pas të përdorin si shkëmbim lojtarë të rinj si Agoume, Mulattieri, Satriano apo Pirola për të ulur çmimin.

Kjo ide i pëlqen Simone Inzaghit, ndërsa sulmuesi i ri është i gatshëm që të provojë fatin në një klub të madh.

Lajmet e fundit nga