Connect with Us

1.5 miliardë euro në favor të rindërtimit/ Ahmetaj bën bilancin: 25 kantiere të hapura

Politikë

1.5 miliardë euro në favor të rindërtimit/ Ahmetaj bën bilancin: 25 kantiere të hapura

Publikuar

-

/

Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka zhvilluar ditën e sotme një seancë dëgjimore me Ministrin e Shtetit per Rindertimin dhe Programin e Reformave, Arben Ahmetaj.

Gjatë raportimit të tij, Ahmetaj ka bërë me dije se ka 177 familje që janë ende në çadra, e që u janë dëmtuar shtëpitë nga tërmeti.

E ndërsa ka bërë edhe një raportim të detajuar sa i përket procesit të rindërtimit, Ahmetaj tha se janë dhënë 1.5 miliardë euro në favor të rindërtimit dhe se këto grante janë përthithur 100% nga qeveria.

 “Fondi i alokuar në buxhet ka qenë 28 miliardë lekë, dhe fondi i disbursuar ka qenë 18.1 miliardë lekë. rreth 17.8 miliardë lekë janë shpenzime të qeverisjes vendore dhe 0.64 miliardë lekë janë përdorur për qeverisjen qendrore. Ndërsa 9.9 miliardë lekë janë trashëguar për vitin 2021, nga të cilat 6.5 miliardë lekë janë për projekte të qeverisë vendore dhe 3.35 miliardë lekë janë për atë qendrore.

Deri më sot me vendim të Këshillit të Ministrave janë alokuar 25.5 miliardë lekë, disburzuar 21.8 miliardë lekë.

LEXO EDHE:  Qeveria miraton fondin 8.7 mld lekë/ Ahmetaj: Gati ndërtimi i 3400 shtëpive individuale

Buxheti për vitin 2021 buxheti 28 miliardë lekë. Edhe viti 2022 do të jetë vazhdimi për përmbylljen e këtij procesi të nisur, por pa lënë pa mbështeje sektorët e tjerë.

Projektbuxheti i vitit  2022 ofron 20 miliardë lekë për rindërtimin. Buxheti synon financimin e përfundimit të programeve grante të rikonstruksionit, riforcime të banesave kolektive, përfundimi i njësive individuale të banimit nga njësitë vendore, zhvillimin e zonave të reja, zhvillimi i infrastrukturës publike, objekte arsimore dhe institucione publike. Do të ketë përparësi financimi i granteve për familjet.

Akomodim i përkohshëm në dhjetor 2019 ishin mbi 11 mijë familje, ndërsa sot janë 177 familje që janë dhe përfitues të bonusit të qeras, që janë në çadra apo kontenier që për shkak të tokës dhe bujqësisë.

Sot janë 15 mijë që marrin bonus qiraje për akomodimin e tyre. Do marrin bonus derisa të hyjnë në banesat e reja.  Aktualisht janë shpallur 49 mijë përfitues nga programet e rindërtimit, brenda programit total”, tha Ahmetaj.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga tritoli tek kërcënimet e shantazhet/ Veliaj një tjetër mesazh për Dukën

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më i përfoluri në 24 orët e fundit sërish ka reaguar dhe sërish e ka lidhur me futbollin.

Në Konferencën e zhvilluar sot për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj tha se askush nuk është i paprekshëm kur abuzon me fondet dhe taksat e qytetarëve.

Sipas tij, UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë, duke i dërguar kështu një tjetër mesazh Armando Dukës.



“Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat personale, që respekton të drejtat e njeriut, nuk nënkupton se njerëzit janë të paprekshëm, qofshin këta edhe vipat e futbollit. Ti mund të jesh futbollist i shkëlqyer si Platini, por Zvicra nuk të jep imunitet. Zvicra të ndjek, të auditon, të kërkon llogari dhe ti nuk je i paprekshëm. Sepp Blatter ishte mbreti i futbollit, por të qënit në Zvicër nuk i dha askujt imunitet. Në momentin që ti dështon në proceset e auditit, të transparencës, atëherë as në Zvicër, që është sot modeli i ruajtjes së pavarësisë dhe privatësisë, nuk shpëton dot”, ka thënë Veliaj.

