Connect with Us

“Vendi duhet kthyer në shinat e demokracisë”/ Ish-presidenti leksion Bashës: Ka vetëm një rrugë

Politikë

“Vendi duhet kthyer në shinat e demokracisë”/ Ish-presidenti leksion Bashës: Ka vetëm një rrugë

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-presidenti Bujar Nishani ka komentuar deklaratën e kreut të PD-së, Lulzim Basha, i cili ka thënë se “Vendi duhet kthyer në shinat e demokracisë”.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani shkruan se Basha ka të drejtë, por për këtë thekson ai ka vetëm një rrugë.

Sipas Nishanit, kjo nis me hapin e parë, të çlirimit të opozitës nga pengmarrja e Lulzim Bashës në interes të regjimit monokratik të Edi Ramës.

Lulzim Basha deklaron se : “Vendi duhet kthyer në shinat e demokracisë”.

Po, kjo është nevojë e domosdoshme, por kjo nis me hapin e parë, të çlirimit të opozitës nga pengmarrja e Lulzim Bashës në interes të regjimit monokratik të Edi Ramës.

Kthimi i lirisë, të drejtës, votës, integritetit, dinjitetit tek Partia Demokratike si i vetmi mekanizëm kundërvënie ndaj regjimit aktual, është shpresa për rikthimin e të gjithë vendit nesër, në shinat e demokracisë dhe të vërtetës përtej bunkerit ku skuthat antishqiptar janë strukur në aleancë me njëri tjetrin.

Të ringremë PD, për të shpëtuar Shqipërinë !”-shkruan Bujar Nishani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Berisha: Bashën as Gaz Bardhi nuk do ta votonte

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se negociata e vetme me Lulzim Bashën është vota.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, Berisha thekson se me një njeri që nuk njeh votën asgjë nuk mund të zgjidhësh, ndërsa shton se nëse do të bëhej një votëbesim i fshehtë as Gaz Bardhi nuk do ta votonte.



Negociata është vota. Me një njeri që nuk njeh votën asgjë nuk mund të zgjidhësh. Ai e ka të hapur shtegun sepse zoti Paloka i ka propozuar që të vijë ose të votëbesohet në anëtarësi, por nëse do bëhej një votëbesim i fshehtë në atë seli, po të garantoj se asnjë nga punonjësit e selisë, as edhe Gaz Bardhi nuk do ia jepte votën Bashës”, tha Berisha./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta: Basha, kryememexhi dhe palo politikan

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me tone të ashpra ndaj Lulzim Bashës dhe ambasadorëve në vendin tonë.

Në një intervistë për media, Meta u pyet mbi deklaratën e Bashës se ai do shpallet non grata sapo të mbaroj mandatin. Lidhur me këtë deklaratë, Meta tha se nuk ka asnjë palo ambasadë që të zgjedh palo politikanët për ti dhënë atij mesazhe.



Nëse ka ndonjë palo ambasadë që ka zgjedhur ndonjë palo politikan për ti dhënë mesazhe Ilir Metës, ju them që Ilir Metën ketu do ta keni. Kush ka ndonjë mesazh për Ilir Metën le t’ja thotë vetë sepse do marrë përgjigjen që meriton.

Kush zgjedh “Kryememexhiun” ose “Gruan e Bilalit” për ti dhënë mesazhe Ilir Metës gabon shumë rëndë. Unë kam një axhendë dhe kam vetëm një atdhe. Kush guxon të prekë territorin shqiptar dhe të cënojë sovranitetin tonë ta ketë të qartë se do më ketë mua përballë! Këtu do më kenë të gjithë. Por asnjë nuk thotë dot që Ilir Meta na genjeu. Kjo është krenaria ime: Që unë nuk kam gënjyer asnjë!”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha: PD do të hyjë në zgjedhje, kandidatët tanë janë legjetim

Publikuar

-

Nga

cna politike

Vendi pritet që të shkojë në zgjedhje të pjesëshme vendore për ato bashki që janë pa kryetar. Ish kryeministri Sali Berisha është shprehur se PD do të marrë pjesë në këto zgjedhje, që pritet që presidenti Ilir Meta t’i dekretojë këto ditë, ku shton se kandidatët legjitim të PD, janë atë që do të dërgojë Komisioni i Rithemelimit.

Komisioni i Rithemelimit ka vendosur që kurdo që ato të dekretohen do të marrin pjesë. Kandiatët e PD janë ata që do dërgojmë ne, ne nuk largohemi nga zgjedhjet, se çfarë do bëjë Edi Rama ne do ndjekim proceset se nuk kemi rrugë tjetër.



LEXO EDHE:  Takimi Rama-Basha/ Artan Fuga: Spektakël me delegacione

LEXO EDHE:  Grida Duma për Bashën/ “Ka absolutisht komunikim, por unë jam me bindjen…”

Ne do të shkojmë me siglën tonë, selia është e PD dhe jo e Lul Bravës dhe Edi Ramës”, tha Berisha./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE