Connect with Us

Vettingu i deputetëve/ Tabaku: Nuk është iniciativë e re e PD, duhet vullnet politik

Politikë

Vettingu i deputetëve/ Tabaku: Nuk është iniciativë e re e PD, duhet vullnet politik

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Vettingu i politikanëve, si një nga nismat e PD është diskutuar mbrëmjne e sotme nga nënkryetarja e kësaj partie Jorida Tabaku. Në një intervistë për media, Tabaku është shprehur se nuk është një iniciativë e re e Partisë Demokratike pasi lidhet me zgjedhjet, lidhet me dekriminalizimin dhe PD e ka nisur betejën para 7 vitesh.

Ka shumë parlamentarë të zgjedhur që kanë lidhje me krimin, të cilët nuk kanë qenë vetë në vetën e parë të përfshirë, por kanë lidhje familjare që pasuritë e tyre janë vendosur si rezultat i lidhjeve familjare dhe nuk ka asnjë të keqe që atë parim që ne kemi për sistemin e drejtësisë ta përkthejë në parime solide edhe për politikanët. Propozimi për Vettingun në politikë pa pikërisht këto parime bazë. Nuk kemi asnjë kompleks që ne të jemi të hetuarit e parë, nuk kemi asnjë kompleks që kjo të ndodhë edhe nga SPAK. Është e vërtetë që SPAK mund të ketë nevojë për përforcim kapacitetesh, por është i vetmi institucion i  cili mund të marrë masa dhe të shërbejë si filtër për Vettingun e politikanëve”, tha ajo.

LEXO EDHE:  Bllokimi i autostradës/ Zbulohet skenari i Ramës

Tabaku u shpreh se kjo çështje ka të bëjë vetëm me vullnetin politik. Sipas saj, Vettingu në politikë e plotëson hetimin e pasurisë që bën Instituti për deklarimin e pasurive.

Çdo raport për korrupsionin tregon që lidhjet e krimit dhe korrupsionit kanë arritur deri në politikë, po imponojnë punën e Parlamentit, po ndikojnë te të zgjedhurit si vendorë ashtu dhe qendrorë. Unë nuk besoj se ka prioritet më të madh për Shqipërinë se sa cenimi i këtyre parimeve të demokracisë”, tha ajo.

Sipas Tabakut, detyra kryesore e SPAK është hetimi i korrupsionit dhe për këtë arsye është ngritur, për hetimin e korrupsionit në nivel të lartë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Legen i vogël, zvarritës”/ Paloka i “përvishet” Ramës

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Deputeti demokrat Edi Paloka ka reaguar pas vizitës së presidentit turk, Rexhep Taip Erdogan në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Paloka ka publikuar një foto, ku kryeministri Edi Rama i përulet Erdoganit.

Paloka shkruan se Rama mbetet legen i vogël zvarritës.



Kjo është ajo që “më pelqen” kur vjen Erdogan, se e shoh Ramën në pozicionin e tij të natyrshëm!

Rama bën “të fortin” , arrogantin, cinikun…me të dobtit dhe popullin e tij, por mbetet gjithnjë ai legeni i vogël zvarrites e lepires kur ndodhet përballe të fuqishmeve! Kete pozicion do marre dhe para shqiptareve ne se nje dite do i tregojnë vendin!

P.S. E kam vënë në thonjëza “me pelqen” sepse në fakt për asnje kryeminister që perfaqeson vendin tim nuk do më pëlqente pozicioni i Ramës”-shkruan Paloka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Lidershipi s’është vetëm për burrat me kostum”/ Bregu uron presidenten e re të PE

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Roberta Metsola, politikane kristian-demokrate nga Malta do të jetë presidentja e re e Parlamentit Europian.

E zgjedhur në këtë post pas ndarjes nga jeta të David Sassolit, 43-vjeçarja Metsola bëhet gruaja e tretë dhe më e reja në moshë, në krye të organit legjislativ të bllokut.

Ndërkohë një urim për Roberta Metsolen ka ardhur edhe nga Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.

LEXO EDHE:  Video-Drejtori i Ramës kapet mat/ PD publikon audiopërgjimin e radhës

LEXO EDHE:  Lobimi i rusëve për Bashën në SHBA/ New York Times zbardh të tjera detaje



Urime Roberta Metsola zgjedhur sot si Presidentja e Re e Parlamentit European . Po aq urime edhe Partive Popullore Europiane, @EPP @EPPG për zgjedhjen përsëri të një gruaje në drejtim të një tjetër Institucioni të rëndësishëm Europian!

Lidershipi s’është vetëm për burrat me kostum!”-shkruan Bregu, në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Foto/ Lulzim Basha nuk bën dot pa Policinë

Publikuar

-

Nga

Lulzim Basha, i shkarkuar nga demokratët me referendumin e 18 Dhjetorit, nuk  del dot në asnjë takim pa Policinë.

Ashtu siç e thirri ditën e protestës së 8 Janarit, pasi dhunoi dhe përgjaku demokratët, ashtu e thërret sa herë që del nga blindat që ka vendosur në PD.

Video dhe fotot e mëposhtme tregojnë se si Lulzim Basha nuk del as në derë , nëse nuk ka Polici.

LEXO EDHE:  Bllokimi i autostradës/ Zbulohet skenari i Ramës

LEXO EDHE:  Lobimi i rusëve për Bashën në SHBA/ New York Times zbardh të tjera detaje



Në një takim që po mbante sot me disa gra, rrugët dhe e gjithë zona ku po mbajet takimi ishin të blinduara nga Policia, të cilët ruanin Lulzim Bashën.

Demokratët e pritën me proteste, pankaratë dhe e goditën me vezë, si kundër-reagim për dhunën që u ushtrua ndaj tyre në protestën e 8 janarit./CNA.al

LEXO TE PLOTE