Connect with Us

Denoncimi/ Policët rrahin qytetarin dhe i thyejnë dhëmbët

Denoncim

Denoncimi/ Policët rrahin qytetarin dhe i thyejnë dhëmbët

Publikuar

-

/

Emisioni Stop në Tv Klan denoncon rastin e dhunimit të një qytetari nga forcat e policisë. Rasti ka ndodhur në qytetin e Pogradecit. Qytetari Ilirjan Dojçe tregon se kishte shkuar me makinë në Pogradec për të shitur speca.

Pas shitjes së specave, Ilirjani u takua me dy shokë të tij ku qëndruan në një lokal. Problemi nisi kur shkoi ora 23:00, teksa hynte në fuqi orari i ndalimit policor në kuadër të pandemisë.

Pikërisht rreth kësaj ore, Ilirjan së bashku me dy shokët e tij të cilët po i shoqëronte për shtëpi, u ndalua nga patrulla e policisë. Sipas qytetarit, 3 policët filluan t’i kërkonin llogari për kalimin e orës policore. Ilirjani tregon se u dha policëve 20 mijë Lekë të vjetra dhe ata e lanë të ikte.

Por pasi përcolli shokët, ai shkoi te daja i tij ku do të flinte. Sapo parkoi makinën, e njëjta patrullë me 3 policët u shfaq sërish. Në këtë moment, Ilirjani thotë se u dhunua nga punonjësit e policisë, të cilët i thyen dhëmbët dhe hundën.

Ilirjan DojçeNë datën 20 Tetor kam qenë në qytetin e Pogradecit për të shitur disa speca. Mbaroj punë dhe më pas takoj dy shokët e mi, qëndruam atje në orët e vona të darkës, ishte rreth 23:00. Në atë kohë kur po iknim, na del patrulla. Ishin 3 policë, na ndaluan, ku shkoni. I them unë po shkoj shokët e mi deri te shtëpia. Debatuam atje, më kërkuan lekë. Ju dhashë 20 mijë Lekë (të vjetra). Më pas ikëm. Më tha mua ku do shkosh? I them do iki te shtëpia e dajos tim dhe do rri atje sot. Mbarova punë, më pas shkoj në lagje dhe sa parkoj makinën atje, makina e policisë doli prapë te lagjia. Erdhi ai polici, më thotë ti s’merr vesh. Të thashë që do shkoj të fle këtu sot. Debatuam pak atje. Më pas filluan kontradiktat, më rrahën, më bënë copë. Edhe hundën e kam të thyer, dhëmbët e thyer, më shanë, më ofenduan me llafe nga më të ndryshmet. Më kërcënuan, do të vrasim, do të fus plumbin, do të hedh në përrua e shumë gjëra të tjera.

Pasi kërkoi ndihmën e emisionit Stop, Ilirjani u takua sërish me policët që ai thotë se e kishin dhunuar. Kësaj radhe, qytetari ishte pajisur me kamera të fshehtë.

Ilirjan Dojce- Çkemi? Si kaloni?

Polici- Mirë, cfarë bëre ti?

Ilirjan Dojce-Më njeh, apo s’më njeh?

Polici- ëë.. të njojta…ëë.., c’kemi?

Ilirjan Dojce- Ore, ju me bëtë copë mua atje!

Polici-(nuk kuptohet)

Ilirjan Dojce-A e kupton këtë gjë ti? Ajo rrahje, që më bëtë…

Polici– Dëgjo! Takohemi, se është shefi vërdallë këtu!

Polici 2– Si jeni? Ca thotë ky?

Polici- Jo mo, hiç…

Ilirjan Dojce– Të dy ishin cunat, të dy ishin këta…?

Polici 2- Cfarë…?

Polici– Si ishin të dy këta?

