Connect with Us

Auditimi i KLSH/ Kallëzohen në SPAK 9 zyrtarë të Bashkisë Tropojë, ja konstatimet

Aktualitet

Auditimi i KLSH/ Kallëzohen në SPAK 9 zyrtarë të Bashkisë Tropojë, ja konstatimet

Publikuar

-

/

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vijuar me auditimin në institucionet shtetërore, ku është ndalur në Bashkinë e Tropojës.

KLSH ka kallëzuar në SPAK, 9 zyrtarë të kësaj bashkie, ku dhe ka dalë në përfundimin se këta persona kanë bërë shkelje të barazisë në tendera.

Më konkretisht bëhet fjalë për palestër e terrene sportive në Shkollën Asim Vokshi dhe sisteme të jashtme në Gjimnazin “Asim Vokshi”.

NJOFTIMI:

Kontrolli i Lartë i Shtetit, në kuadër të angazhimit në luftën pa kompromis kundër korrupsionit, ka konstatuar gjatë veprimtarisë së tij audituese shkelje të cilat përbëjnë konsumim të elementeve të veprës penale nga nëntë funksionarë të Bashkisë Tropojë.

Nga auditimi “Financiar dhe i Përputhshmërisë” i ushtruar në Bashkinë Tropojë, KLSH ka konstatuar:

– Shkelje të barazisë në tendera, nga anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, për procedurën e prokurimit me objekt: “Shkolla Asim Vokshi- palestër dhe terrene sportive dhe sistemime të jashtme në gjimnazin “Asim Vokshi”.

Në lidhje me këto shkelje, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar në SPAK tre funksionarë të Bashkisë Tropojë, anëtarë të KVO-së, për veprën penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal, si dhe

-Veprime apo mosveprime të gjashtë funksionarëve të Bashkisë Tropojë, anëtarë të njësisë se prokurimit dhe komisionit të vlerësimit të ofertave, për procedurën e prokurimit me objekt “Rikonstruksion i pesë segmenteve rrugore fshati Gri, Bujan, Cërrnicë” të cilat në tërësinë e tyre përmbajnë elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal. Në lidhje me shkeljet e konstatuara, KLSH ka depozituar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë kallëzim penal për personat e sipërcituar./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Aktualitet

FSHF publikoi audiopërgjimin e Erion Veliajt/ Reagon për herë të parë Edi Rama

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas publikimit të audiopërgjimit nga Federata Shqiptare e Futbollit.

Reagimi ka ardhur në rrjete sociale, ndërsa i është përgjigjur një qytetari i cili e ka pyetur për çështjen në fjalë, për përgjimin ku objekt është Erion Veliaj.



 Sipas Ramës  këto nuk janë as prova dhe nuk merren për bazë.

“Unë i neveris përgjimet e bisedave mes njerëzve që flasin në një mjedis jopublik, të cilat sipas meje nuk mund të merren për bazë asnjëherë askund, as si prova fajësie as si prova vërtetësie, sepse tjetër konteksti i nje komunikimi informal pa dorashka, tjetër konteksti i shfaqjes publike së një përgjimi, prandaj edhe as nuk e kam dëgjuar fare dhe as kam ndërmend ta dëgjoj, kështu që meqë të dhashë tërë këtë shpjegim tani të lutem plotësoje pyetësorin me opinionet e tua”, përgjigjet Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Merreni seriozisht, do të jem i ashpër me ata që abuzojnë”/ Gledis Nano iu “tërheq veshin” policëve

Publikuar

-

Nga

cna lajjme aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano mori pjesë në analizën vjetore të punës së strukturave që operojnë në qarkun e Gjirokastrës.

Nano ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e këtyre strukturave dhe rezultatet e arritura në drejtim të krimeve kundër personit e pronës, në goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, trafiqeve dhe kontrabandës, si dhe në parandalimin e kontrabandimit të migrantëve që hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit grek.

Gjithashtu Nano ka theksuar se viti 2022 është viti i sfidës për parandalimin e kultivimit të kanabisit dhe për këtë kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë strukturat, për të parandaluar kultivimin e kanabisit, zero kanabis në 2022, pasi kjo është sfidë personale e tij dhe e strukturave që drejton. Nano është shprehur se nuk do të tolerojë asnjë punonjës policie që do të implikohet në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike apo të përkrahjes së autorëve që kultivojnë bimë narkotike, trafikojnë apo shërndajnë lëndë narkotike në doza.

Merreni seriozisht dhe godisni çdo element që tenton të shesë drogë pranë shkollave, lokaleve e kudo.

Do të jem avokati mbrojtës i punonjësve të ndershëm të Policisë, të cilët përbalten padrejtësisht, por do të jem dhe shumë i ashpër me të gjithë ata punonjës që do të abuzojnë me detyrën, që performojnë në komunitet sjellje të pahijshme deri në arrogancë, duke u treguar qytetarëve që ne jemi padronët tuaj. Ne jemi shërbërtorë të qytetarëve dhe këtë mos e harroni kurrë”, ka thënë Nano.

LEXO EDHE:  Zgjedhja e kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit / SPAK propozon Aida Hajnajn

LEXO EDHE:  “U manipuluan shifrat e viktimave nga Covid/ PD nuk ndal thirrjet: Të nisin hetimet!



Më tej Nano ka theksuar se parandalimi i krimeve kundër personit dhe pronës në qarkun e Gjirokastrës është shumë i rëndësishëm për rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjithashtu si shumë të rëndësishme, ka vlerësuar edhe marrëdhënien mes Policisë dhe qytetarëve.

“Punoni fort, respektoni qytetarët, ofroni shërbim sa më cilësor, përgjigjuni në kohë, parandaloni konfliktet, parandaloni krimin e rrugës, rrisni sigurinë rrugore dhe jam i bindur se në qoftë se do të realizoni këto prioritete, do të keni mbështetjen maksimale të qytetarëve.

Jam i kënaqur që dëgjova nga prefekti i qarkut, që puna e strukturave të Policisë Gjirokastër është e vlerësuar nga qytetarët, besimi i qytetarëve është rritur ndaj strukturave të Policisë që operojnë në qarkun e Gjirokastrës dhe ky është një ogur i mirë për të vazhduar që gjatë vitit 2022, ta fitojmë akoma më shumë këtë besim, për të bashkëpunuar më mirë.

Performanca e çdo punonjësi të Policisë do të vlerësohet së pari nga qytetarët, nga mënyra se si do silleni dhe si do t’u ofroni shërbimin atyre, duke filluar nga pikat doganore, policia rrugore, patrullat e përgjithshme, pra të gjitha strukturat të jenë në unison, duke patur në plan të parë qytetarin dhe të vlerësojmë se jemi këtu vetëm për t’i shërbyer qytetarit”, është shprehur Nano./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me thikë duke kërcënuar/ Ndalohet 35 vjeçari që po tentonte të vidhte argjendarinë

Publikuar

-

Nga

Shërbimet e Policisë janë njoftuar sot se një shtetas po tentonte të vidhte në një argjendari në bulevardin “Dyrrah”, në Durrës, nën kërcënimin e një thike.

Menjëherë pas informacionit të marrë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit L. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili nëpërmjet kërcënimit me një armë të ftohtë (thikë), ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.

LEXO EDHE:  Gjyqtarë dhe prokurorë të grupit “KÇK” sfidojnë Vettingun/ Emrat e tyre në duart e SPAK

LEXO EDHE:  Ish-ministri denoncon megavjedhjen shtetërore/ Mesazhi i fortë për SPAK



Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë ( thikë) e përdorur nga autori./CNA.al

LEXO TE PLOTE