LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Abuzimet me të mitur, këmbanë alarmi/ Psikologia këshilla prindërve: Si të dalloni sjelljen e fëmijës

10 Nëntor 2021, 11:12, Aktualitet CNA
Abuzimet me të mitur, këmbanë alarmi/ Psikologia këshilla

Psikologia Arjana Muça ka treguar gjithcka që duhet të dini në lidhje me profilin klinik të një pedofili. Sipas raporteve zyrtare në tremujorin e fundit janë shtuar rastet e denoncimeve në polici për veprën marrëdhënie seksuale me të mitur.

?Rastet nuk janë shtuar, tani po bëhen publike sepse deri dje kanë qenë më të fshehura. Tani ne po i dëgjojmë pak më shumë sepse opinioni ka filluar të sesnsibilizohet? u shpreh Arjana Muça në një intervistë në emisionin Rreze Dielli në Report Tv.

Sipas psikologëve persona të tillë enden lirshëm në shoqëri, dhe bëjnë sjellje normale dhe shpesh është i vështirë identifikmi i tyre, sidomos për prindërit për të kuptuar se një rrezik i tillë mund ti kanoset fëmijës së tyre. Por si të dallojmë sjelljen e fëmijës nëse është abuzuar seksualisht me të?

?Të gjithë prindërit sado kohë mos të kenë, do e kuptojnë sepse ai përqafimi që ata marrin në momentin që kanë kontaktin me fëmijët nuk do të jetë ai përqafimi I zakonshëm. Ajo gjuha e ëmbël plot emocion, ngjyrimet që ne I japim tonalitetit tonë kur takojmë fëmijët nuk do të jetë ai I zakonshmi. Pra që nga këtu prindri kupton që dicka nuk shkon, pastaj kemi ato shqetësimet të cilat janë më të dukshme, mund të jetë ankesa nga fëmija që nuk dëshiron të shkojë të nesërmen në shkollë se ndjnë një dhimbje barku, por kjo gjë bëhet e përsëritur. Kur themi fëmijë I izoluar, kemi një fëmijë i cili është i hapur, i cili është i shoqërueshëm dhe papritur bëhet I mbyllur nuk dëshiron të dal nga dhoma, nuk dëshiron ti prekësh sendet e tij personale? tha ajo./CNA.al

Lajmet e fundit nga