Ilirjan Dojce- Në turn bashkë…

Polici-Të thashë, të pimë një kafe dhe bisedojmë dicka! Hajde të ulemi dhe…të thashë, që atë ditë “na numrin”, apo s’e mban mend? Këta ikën, s’kanë faj fare, këta ikën s’kanë punë fare.

Ilirjan Dojce- Ore ikën këta, po këta ishin bashkë me ty atë ditë…

LEXO EDHE:  Denoncimi i "Stop"/ Punonjësit e Bashkisë tre muaj pa paga!

Polici– Si…ti ke punë vetëm me mua, nuk ke punë me ta…

Ilirjan Dojce- Ja do të pres unë ty dhe do ta pimë një kafe.

Një një takim me të njëjtët policë, sërish me kamera sigurie, Ilirjani e pyeti njërin prej tyre se përse e rrahën, ndërsa polici tha se gjithçka kishte ndodhur në gjaknxehtësi e sipër.

Ilirjan Dojce- 200 mijë lekë dëm më ke bërë. Na shikoje! Po si më the atje në fund…? Do të marr edhe do të fut edhe plumbin?! Do të marr, do të hedh në prrua?!

Polici- Në gjaknxehtësi e thotë njeriu…

Ilirjan Dojce– Më mirë më merrje, më coje brënda,- të thashë. Më mirë të më hidhje atje, të më coje brenda xxx( nuk kuptohet) jo të më thyeje dhëmbët! Unë sot jam me dhëmb të thyer. 3 veta, se unë i mbaj mënd.

Polici- Këta cunat s’kanë punë fare. Dëgjomë mua!

Ilirjan Dojce– Si s’kanë punë fare?! U grinda me një nga cunat, i ktheva llafin.

Polici- Jo, jo!

Ilirjan Dojce- Me cunat u grinda unë? Le të thotë, ja ku është! Ia kam kthyer llafin? Le të thotë, ja ku është! Ja,hajde ty ta ktheva llafin, se unë e mbaj mënd. Këtij apo atij …?

Polici– Po c’rëndësi ka bre…

Ilirjan Dojce-Jo, jo, se e mbaj mend unë.

Polici- Po si e mbajke mend ti, ke qëne pavetëdije?!

Ilirjan Dojce- Po në rregull bre, pa vetëdije kam qenë.

Polici 2 – Po pa vetëdije, ti mund të vrasësh!

Ilirjan Dojce-Po si mund të vras unë, isha duke hyrë në hyrje, juve më erdhët mua.

Polici– Po ne të erdhëm, se të dëgjuam, s’të thamë ik nga fugonat!

Ilirjan Dojce– A vajta te hyrja unë?

Polici-Nuk kuptohet.

Ilirjan Dojce-I cova shokët deri atje, i cova vetë pastaj në hyrje…

Polici-Te vazhdojmë ne…?

Ilirjan Dojce- Të vazhdoni!

Në një tjetër takim, kur qytetari e pyet sërish policin përse e dhunoi, efektivi i thotë se ata e respektuan duke shkëmbyer numrat e telefonit!

Polici- Budalla! Ty policët të kanë bërë një nder. Kaq s’e kupton? Kaq s’e kuptove?  I shave këta, ishe i pirë…

Ilirjan Dojce-Unë ta pranoj, aman kam 3 ditë, që po vjell gjak. Shikoji dhëmbët! Po nuk jam nga ata burra, sepse ju respektova, ama jo të më bëje në këtë gjëndje mua…

Polici– Se ne s’të respektuam?

Ilirjan Dojce- Më respektove. Kafenë ta thashë atje…

Polici- xxx nuk kuptohet ..të pimë një kafe, ta dhashë edhe numrin.

Ilirjan Dojce-edhe të më rrahni ju të, tre sic jini?!

Polici- Kush të rrahu kot?

Ilirjan Dojce– S’më godite ëëë..? Po kush më bëri kështu mua?! Vërtetë s’ju respektova?!

Polici- Hic fare.., hic fare!