LEXO EDHE:  Rritja ekonomike dhe investimet/ Ahmetaj jep lajmin e mirë  

LEXO EDHE:  Mbyllja e misionit të FMN/ Ahmetaj: Ekonomia po konfirmon stabilitet, të angazhuar për uljen e borxhit

Kujtojmë se një ditë më parë, doli në dritë një audio-përgjim, ku eksponent kryesor ishte Veliaj, ndërsa më vonë, një sasi tritoli shpërtheu në portën e banesës së Armando Dukës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kosova ndalon hyrjen pa dozën e tretë të vaksinës/ Deputeti bën thirrjen urgjente

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Isuf Çela ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë së Kosovës, e cila nuk lejon të kalojnë në kufi qytetarët që nuk kanë 3 doza të vaksinës anti-covid.

Në një postim në rrjetet sociale, Çela shkruan se kjo masë duhet rishikuar urgjent, pasi sipas tij penalizon rëndë banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët kanë çdo komunikim tregtar, shëndetësor por edhe të lëvizjes, me territorin e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare të Qafë Morinit (Tropojë), Qafë Prushit (Has), Morinë (Kukës.)

Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes në kufi të qytetarëve të Shqipërisë që nuk kanë 3 doza të vaksinës anti-covid, është një vendim i nxituar dhe që duhet riparë urgjentisht. Kjo masë e qeverisë Kurti, është një masë që penalizon rëndë banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët kanë çdo komunikim tregtar, shëndetësor por edhe të lëvizjes, me territorin e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare të Qafë Morinit (Tropojë), Qafë Prushit (Has), Morinë (Kukës). Që prej momentit të hyrjes në fuqi të këtij vendimi, qytetarët e këtyre zonave dhe në kushtet e motit të keq, janë bllokuar nëpër pika doganore dhe nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë.



LEXO EDHE:  Autobusët elektrikë/ Ahmetaj jep lajmin e mirë

LEXO EDHE:  Kapërcehet ngërçi, Ahmetaj flet për rritje ekonomike

Kjo masë është e ekzagjeruar, duke pasur parasysh se procesi vaksinimit në Shqipëri është ende tek faza e marrjes së dy dozave dhe vetëm një pakicë e qytetarëve, kontingjent risku (të sëmurë kronik dhe të moshuar), kanë marrë 3 doza. Sipas informacioneve që kam as në Kosovë ky proces nuk është më i avancuar, por qytetarët e Kosovës po lejohen normalisht të hyjnë në Shqipëri me 2 apo edhe me test PCR.

Ndaj si deputet i Qarkut Kukës, i cili është edhe qarku me nivelin më të lart të varfërisë në vend, solidarizohem me reagimin e drejtë të qytetarëve të Kukësit, Hasit e Tropojës, dhe i bëj apel qeverisë së Kosovës, të rishqyrtojë këtë vendim dhe të heqë barrierat e panevojshme mes dy anëve të shqiptarisë, barriera që janë hequr me sakrificën e shqiptarëve. I bëj apel edhe qeverisë në Tiranë që të reagojë e të vendosë kontakte me Prishtinën që qytetarëve shqiptarë t’u rikthehet liria e lëvizjes Shqipëri – Kosovë.”-shkruan Isuf Çela.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tritoli në banesën e Dukës/ Balla: Ligji të godasë këdo

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të mbrëmjes së djeshme ku një sasi tritoli u vu pranë banesës së kreut të FSHF-së, Armando Duka.

Në një prononcim për mediat nga qyteti i Fierit, Balla tha se nuk duhet politizuar dhe se institucionet janë në krye të detyrës.

LEXO EDHE:  Kapërcehet ngërçi, Ahmetaj flet për rritje ekonomike

LEXO EDHE:  Ahmetaj në Himarë: Investimet në Unazën e Jugut, 250 milionë euro



Policia dhe prokuroria janë në krye të detyrës. Nuk duhet politizuar dhe treguar gishti ndaj askujt. Reagimi i kolegut tim Erion Veliaj ka qenë shumë mbështetës.
Ajo që është e rëndësishme ligji do godasë fort këdo”, tha Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE