Connect with Us

50 euro për një certifikatë vaksinimi false/ Shkarkohet nga detyra mjekja në Lushnje

Aktualitet

50 euro për një certifikatë vaksinimi false/ Shkarkohet nga detyra mjekja në Lushnje

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ministria e Shëndetësisë ka shkarkuar nga detyra mjeken Elona Naço në qendrën shëndetësore në Gradisht të Lushnjes e cila një ditë më parë u denoncua në media se lëshonte certifikata vaksinimi kundrejt pagesës( 50 euro) , pa e kryer vaksinimin e qytetarëve. Gjithashtu do të merren masa që mjekes në fjalë t’i hiqet edhe licenca e ushtrimit të profesionit.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon me forcë ngjarjen e rëndë të  denoncuar nga emisioni “Fiks Fare”,  të lëshimit të certifikatës së vaksinimit kundrejt pagesës, pa kryer vaksinimin e qytetarit,  nga mjekja e qendrës shëndetësore të fshatit Gradisht të Lushnjes.

Sa më sipër, Ministria e Shëndetësisë ka marrë masën e menjëhershme të shkarkimit nga detyra të mjekes me inicialet E. N. Duke e konsideruar këtë akt, një veprim kriminal, shkelje të rëndë në dëm të shëndetit të qytetarëve dhe shëndetit publik të popullatës në situatën e pandemisë, Ministria e Shëndetësisë do t’i kërkojë Urdhrit të Mjekut, heqjen e licensës së ushtrimit të profesionit për mjeken në fjalë”, thuhet në njoftim.

Nga ana tjetër janë marrë masat edhe për lirimin nga detyra të drejtorit të qendrës shëndetësore në Gradisht me iniciale A.GJ. “Ministria e Shëndetësisë ka marrë edhe masën e lirimit nga detyra të drejtorit të qendrës shëndetësore Gradisht, me inicialet A.Gj. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale falënderon emisionin  investigativ “Fiks Fare” për denoncimin publik të këtij rasti korrupsioni dhe abuzimi me detyrën dhe shëndetin e qytetarëve, ndërkohë që inkurajon qytetarët të bashkëpunojnë me autoritetet për denoncimin e rasteve të abuzimit apo korrupsionit nga cilido punonjës në institucionet shëndetësore”, thuhet në njoftim.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Lidershipi s’është vetëm për burrat me kostum”/ Bregu uron presidenten e re të PE

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Roberta Metsola, politikane kristian-demokrate nga Malta do të jetë presidentja e re e Parlamentit Europian.

E zgjedhur në këtë post pas ndarjes nga jeta të David Sassolit, 43-vjeçarja Metsola bëhet gruaja e tretë dhe më e reja në moshë, në krye të organit legjislativ të bllokut.

Ndërkohë një urim për Roberta Metsolen ka ardhur edhe nga Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.



Urime Roberta Metsola zgjedhur sot si Presidentja e Re e Parlamentit European . Po aq urime edhe Partive Popullore Europiane, @EPP @EPPG për zgjedhjen përsëri të një gruaje në drejtim të një tjetër Institucioni të rëndësishëm Europian!

Lidershipi s’është vetëm për burrat me kostum!”-shkruan Bregu, në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto/ Lulzim Basha nuk bën dot pa Policinë

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha, i shkarkuar nga demokratët me referendumin e 18 Dhjetorit, nuk  del dot në asnjë takim pa Policinë.

Ashtu siç e thirri ditën e protestës së 8 Janarit, pasi dhunoi dhe përgjaku demokratët, ashtu e thërret sa herë që del nga blindat që ka vendosur në PD.

Video dhe fotot e mëposhtme tregojnë se si Lulzim Basha nuk del as në derë , nëse nuk ka Polici.



Në një takim që po mbante sot me disa gra, rrugët dhe e gjithë zona ku po mbajet takimi ishin të blinduara nga Policia, të cilët ruanin Lulzim Bashën.

Demokratët e pritën me proteste, pankaratë dhe e goditën me vezë, si kundër-reagim për dhunën që u ushtrua ndaj tyre në protestën e 8 janarit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Demokratët e Fierit e pritën me protesta/ Basha i emocionuar: Ishte e mrekullueshme

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kryetari i shkarkuar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ditën e diel ishte në Fier, për të zhvilluar një takim me demokratët.

Por, në fakt ai u “surprizua” nga demokratët e Fierit, të cilët e pritën me protesta dhe për të mbushur sallën i erdhi në ndihmë “aleati” i tij në qeveri.

Por, sot Basha edhe pse u prit me protesta nga demokratët e Fierit, është shprehur u emicionuar duke e cilësuar atë si pritje të mrekullueshme.

Para disa ditësh isha në Fier. Një pritje e mrekullueshme dhe prekëse. Kishte entuziazëm, cilësi, qytetari.

Do jem cep më cep për të folur me të gjithë.

Edhe me të zhgënjyerit edhe të zemëruarit me masakrën e 25 prillit.

Do I dëgjojmë të gjithë edhe ata që iu kishte humbur arsyeja dhe iu është rikthyer.

Kjo betejë nuk do bëhet për fatin e një njeriu”-tha Basha./CNA.al



Demokratët e Fierit protestë kundër Bashës/ Ndërhyn policia

Dështimi i takimit të Bashës/ Kush ishin shoqëruesit që i mbushën sallën në Fier

Basha dështon në Fier/ Rama i vjen në ndihmë

Demokratët e Fierit “surprizojnë” Bashën

LEXO TE PLOTE