Ilirjan Dojce-Ia mora djalit, t’i dhashë ty. Po ta tregoj tamam muhabetin, sic është…

Polici-Do vish poshtë, ta pimë një kafe bashkë?

Ilirjan Dojce– Ku poshtë…?

Polici-nuk kuptohet.

Dy drejtuesit e emisionit Stop, Saimir Kodra dhe Gentian Zenelaj i bënë thirrje SHÇBA-së që të reagojë pas publikimit të këtij rasti. /tvklan.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Denoncim

Stop denoncon si u manipuluan rezultatet e testimit për policët e rinj në Akademinë e Sigurisë

Publikuar

-

Nga

cna denoncim

Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar manipulimin që u është pikëve të policëve të rinj për të kaluar testin gjatë Akademisë së Sigurisë.

Në Dhjetor 2021 Akademia e Sigurisë hapi konkursin për patrullë të përgjithshme, ku morën pjesë shumë të rinj. Në fund të kësaj procedure që përmbante testin me shkrim dhe testin fizik, u kualifikuan 443 policë të rinj.

Por shumë denoncime mbërritën në redaksinë e emisionit “Stop” për manipulim të rezultateve të testit me shkrim të konkursit.

Njëri nga konkurrentët e këtij testimi ka pranuar të flasë publikisht duke shprehur zhgënjimin për mënyrën e vlerësimit, por dhe ngre dyshime.



“Në datën 1 Dhjetor kemi kryer testimin me shkrim për patrullë të përgjithshme afër Pallatit të Kongreseve. Unë kam qenë grupi i dytë. Testimi çdo gjë normal, e kam kryer testimin brenda 1 orë e gjysmë, i kam kryer të gjitha dhe si përfundim prisja datën, i nxorrën për 24 orë. Shikoj dhe kisha marrë 49 pikë. S’di ku të ankohem se e kam për herë të tretë. Të rishikohet testimi se aty mund të jetë bërë çdo gjë. Unë nuk jam dakord me pikët, unë s’di ku të ankohem. Deri sa doli testimi fizik, aty e kam parë që çdo gjë ishte manipulim, duke filluar nga 0 pikë, nga 40 pikë. Vjen personi me 0 pikë që shkruan emër/mbiemër ose s’ka qenë fare prezent të marri 52 pikë, unë me 49 pikë të ngel. S’ka mundësi, është e padrejtë. Ta thonë troç, duam miqësi t’ju fusim polic. Unë drejtorit të përgjithshëm, Gledis Nanos, i kërkoj që të rishikohet testimi ose të ritestohen përsëri se është hera e tretë që aplikoj, është hera e tretë që ndihem i shtypur në këtë pozicion, unë e kam pasion punën e policisë”, tha ai.

LEXO EDHE:  “Stop”/ Kamera e fshehtë tregon pazarin e politikanit me punë e seks

LEXO EDHE:  Skandali/ Nxirren nga materniteti gratë që sapo kanë lindur, shkak rikonstruksioni i godinës

Emisioni Stop ka siguruar listat e testit me shkrim për policët e rinj, ku duket sesi u janë shtuar pikët disa prej kandidatëve për Akademinë e Sigurisë.

Konkretsht, Lierjo Seferi nga 48 pikë ka kaluar me 55 pikë. Kristi Çerçizaj nga 0 pikë i janë shtuar 52 pikë. Aleksi Brahja nga 43 pikë ka kaluar me 57 pikë dhe Aleksandër Kreci nga 47 pikë ka kaluar me 56 pikë. /tvklan.al

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Fiks Fare/ Nëna më tre fëmijë të mitur hidhet në rrugë nga Qendra e Grave të Dhunuara, kishte dhe urdhër mbrojtje

Publikuar

-

Nga

cna denoncim

Një grua e dhunuar me 3 fëmijë ankohet në emisionin Fiks Fare se ishte hedhur në mes të rrugës bashkë me fëmijët e saj të mitur.

