Connect with Us

“Hetoni dhe arrestoni Metën”/ Rama merr në mbrojtje Presidentin, kapet me qytetarët

Politikë

“Hetoni dhe arrestoni Metën”/ Rama merr në mbrojtje Presidentin, kapet me qytetarët

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Një ditë më parë Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, ka njoftuar se Njësia Antikorrupsion ka nisur procesin publik të denoncimeve në SPAK bazuar mbi prova të qarta abuzimi të zyrtarëve të administratës shtetërore.

Ky njoftim është shpërndarë në rrjete sociale edhe nga kryeministri Edi Rama, ku nuk kanë munguar komentet dhe reagimet e qytetarëve, të cilët shprehet se nuk i besojnë kësaj nisme,

Madje qytetarët kanë folur me emra konkretë politikanësh, duke thënë se që andej duhet të fillojë hetimit.

Presidenti Ilir Meta është, një prej politikanëve që i është përmendur kryeministrit Edi Rama, duke i thënë se hetimet duhet të nisin prej tij.

Por, Rama ka reaguar, duke marrë në mbrojtje Presidentin Ilir Meta, duke i thënë qytetares se për përralla mund të flisni sa të doni dhe se Qeveria nuk zëvendëson Prokurorinë.

Qytetarja nuk është ndalur me kaq, duke i thënë se korrupsion ka pasur edhe në rastin e Metës, madje edhe me video.

LEXO EDHE:  Reagon Basha/ “I vetmi përgjegjës për bllokimin e Aeroportit është Rama”

Qytetarja: Nëse jeni të sinqertë në këtë fushatë kundër korrupsionit, filloni me Metën. Peshku qelbet nga koka në Shqipëri, jo nga këmbët. Këto janë përralla me mbret që flisni.

Edi Rama: Zonjë, ne këtu flasim për një mekanizëm që mund ta përdori çdo qytetar që ka nevojë për mbështetje kundër ryshfetit apo vonesave në marrjen e një shërbimi dhe nuk flasim për ndonjë zëvendësim të Përokurorisë me Qeverinë, kështu që për peshkun, Metën dhe përrallat ju mund të flisni sa të dëshironi, po këto nuk hyjnë fare në këtë mes

Qytetarja: Po pse Meta nuk kërkoi ryshfet dhe u inçizua me video dhe u vërtetua nga organet përkatëse deri në United States? Oh harrova, Presidentët nuk quhen. Nëse do besimin e popullit fillo nga krerët jo nga sardelet.

Reagimet për ryshfet në institucione kanë qenë të shumta, të cilat po i sjellim më poshtë.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Në PD ka një pakicë uzurpuese”/ Kaso: Përjashtimet e Bashës janë nul, është shkarkuar

Publikuar

-

Nga

Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Ivi Kaso u shpreh se selia e PD është uzurpuar nga një pakicë.

Kaso komentoi përjashtimet e deputetëve që janë pjesë e këtij komisioni, ndërsa i ka cilësuar nul këto vendime, pasi sipas tij që nga 11 dhjetori nuk ka një kryesi legjitime.

Është në vijim të veprimeve të paligjshme që një pakicë uzurpuese vijon të kryejë me qëllim që të ushqejë opinionin publik me gjëra që sikur po ndodhin në PD. Ka patur një Kuvend legjitim të thirrur nga anëtarësia në 11 dhjetor”, u shpreh ai në ABC News.



Kaso thotë me tej se sipas rregullores së Kuvendit deputetët organizohen sipas përkatësisë partiake ose orientimit politik. Ai thotë se përjashtimet nuk mund të vijnë nga një shkresë e ish-kryetarit të partisë, duke iu referuar shkarkimit të Lulzim Bashës.

LEXO EDHE:  Kërkesat e ndërkombëtarëve/ Ndoka: “Ka filluar “çmontimi” i Ramës

LEXO EDHE:  Rama justifikohet për tradhtinë ndaj Kosovës/ I del në mbrojtje edhe “vëllaut të tij serb”

Kryesia në thonjëza e PD është konsideruar nga Kuvendi Kombëtar si e pakonstituar. Që nga data 11 dhjetor e kemi të pamundur të kemi një kryesi legjitime. Të gjithë aspektet e tjera kanë të bëjnë me pjesën ekstraligjore. Pjesa që i takon Kuvendit është që ka vetëm një parashikim në rregullore, neni 15, që parashikon që grupet parlamentare përbëhen nga deputetët që organizohen në dy mënyra, sipas përkatësisë partiake ose orientimit politik.

Është rregullorja e parlamentit që e normon një gjë të tillë. është grupi parlamentar që zgjedh kryetarin. Është Kuvendi që i vë në dispozicion ambientin e Kuvendit. E njeh deputetin si personalitet juridik dhe organizëm të gjallë. Përjashtimi nuk vjen nga një shkresë e ish-kryetarit të partisë”, u shpreh Kaso./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Të dorëzojë detyrën e Presidentit”/ Manjani akuza të forta Metës: Është kompromentuar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka hedhur akuza ndaj Presidentin Meta.

I ftuatr në A shoë, Manjani tha se Meta është kompromentuar në detyrën e kreut të shtetit, kur deklaroi se shtyu zgjedhjet e 30 qershorit me kërkesë të Lulzim Bashës.

“Ilir Meta ka shumë burrni dhe duhet t’i qëndrojë burrnisë së një fjale. Nëse do t’i rrish tezës që nuk do t’i dekretosh zgjedhjet…qëndrimi në raport me zghjedhjet lokale ka qenë i sforcuar. Argumenti që dha së fundmi se kishte qarë Lulzim Basha që të shtynte zgjedhjet, e kompromenton. Cili është qëndrimi? Ky argument ishte nga më të ultit, më i pavlerë. Zhdekretova zgjedhjet se qau Lulzim Basha. Në këtë kuptim presidenti merr përgjegjësi, është institucion.



Së treti, a duhen dekretuar apo jo? Unë mendoj që ky president nuk ka më kredo publike për ta çuar dhe mbyllur këtë mandat dhe këto muaj, rruga më e drejtë do të ishte dorëzimi i detyrës dhe lejimi i një presidenti tjetër që të dekretonte zgjedhjet në kushte normale. Kjo është në raport të presidentit me zgjedhjet. Kjo pikëpamje duhet të qëndrojë në raport me publikun, në raport me detyrën.

Kjo sjellje e kompromenton detyrën e presidentit. Unë nuk mendoj se duhet shkarkuar për këtë fakt. Unë pres që kushtetuesja të shprehet jo vetëm në raport me Ilir Metën, por të shprehet se kush janë kriteret kushtetuese si duhet të sillet një president që të quhet kushtetues. Pra, të përkufizohet roli kushtetues i presidentit. Kjo do të ishte më e drejta, Ilir Meta të hapte rrugën dhe t’ia linte dikujt tjetër”, u shpreh Manjani./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ne e bëmë Bashën kryetar partie dhe bashkie”/ Bylykbashi: Do ndërtohet demokracia e brendshme në PD

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike kanë qenë në fokus të diskutimit të deputetit Oerd Bylykbashi, i cili ka kundërshtuar veprimet e Lulzim Bashës.

Në një intervistë televizive, ai tha se Basha ka dështuar vazhdimisht, duke shtuar se do të ndërtohet demokracia e brendshme në PD.



Duam të rindërtojmë demokracinë në PD. Nëse do ketë sukses, do ketë ndikim edhe më gjerë se Partia Demokratike. Basha premton diçka që nuk është përcaktuar në të ardhmen. Basha është si film me seri, që përsëritjet i ngjajnë njëra-tjetrën. Basha ka dështuar në mënyrë të vazhduar në politikë. Basha sot është i ri, por është i plakur në atë vend, duke mos ndryshuar dot as veten dhe as gjendjen për PD-në dhe vendin.

U kuptua se kush është Basha dhe ai zhgënjeu demokratët. Me Berishën, demokratët janë mësuar që të sulmojnë dhe kanë fituar. Partia janë njerëzit e baza. Rama ndihmon qartësisht Bashën. Ne e bëmë Bashën kryetar partie, me ndihmën tonë absolutisht, fituam ne demokratët Bashkinë e Tiranës. Duhet të shkëputemi nga e shkuara dhe të vazhdojmë përpara”, deklaroi Bylykbashi./CNA.al

LEXO TE PLOTE