Connect with Us

Arbi Laçi emërohet drejtori i ri sportiv i Dinamos

Sport

Arbi Laçi emërohet drejtori i ri sportiv i Dinamos

Publikuar

-

/

Arbi Laçi do t’i bashkohet stafit drejtues të Dinamos, ku do të mbajë postin e drejtorit sportiv.

“Panorama Sport” shkruan se ai është zgjedhur dhe prezantuar mbrëmë nga presidenti Adrian Bardhi para të gjithë trajnerëve të klubit, që nga Bledi Shkëmbi i skuadrës së parë dhe atyre të akademisë.

Blutë plotësojnë kështu strukturën drejtuese të tyre me drejtorin sportiv, që deri tani kishte munguar. Arbi Laçi vjen te Dinamo pas përvojës me Tiranën, ku dhe u shpall kampion.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sport

“Depresioni gati sa nuk më vrau”, rrëfimi tronditës i futbollistit: Do hidhesha nën një tren

Publikuar

-

Emanuel Mammana trondit me deklaratën e fundit. Mbrojtësi i River Plate ka rrëfyer për gazetën Olé tentativën e tij për vetëvrasje dhe dha detaje të atij momenti të vështirë. 25-vjeçari, në prill të vitit 2020, tregoi se pas humbjes së prindërve kishte menduar vetëvrasjen dhe se River e kishte ndihmuar shumë.

“Mendova të lija futbollin, mendoja edhe për çmendurinë e vetëvrasjes. Doja ta bëja dy herë. Ishte shumë e vështirë, shumë e vështirë. Por pavarësisht dhimbjes arrita të dal prej saj. Më duhej të realizoja ëndrrën e babait tim: ai donte që unë të arrija Kombëtaren. Një ditë po prisja trenin dhe kur pashë se po vinte vendosa të hidhesha.



Një i huaj më kapi nga qafa e këmishës dhe më hodhi pas murit. Nuk e di kush është ai person, por e falënderoj nga zemra. Sot kam familjen dhe fëmijët e mi. Prindërit e mi nuk donin që unë të bëja vetëvrasje”.

Mbrojtësi u largua nga River Plate për t’u bashkuar me Lyon në vitin 2016, më pas filloi aventurën e tij me Zenit në 2017. Argjentinasi e përfundoi përvojën e tij në Rusi në fillim të vitit 2022, pas huazimit te Sochi. 25-vjeçari është kthyer në shtëpi te River, klubi që e ndihmoi të kapërcejë vdekjen e prindërve.

LEXO TE PLOTE

Sport

Partizani blindon krahun e majtë, merr një brazilian 28-vjeçar

Publikuar

-

Fernando Augusto do të jetë afrimi i radhës te Partizani. Mbrojtësi i krahut të majtë pritet në kryeqytet, pasi palët e kanë arritur akordin shkruan Panorama Sport.

Augusto është 28 vjeç dhe sezonin e shkuar ka spikatur me Makedonija GP, pasi ia ka dalë të shënojë është 6 gola në 31 ndeshje.



Sivjet braziliani ka luajtur 18 ndeshje të plota në kampionatin e Maqedonisë së Veriut dhe tashmë është bindur të provojë një eksperiencë të re me Partizanin në Abissnet Superiore.

Pjesën më të madhe të karrierës ai e ka kaluar në Brazil dhe për herë të parë në Europë ka luajtur në vitin 2016, me skuadrën e Pelister po në Maqedoninë e Veriut.

LEXO TE PLOTE

Sport

Merkatoja e bllokuar e Skënderbeut, ja futbollisti që ka fituar gjyqin në FIFA

Publikuar

-

Skënderbeu për momentin nuk mund të bëjë asnjë transferim pasi merkatoja e bardhekuqve është e bllokuar. Edhe pse drejtuesit kanë bërë tri lëvizje deri më tani, asnjë prej tyre nuk është bërë zyrtare pikërisht për këtë arsye.

Pavarësisht se në klub ende nuk ka një sinjal që të konfirmojë këtë dënim nga FIFA, pasi edhe vetë presidenti Takaj ka mohuar detyrime kundrejt lojtarëve, diçka e tillë tashmë është një fakt.

Skënderbeu ka humbur një gjyq ndaj Shqiprim Taipit, që luan te Kukësi dhe prej kësaj, merkatoja është e bllokuar.

Taipi dhe Skënderbeu mbyllën bashkëpunimin në fund të sezonit të kaluar. Ai ishte nga të parët që komunikoi largimin nga Skënderbeu, por asnjëherë nuk ka pretenduar zyrtarisht detyrime të klubit ndaj tij.



Duket se ai është përpjekur ta zgjidhë në qetësi këtë çështje, por nuk ia ka dalë dhe i është drejtuar FIFA-s.

Për momentin nuk dihet ende sa është shuma financiare e prapambetur që klubi korçar i detyrohet lojtarit. Vetë futbollisti nuk ka dashur të flasë publikisht.

Ndonëse merkatoja është e bllokuar, bardhekuqtë duken të qetë dhe nuk janë aspak në siklet si pasojë e këtij dënimi. Ata janë shumë të qetë dhe kjo do të thotë se e kanë një zgjidhje për këtë problem.

Skuadra e Memellit ka synim qëndrimin në elitë dhe konkurrenca është shumë e madhe, teksa kundërshtarët, përveç Kastriotit, e kanë shansin të bëjnë merkato dhe po bëjnë lëvizje në hyrje dhe në dalje.

LEXO TE PLOTE