LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Caktohet arbitri që do vendosë drejtësi në ndeshjen Angli-Shqipëri

10 Nëntor 2021, 13:01, Sport CNA
Caktohet arbitri që do vendosë drejtësi në ndeshjen

Ndeshja Angli-Shqipëri, e cila do të zhvillohet të premten në orën 20:45, në stadiumin ?Wembley? të Londrës do të arbitrohet nga një katërshe gjermane. Kjo sfidë e cila është e vlefshme për fushatën kualifikuese të Botërorit ?KATAR 2022?, do të arbitrohet me kryesor Feliks Zuajer. 40-vjeçari gjerman i cili mban dhe stemën e FIFA-s ka vendosur drejtësi në disa duele ku së fundmi ka arbitruar në ndeshjen e Champions-it ku Interi luajti në transfertën e Tiraspolit ndaj Sherifit më 3 nëntor.

Asistent i parë i takimit të Shqipërisë dhe Anglisë do të jetë Marko Ashmyler, asistent i dytë do të jetë Jan Sidel dhe arbitër i katërt pritet të jetë Sven Jablonski. Në VAR do të jetë Bastian Dankert dhe në AVAR, Majk Pikel. Vlen të theksohet se zyrtar i FIFA-s, do të jetë ish-arbitri dhe ish-dizenjatori i polemikave të shumta në Serinë A, italiani Nikola Ricoli i cili do të jetë dhe si vëzhgues i ndeshjes. Ndërsa delegat i sfidës pritet të jetë rumuni Feliks Grigor.

ARBITËR ? FELIKS ZUAJER (GJERMANI)

ASISTENT I PARË ? MARKO ASHMYLER (GJERMANI)

ASISTENT I DYTË ? JAN SIDEL (GJERMANI)

ARBITËR I KATËRT ? SVEN JABLONSKI (GJERMANI)

VAR ? BASTIAN DANKERT (GJERMANI)

AVAR ? MAJK PIKEL (GJERMANI)

VËZHGUES I NDESHJES ? NIKOLA RICOLI (ITALI)

DELEGATI I NDESHJES ? FELIKS GRIGOR (RUMANI)

Lajmet e fundit nga