Connect with Us

Basha shkruan i përgjumuar/ Gafa e radhës e kreut të PD, në detyrë

Politikë

Basha shkruan i përgjumuar/ Gafa e radhës e kreut të PD, në detyrë

Publikuar

-

/

Kreu i PD-së në detyrë, Lulzim Basha, që në mëngjes herët, është shfaqur me një postim në rrjetet sociale, duke u shprehur i shqetësuar për korrupsionin.

Sipas tij, Shqipëria është vendi më i varfër në Europë, sepse është vendi më i korruptuar i Europës.

“Një mijë e një hallet e njerëzve që rropaten për një jetë më të mirë, e sipërmarrësve që luftojnë për të mbijetuar në një ekonomi jo konkuruese”, shkruan Basha.

Ai më tej është ndalur tek pensionistët, por ajo që ka shkruar gat-gati është pa kuptim, duhet deshifruar.

“…e të moshuarve të ndrydhur nga pensioni i pamjaftueshëm, i të rinjëve që ëndërrat i kanë çdo ditë e më shumë larg Shqipërisë, janë një thirrje për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë…”. Kjo është një pjesë e deklaratës e postuar në Twitter nga Basha, që nis e pakuptimtë dhe për më tepër e shkruar edhe me gabime drejtshkrimore, si tek fjala të “rinjëve”

LEXO EDHE:  Teatri parlamentar/ Spaho kapet mat me Taulant Ballën

Më tej ai ka bërë thirrje për ta pastruar politikën nga të gjithë ata që kanë abuzuar me besimin e qytetarëve, duke pasuruar veten dhe një grusht të vogël njerëzish./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarta e fortë e Metës/ Opozitën shqiptare deri më 25 prill e ka dirigjuar Rama

Publikuar

-

Nga

Denoncon Meta/ Pronat e Ushtrisë dhe të Komunitetit Fetar janë dhënë në mënyrë të paligjshme

Presidenti Ilir Meta bëri një deklaratë të fortë sonte në Opinion, ku tha se deri më 25 prill, opozita është dirigjuar nga Edi Rama.

“Do të jem i sinqert, opozitën shqiptare deri me 25 prill e ka dirigjuar Edi Rama. LSI  nuk kishte ku të shkonte.



Për LSI mund të them që bëri një vetëvrasje me djegien e mandateve dhe u bë bisht i kësaj opozite të dirigjuar nga Kryeministri. Në nivelet e larta nuk ka gabime, ka tradhëti.”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta: 25 prilli komplot kundër demokracisë, plan për gjakderdhje

Publikuar

-

Nga

cna politike

Presidenti Ilir Meta e ka konsideruar 25 Prillin komplot kundër demokracisë dhe plan për gjakderdhje. I ftuar në emisionin Opinion, Meta ka kujtuar të gjitha ngjarjet kriminale që ndodhën pikërisht në prag të zgjedhjeve të 25 Prillit, nga plagosja në zyrat e PD në Kavajë e deri te vrasja në Elbasan.



Unë deri në 25 prill kisha një shqetësim, të mos kishte gjakderdhje, pasi ky plan është i hershëm në Shqipëri. Pse në Kavajë nuk hynë në zyrën e PD-së u plagosën njerëz, aty mund të ishin vrarë dhjetë veta. Vajta që reagova. Pse në Elbasan nuk u vranë njerëz ndërkohë që emrat ishin dhënë më kohë dhe po të kishte vepruar SPAK me kohë nuk kishte ndodhur kurrë ajo që ndodhi atje. Edhe ai tjetri nuk e kishte humbur jetën. Po nuk i patë ju pamjet që kur vajti kryeministri ditën e verës plasi huri në Elbasan. Unë i  bëra këto? Me çfarë i bëra këto? Nuk dua të flas për disa tema se jam president? Po shikoni sa denoncime kam bërë si president në Prokurori.”, tha Meta./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta: ‘Konfliket me SHBA janë krijuar nga ‘gruaja e Bilalit’

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta është pyetur sonte në Opinion’ nëse i druhet shpalljes non grata nga SHBA pas mbarimit të mandatit si kryetar shtet.

Meta ironizoi duke shtuar se një gjë e tillë e bën për të qeshur. Ai tha  se nuk ka asnjë konflikt me SHBA, dhe se ato janë krijuar nga ‘gruaja e Bilalit, ose Rama, duke iu kthyer cështjes së shumpërfolur së vitit 2012.

“Janë qarqe të ndryshme njerëzisht, të cilët  kanë krijuar një sistem dezinformomi për Presidentin e Republikës për interes të ndryshme të tyre. Unë nuk kam asnjë konflikt me SHBA-të, konfliktet janë krijuar nga gruaja e Bilalit.

LEXO EDHE:  Lefter Maliqi: Basha më ka futur në listën për deputet i Beratit

LEXO EDHE:  Teatri parlamentar/ Spaho kapet mat me Taulant Ballën

Ata duan të bëjën lojën e gruas së Bilalit ta bëjnë.



Ilir Meta nuk ka asnjë problem me Shtet e Bashkuara të Amerikës.

Ilir Meta nuk ka paguar në të zezë për tu fotografuar me politikan të ndryshëm në Amerikë.

Ilir Meta nuk i është dashur që të paguaj drejtësinë në Amerikë për të mbyllur çështje të drejtësisë”, tha Presidenti./CNA.al

LEXO TE PLOTE