Ajo u tregon gazetarëve se qendra ku ajo ishte strehuar e ka detyruar që të mos qëndrojë më aty. Nëna me 3 fëmijë thotë se fillimisht ka kërkuar ndihmë nga kisha në Don Bosko.

Më pas kisha e ka drejtuar tek Qendra e Grave të Dhunuara Kamëz ku ka qëndruar vetëm për 10 ditë pavarësisht se ka urdhër mbrojtje nga komshiu i saj. Në datë 15 dhjetor 2021 ajo së bashku me fëmijët është larguar nga qendra, pasi e ka detyruar drejtuesja e institucionit dhe stafi me pretendimin se zonja mbante telefon në dhomë. Nga ana tjetër zonja e mohon të ketë patur telefon, pasi kontrollohej nga stafi në çdo hyrje. Ndërkohë i kanë thënë që e kanë kapur kamerat e sigurisë për të cilat zonja ka kërkuar të shohë filmimet, por nuk e kanë lejuar. Firmën për të dalë nga qendra e ka hedhur për shkak të presionit të ushtruar nga drejtuesja dhe stafi. Momentalisht atë bashkë me 3 fëmijët e ka strehur dikush që ka njohur në kishë ndaj kërkon ndihmën e Fiksit.

Emisioni Fiks Fare i drejtohet Shërbimit Social Shtetëror me anë të një e-maili ku kërkon arsyet e largimit të viktimës nga Qendra e Grave të Dhunuara edhe pse ka urdhër mbrojtje deri në muajin mars 2022.Gjithashtu pyet edhe nëse qendra ka lajmëruar institucione të tjera mbikqyrëse si bashkia apo policia. Ky email mban datën 23 dhjetor 2021 dhe Shërbimi Social kthen përgjigje në datë 28 dhjetor 2021. Në përgjigje thuhet se zonja ka dalë me dëshirën e saj nga qendra dhe në momentin e daljes është lajmëruar Bashkia Kavajë, ku zonja është rezidente. Për këtë Fiksi merr dhe një shkresë që mban datën 16 dhjetor 2021 me numër protokolli 134.

LEXO EDHE:  Denoncimi i “Stop”/ Punonjësit e Bashkisë tre muaj pa paga!

LEXO EDHE:  Skandali i Stop/ Qytetarët konsumojnë akullore e bozë me fekale dhe baktere



Pra Shërbimi Social thotë se qendra është në rregull me procedurat. Gazetarët kërkojnë informacion në Bashkinë Kavajë nëse shkresa u kishte shkuar dhe çfarë kanë bërë me rastin? Bashkia thotë se shkresa ka mbërritur në datë 23 dhjetor ditë në të cilën gazetarët kërkuan informacion në Shërbimin Social me numër protokolli 142.Pra qendra nuk ka dërguar asnjë shkresë në datën 16 dhjetor dhe këtë shkresë e ka hartuar vetëm për Fiksin për të justifikuar punën. Gazetarët për dy ditë me radhë janë munduar të takojnë drejtoreshën e qendrës, dhe pas shumë përpjekjesh nga ana e gazetarëve më në fund bindet që t’i presë. Gazetarët i kërkojnë të shohin protokollin pasi shkresat janë fiktive. Drejtoresha nuk pranon duke u justifikuar se janë të dhëna konfidenciale.

Për këto shkresa Fiksi vë në dijeni sërish Shërbimin Social Shtetëror.Brenda ditës ky i fundit thërret drejtoreshën e qendrës në komision të disiplinës. Në këtë komision i jepet vërejtje me shkrim jo vetëm drejtoreshës, por edhe të gjithë stafit të cilat kishin emrin dhe firmën në shkresat fiktive.Gjithashtu shërbimi social e ka nën monitorim prej ditësh Qendrën e Grave të Dhunuara për të dalë më pas në një masë dhe raport përfundimtar.

