Connect with Us

“Vendimet e Bashës anti-statutore”/ Vokshi: Po kërkon të uzurpojë atë që nuk i takon

Politikë

“Vendimet e Bashës anti-statutore”/ Vokshi: Po kërkon të uzurpojë atë që nuk i takon

Publikuar

-

/

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, e ftuar në “FrontLine”, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

Sipas saj, Lulzim Basha ka ndërmarrë akte anti-statutore, duke iu referua përjashtimit nga grupi parlamentar të Sali Berishës dhe pezullimit nga komisioni i sigurisë të Flamur Nokës.

Vokshi shtoi se Basha po e kthen PD në një parti të mbyllur, ndryshe sipas saj nga oferta politike e Berishës, që është pro një partie të hapur dhe demokratike.

“Pas datës 25 prill demokratët prisnin që gjërat të ndryshojnë. Ka humbur besimi te PD si një forcë që do të vijë shpejt në pushtet. Menjëherë pas zgjedhjeve ndodhën edhe vendimet e tjera që unë personalisht i kam kundërshtuar. Një vendim i zotit Basha për përjashtimin e Berishës, që na u komentua grupit parlamentar që prisnim prej 2 orësh për të hyrë në brenda. Kjo është anti-statuor. Sepse nuk u mor vendimi i strukturave.

 Zoti Basha me të vërtetë është drejtues, por s’mund të marrë vendime personale e t’i bëj me dije. I tillë është përjashtimi i Sali Berishës, pezullimi i Flamur Nokës, vetëm pse tha mendimin e tij të lirë. Po ashtu është dhe shkarkimi i Luan Baçit, që ishte pro Berishës.”

LEXO EDHE:  Të gjitha hijet e Agron Shehajt

Vokshi foli më tej dhe për zgjedhjet në FRPD.

“Askush nuk është kundër zgjedhjeve. Unë kam kërkuar ndër vite që të bëheshin zgjedhje të forumeve drejtuese. Në 2015 kur janë bërë zgjedhjet për forumin rinor është marrë vendimi që të bëheshin zgjedhje, fillimisht për forumin rinor, e më pas për të gruas.

Unë kam kërkuar zgjedhje në 2017, në 2019, e më ka thënë që nuk do të bëhen zgjedhje e do të komandosh kryetaret nëpër degë. Unë kam që nga fundi i 2019 dhe gjithë vitin e kaluar që kam hyrë në proces zgjedhor. Ajo që unë dua të sqaroj, është që lidhja demokratike e gruas i ka kryer zgjedhjet. Janë bërë anëtarësimet e mbi 10 mijë zonjave. Mendoni në kushtet represive, pa llogaritur zgjedhjet e reja. Unë kam listë të plotë të anëtarësisë të vjetër e të re. Kam bërë Kuvendet e 74 degëve. Zoti Basha po kërkon të uzurpojë hapësira që nuk i takojnë me statut”, tha ajo./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

GJKKO shtyn sërish seancën ndaj Saimir Tahirit

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka shtyrë sërish seancën ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Shtyrja e seances është bërë, pasi dy prokurorë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.



Vetë ish-ministri Tahiri ka qenë i pranishëm në GJKKO për të ndjekur nga afër seancën, por kjo e fundit është shtyrë për në datën 31 janar, në orën 11:00.

LEXO EDHE:  PD refuzoi ftesen për Komisionin e Reformës Zgjedhore/ Reagon sërish Gjiknuri

LEXO EDHE:  “Rama ka punuar për veten e tij”/ Tabaku: Qytetarët të lënë pas dore

Kujtojme ketu se SPAK e akuzoi për trafik droge, por gjykata ish-ministrin e Brendshëm e dënoi vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa me prishjen e vendimit nga Gjykata e Lartë, dosja u rikthye edhe njëherë në Apel./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Nuk mbahet partia me çadra dhe policë”/ Basha nuk del dot në bazë pa Ramën

Publikuar

-

Nga

“Demokratët janë të vendosur të sjellin një të ardhme më të mirë për të gjithë, të çliruar përfundimisht nga e kaluara, dhuna dhe gjuha e urrejtjes”.

Kështu ka shkruar Lulzim Basha, mëngjesin e sotëm në rrjete sociale, duke iu referuar të ashtuquajturit takim dje në Fier.

Lulzim Basha, ka vendosur të bëjë xhiro turistike nëpër qytete, me pretekstin se po takohet me demokratët, me bazën.  Kur në fakt ishin demokratët, baza ato që e shkarkuan me referendumin e 18 dhjetorit.

E vetmja gjë që i ka ngelur Bashës, pas 18 Dhjetorit, është posti i deputetit, pa harruar këtu se tashmë ka nën pronësi edhe bravat, blindat dhe vulën që nuk i hyn në punë, më për asgjë.

Basha del dhe thotë se dje në Fier bëri namin, ndërkohë demokratët e Fierit dhe jo vetëm e demaskojnë në rrjetin e tij social.
Lulzim Basha e ka treguar tashmë hapur se bashkëpunon me kryeministrin Edi Rama dhe po mundohet ta imitojë.



Por, në një gjë ende nuk ka arritur dot të bëhet kopje e tij. Që t’u kthejë përgjigje komentuesve-demokratëve, në rrjetin e tij social, kur ata japin mendimin e tyre apo edhe kërkojnë largimin e tij.

LEXO EDHE:  Të gjitha hijet e Agron Shehajt

LEXO EDHE:  PD refuzoi ftesen për Komisionin e Reformës Zgjedhore/ Reagon sërish Gjiknuri

Demokratët vijojnë ti, thonë se nuk e besojnë më, se është një ordiner, mashtruese. Mesazhet e demokratëve janë të qarta, kur  e këshillojnë se nuk mbahet partia me çadra dhe policë.

“Nuk të beson njeri ty o mashtrues, o ordiner.. Nuk mbahet partia me polici e me çadra….
Prit, prit se përfundon me humbje, mirë e kishte Rama, fli që të rritesh.. Dështak..po ia kalon Enverit për propagandë..Zagar mashtrues, sa policë të shoqëruan në Fier, dje? …Turp për ata që e ndjekin ende këtë mashtrues…nuk mbahet partia me një grusht njerëzish, ti në bëzë nuk del dot pa ndihmën e Edi Ramës… Demokratët e çojnë vendin përpara, veçse pa ty”.

Janë këto disa nga komentet dhe reagimet e demokratëve, përballë deklaratës së Lulzim Bashës, që flet për të ardhme.

Basha nuk ka guximin ti takojë jo e jo, por as që t’u kthejë përgjigje, dhe të përballet dhe ballafaqohet me ta./E.S-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Erdogan mbërrin në Rinas/ Pritet nga kryeministri Rama

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit, ku është pritur me ceremoni zyrtare nga kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë këtu se Erdogan do të qëndrojë për më shumë se 13 orë në vendin tonë.

Kjo vizitë ka bërë që institucionet tona të marrin masa shumë të rrepta sigurie. Eskortimi i presidentit Erdogan dhe siguria e tij nesër do të bëhet nga Garda e Republikës dhe RENEA.

LEXO EDHE:  Kush e fiton Tiranën?/ Kryeqytetasit vendosin për 25 prillin

LEXO EDHE:  “Rama ka punuar për veten e tij”/ Tabaku: Qytetarët të lënë pas dore



Ndërkohë që nga Ankaraja kanë mbërritur dje efektivë të Gardës turke e gjithashtu edhe shërbimet sekrete nga ky vend.

LEXO TE PLOTE