Connect with Us

Cilët fëmijë duhet të vaksinohen kundër COVID?/ Manastirliu sqaron qytetarët

Aktualitet

Cilët fëmijë duhet të vaksinohen kundër COVID?/ Manastirliu sqaron qytetarët

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka shpërndarë informacion në lidhje me vaksinimin e fëmijëve, kategoritë dhe vaksinat që duhet të marrin.

Në një postim në rrjetet sociale, Manastirliu shkruan se “Me këtë informacion të dobishëm për kategoritë e fëmijëve që duhet të vaksinohen ndaj Covid-19, ju ftoj të kontaktoni mjekun tuaj të familjes.  Ekipet tona mjekësore janë në shërbim çdo ditë të javës në qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit të përqendruar.

Rekomandohet vaksinim i fëmijëve 12-15 vjeç me sëmundje kronike dhe të gjithë grupmoshës 16-18-vjeç në çdo qendër shëndetësore apo pikë vaksinimi.

LEXO EDHE:  ISHP thirrje personave që vaksinohen/ Mos neglizhoni masat anti-covid, duhet dy javë kohë

Vaksina merret përkundër një karte identiteti, ndërsa fëmijët duhet të jenë të shoqëruar me prindin apo kujdestarin e tyre. Për kategorinë deri në 18 vjeç aplikohet vaksina Pfizer./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

Tritol në banesën e Dukës/ Policia del me njoftimin zyrtar

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Policia e Durrësit ka dalë me një njoftim zyrtar sa i takon ngjarjes që ndhodhi mbrëmjen e sotme.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se rreth orës 22:10 shtëpisë së Armand Dukës i është vendosur lëndë plasëse, ku si pasojë është dëmtuar vetëm porta e jashtme e banesës.

Durrës/Informacion paraprak



Më datë 24.01.2022, rreth orës 22:10, në lagjen nr. 4, Durrës, para portës së shtetasit A. D. dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në portën e jashtme të banesës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

I vunë tritol/ Pamjet kur Armand Duka mbërrin në banesën e tij

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e sotme iu vendos tritol banesë në Durrës së kreut të FSHF-së, Armand Duka.

Lënda plasëse ishte vendosur në derën e jashtme të banesës dhe nga shpërthimi nuk ka patur personat lënduar, por vetëm dëme materiale.

Në momentin e shpërthimit në banesë ndodhej vetëm bashkëshortja e Dukës e cila fatmirësisht nuk ka pësuar lëndime.

LEXO EDHE:  ISHP thirrje personave që vaksinohen/ Mos neglizhoni masat anti-covid, duhet dy javë kohë

LEXO EDHE:  Manastirliu në Berat: Këtë vit nisin ndërtimin e maternitetit të ri



Pak minuta më vonë Armand Duka mbërriti në banesën e tij, dhe siç shihet nga pamjet, kreu i FSHF futet qetësisht në banesë.

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Duka është kërcënuar me sms pak ditë më parë/ Zyrtari i FSHF e konfirmon

Publikuar

-

Nga

Aldi Topçiu, Drejtor Juridik i FSHF, ka konfirmuar lajmin e moderatorit Blendi Fevziu se ka pasur një SMS kërcënues pak ditë më parë kundrejt Armand Dukës.

Reagimi erdhi pas raportimit se shtëpisë së Dukës i është vënë tritol.

Pjesë nga biseda:

Blendi Fevziu: Nuk e di, më thonë që ka pasur një SMS kërcënues pak ditë më parë kundrejt Dukës, është e vërtetë z.Topçiu?

LEXO EDHE:  Fauci: Imuniteti i tufës mund të kërkojë vaksinimin e gati 90% të popullatës

LEXO EDHE:  Apeli i Shoqatës së Fëmijëve me Diabet: Kërkojmë të na rimbursohen pajisjet për kurën e diabetit



Aldi Topçiu: Nuk thoja dot diçka që më është thënë në koenfidencialitet e sipër

Blendi Fevziu: Është e vërtetë?

Aldi Topçiu: Po, është e vërtetë!

LEXO TE PLOTE