Përveç këtyre Shërbimi Social ftoi të dhunuarën të kthehej në qendër bashkë me tre fëmijët e saj të mitur./tch

LEXO TE PLOTE

Denoncim

Policia e Pogradecit të rreh e ‘të jep kafe’!/ Efektivët i nxjerrin shpatullën qytetarit dhe i kërkojnë të mos flasë

Publikuar

-

Nga

Një qytetar nga Pogradeci ka denoncuar në emisionin Stop në Tv Klan dhunën e ushtruar ndaj tij nga disa punonjës të policisë.

Qytetari Elton Muço thotë për mikrofonin e Stop se ka qenë në një festë të organizuar nga Bashkia e Pogradecit në ambient publik, kur disa punonjës policie pasi e vëzhgojnë disa herë, i kërkojnë që të shkojë me ta dhe të futet në furgonin e policisë.

Mirëpo aty nisi edhe dhuna ndaj tij. Policët i shkaktuan fraktura të rënda, ndërsa në pasi e shoqëruan në komisariat i nxorrën edhe shpatullën pasi i përplasën derën.

Elton Muço thotë se i njeh disa prej policëve që e dhunuan.

“Në datë 3 Tetor në festën e verës këtu në Pogradec ka qenë një moment që siç mblidhen të gjithë me organizimin e bashkisë për festën që bëhet çdo vit, ka ardhur në një moment duke konsumuar diçka që kemi porositur për të pirë, ka kaluar polici mbrapa meje dhe më ka tërhequr vëmendjen një kushëriri im. Në një moment është afruar patrulla policore afër meje dhe më kanë tërhequr të shkoj pak me ta. Në moment që kam ecur drejt furgonit, ju kam thënë zotëri nuk hipi në furgon, më thuaj një arsye.

Nga ai moment kur i kam thënë më thuaj arsyen, janë kthyer me fjalë banale dhe njëri nga policët më ka goditur, pastaj më kanë goditur komplet. Njërin e njoha direkt, Kejsit Balliun edhe Emrat Dervishin, edhe gjatë rrugës, në momentin që hipi në furgon, polici përdorte fjalë banale.

Kur kam zbritur në degë jam dhunuar po në të njëjtën kohë deri sa jam shoqëruar te dhoma dhe në një moment nga dhuna e kryer, për vetëmbrojtje jam munduar që të mbështetem mbrapa derës të shmang dhunën ndaj meje, në atë moment jam goditur me shkelma dhe më kanë përplasur me derën duke më nxjerrë shpatullën. Në moment që kam kërkuar spitalin, dëgjoja policët që thonin aty të vdesësh. Dikush nga këta thoshte aman më ler 5 minuta sa të hyj t’ia shkul dhëmbët”, tregon Elton Muço.

Pasi e dhunuan, Policia e Pogradecit përpiloi dokumentacionin ku shkruante se Elton Muço ishte rrëzuar nga shkallët dhe për këtë arsye kishte nxjerrë shpatullën. Eltoni nuk pranoi ta firmoste këtë proces-verbal. Por në vend të tij firmosi kushëriri i Eltonit pasi donte vetëm që të nxirrte nga komisariati dhe ta dërgonte në spital. Në këtë rast Policia e Pogradecit ka falsifikuar firmën e Elton Muços në raportin e shërbimit dhe ndalimit.

“Në momentin që kam dalë po mundoheshin të më detyronin të firmosja edhe po më mbanin dorën. Kam dalë, ka firmosur djali i tezes thjesht nga keqardhja që kishte se më ishin nxjerrë damarët e qafës. Firmosi deklaratën që bënin policët gjasme sikur i kam fajet unë dhe rrena. Unë nuk pranova. Ata shkruanin sikur unë isha gjasme i pirë dhe që rashë u pengova tek shkallët. Domethënë çfarë dëshironin ata”.

Kurse kushëriri i Eltonit tregon se gjithçka ndodhi për një keqkuptim.

