LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Eksperiencë e hidhur për ish-trajnerin e Dinamos, skuadra “hedh në erë” avantazhin e thellë

10 Nëntor 2021, 18:31, Sport CNA
Eksperiencë e hidhur për ish-trajnerin e Dinamos, skuadra “hedh

Zgjedhja e Francesko Moreiros për t?u bërë trajneri i kombëtares së Maldives surprizoi jo pak. Ish-trajneri i Dinamos, kishte edhe oferta nga liga inferiore në Itali, mirëpo zgjodhi një alternativë krejtësisht të veçantë me Maldives.

Kështu, nga data 21 tetor i këtij viti 52-vjeçari është në krye të përfaqësueses modeste. Ndërkohë, një episod interesant por jo i favorshëm i ka ndodhur në mbrëmjen e djeshme trajnerit Moreiro. Maldives ishte duke fituar me rezultatin e pastër 0-4 ndaj Sri Lankës në miqësore dhe kur dukej se gjithçka po shkonte sipas parashikimeve, ekipi i tij shpërbëhet në fushë.

Kjo sepse, nga minuta e 63 deri në fund të lojës, Sri Lanka i shënon katër gola dhe shmang disfatën duke lënë një shije të hidhur për Moreiron, me këtë të fundit që edhe pse bëhej fjalë për thjesht një miqësore, do të ketë pasur shumë për të diskutuar me të tijtë pas takimit.

Lajmet e fundit nga