LEXO EDHE:  “Bëhu e dashura ime se do jesh drejtoreshë”/ FRD reagon për skandalin e nënkryetarit të partisë

LEXO EDHE:  Skandali/ Nxirren nga materniteti gratë që sapo kanë lindur, shkak rikonstruksioni i godinës

“Unë jam djali i tezes së Erton Muços. Në festën e verës në Pogradec, ka ndodhur një keqkuptim midis kushëririt tim dhe Policisë së Pogradecit. Në ato momente e kanë shoqëruar për komisariat. Më pas kam vajtur unë. E shoh në gjendje tepër të rënduar, psikologjikisht, fizikisht. Ishte ushtruar dhunë ndaj tij dhe kam qënë i detyruar të firmos për ta çuar tek Spitali i Pogradecit. Arsyeja dihet, sepse ai nuk ishte më në gjendje të qëndronte atje dhe dua, që të vihet drejtësia në vend për atë”.

Mjeku ligjor i ka klasifikuar dëmtimet e Eltonit si të rënda dhe ka lëshuar raportin 9-ditor. Elton Muco tregon gjithashtu se ka pasur ndërhyrje për ta mbyllur këtë çështje dhe i janë ofruar edhe para për të mbyllur gojën. Ndërhyrja është bërë nga punonjës të tjerë të Policisë së Pogradecit, të cilët Eltoni i njeh.

“Më kanë ardhur shumë miq, më kanë ofruar si ta mbyllim këtë muhabetin. Polica janë edhe miqtë, që i kanë dërguar miqtë e tyre të brendshëm dhe më kanë ardhur në shtëpi dhe më kanë thënë po qe se mendohesh mirë na merr në telefon e na thuaj sa do dhe ta mbyllim këtë çështje. Normale që s’do pranoj, nesër-pasnesër mund t’i ndodhë dikujt tjetër”.

Emisioni “Stop” ka siguruar një regjistrim mes punonjësit të policisë Guxim Hamzallari dhe Eltonit, ku polici kërkon që ky incident të konsiderohet i mbyllur.

Erton Muça- Ty ç’a të thanë?



Polici, Guxim Hamzallari- Ata çunat thanë: mirë është, mos të merremi me ato, kjo është ideja, unë hyra në mes, që ti të mos kesh probleme, e ato mos të kenë probleme. Më kupto situatën! Ça mendje ke ti Erton, më thuaj mua, që mos të lozim, mos të luajmë me lojra fjalësh koti?

Erton Muça- Ju kemi shtet juve, ju duhet të na mbroni ne, jo të na rrihni!

Polici, Guxim Hamzallari– Logjika është kështu siç thua ti më, unë jam 100%.

Erton Muça– Se po ta zësh nga një anë, ti thua kështu…

Polici, Guxim Hamzallari– Jam 100% me ty.

Erton Muça- Po pra!

Polici, Guxim Hamzallari– Jo 100, po 1000% me ty.

Erton Muça– Unë, po qe ashtu..

Polici, Guxim Hamzallari- Ajo iku, u harrua, këshilla ime kjo është: takohemi me ata çunat, t’i themi të të japim një kafe, një drekë, si t’ia marri mendja atyre, që dhe unë mos të ngatërrohem fare! Mua mos më keqkupto, sepse..

Erton Muça- Kjo është për një vetë, pse t’i ndodhi atij? Më kupton?

Polici, Guxim Hamzallari– E marr vesh.

Erton Muça- Vëre veten në atë situatë!

Polici, Guxim Hamzallari- Jam 100% me ty. Iku tani, u harrua.

Çështja shkoi edhe në Prokurorinë e Pogradecit për shkak të kallzimit që bëri Eltoni në SHÇBA në Korçë. Por prokurori i çështjes, Gazment Frengu, pa hetuar vendosi mosfillimin e procedimit penal për këtë ngjarje. /tvklan.al

 

LEXO TE PLOTE