Connect with Us

Ulen ndjeshëm temperaturat/ Surprizat e motit për dy ditët e ardhshme

Aktualitet

Ulen ndjeshëm temperaturat/ Surprizat e motit për dy ditët e ardhshme

Publikuar

-

/
Kapriçot e motit/ Çfarë parashikojnë sinoptikanët për nesër

Vendi ynë gjatë paradites së nesërme do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta në bregdet dhe zonën e ulët, por me kthjellime dhe vranesira më të theksuara paraqitet moti në shtrirjen Lindore. Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të shtohen lehtësisht në të gjithë zonen malore, por nuk do të krijojnë mundësi për reshje.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C deri në 24°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjell në det dallgëzim mbi 2 ballë.

LEXO EDHE:  Temperaturat pësojnë ulje/ Mësoni si do jetë moti në vijim

Ndërkohë që ditën e enjte do të mbizotërojnë msa ajrore të qëndrueshme duke sjell gjatë paradites kthjellime dhe vranësira të lehta në zonën bregdetare dhe të ulët, por pritet që në zonat malore vranësirat të jenë më të dukshme. Po_ashtu mesdita dhe orët vijuese do të jenë me kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash.

Temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindor – Lindor duke krijuar ne det dallgëzim 3 ballë./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

“Merreni seriozisht, do të jem i ashpër me ata që abuzojnë”/ Gledis Nano iu “tërheq veshin” policëve

Publikuar

-

Nga

cna lajjme aktualitet

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Gledis Nano mori pjesë në analizën vjetore të punës së strukturave që operojnë në qarkun e Gjirokastrës.

Nano ka vlerësuar punën dhe përkushtimin e këtyre strukturave dhe rezultatet e arritura në drejtim të krimeve kundër personit e pronës, në goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, trafiqeve dhe kontrabandës, si dhe në parandalimin e kontrabandimit të migrantëve që hyjnë ilegalisht nëpërmjet kufirit grek.

Gjithashtu Nano ka theksuar se viti 2022 është viti i sfidës për parandalimin e kultivimit të kanabisit dhe për këtë kërkoi angazhim maksimal nga të gjithë strukturat, për të parandaluar kultivimin e kanabisit, zero kanabis në 2022, pasi kjo është sfidë personale e tij dhe e strukturave që drejton. Nano është shprehur se nuk do të tolerojë asnjë punonjës policie që do të implikohet në veprimtarinë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike apo të përkrahjes së autorëve që kultivojnë bimë narkotike, trafikojnë apo shërndajnë lëndë narkotike në doza.

Merreni seriozisht dhe godisni çdo element që tenton të shesë drogë pranë shkollave, lokaleve e kudo.

Do të jem avokati mbrojtës i punonjësve të ndershëm të Policisë, të cilët përbalten padrejtësisht, por do të jem dhe shumë i ashpër me të gjithë ata punonjës që do të abuzojnë me detyrën, që performojnë në komunitet sjellje të pahijshme deri në arrogancë, duke u treguar qytetarëve që ne jemi padronët tuaj. Ne jemi shërbërtorë të qytetarëve dhe këtë mos e harroni kurrë”, ka thënë Nano.

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet gjatë kësaj fundjave

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet gjatë kësaj fundjave



Më tej Nano ka theksuar se parandalimi i krimeve kundër personit dhe pronës në qarkun e Gjirokastrës është shumë i rëndësishëm për rritjen e parametrave të sigurisë.

Gjithashtu si shumë të rëndësishme, ka vlerësuar edhe marrëdhënien mes Policisë dhe qytetarëve.

“Punoni fort, respektoni qytetarët, ofroni shërbim sa më cilësor, përgjigjuni në kohë, parandaloni konfliktet, parandaloni krimin e rrugës, rrisni sigurinë rrugore dhe jam i bindur se në qoftë se do të realizoni këto prioritete, do të keni mbështetjen maksimale të qytetarëve.

Jam i kënaqur që dëgjova nga prefekti i qarkut, që puna e strukturave të Policisë Gjirokastër është e vlerësuar nga qytetarët, besimi i qytetarëve është rritur ndaj strukturave të Policisë që operojnë në qarkun e Gjirokastrës dhe ky është një ogur i mirë për të vazhduar që gjatë vitit 2022, ta fitojmë akoma më shumë këtë besim, për të bashkëpunuar më mirë.

Performanca e çdo punonjësi të Policisë do të vlerësohet së pari nga qytetarët, nga mënyra se si do silleni dhe si do t’u ofroni shërbimin atyre, duke filluar nga pikat doganore, policia rrugore, patrullat e përgjithshme, pra të gjitha strukturat të jenë në unison, duke patur në plan të parë qytetarin dhe të vlerësojmë se jemi këtu vetëm për t’i shërbyer qytetarit”, është shprehur Nano./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Me thikë duke kërcënuar/ Ndalohet 35 vjeçari që po tentonte të vidhte argjendarinë

Publikuar

-

Nga

Shërbimet e Policisë janë njoftuar sot se një shtetas po tentonte të vidhte në një argjendari në bulevardin “Dyrrah”, në Durrës, nën kërcënimin e një thike.

Menjëherë pas informacionit të marrë është organizuar puna dhe falë veprimeve të shpejta e profesionale të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i shtetasit L. B., 35 vjeç, banues në Kavajë, i cili nëpërmjet kërcënimit me një armë të ftohtë (thikë), ka tentuar të vjedhë bizhuteri të ndryshme në argjendari.

LEXO EDHE:  Vranësira, kthjellime dhe shtrëngata/ Çfarë ka rezervuar moti për ditën e nesërme

LEXO EDHE:  Surprizat e motit/ Ja çfarë pritet gjatë kësaj fundjave



Është sekuestruar në cilësinë e provës materiale arma e ftohtë ( thikë) e përdorur nga autori./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Aktualitet

Rilindja merr nën kontroll mediat e Irfan Hysenbelliut

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Prej pak kohësh, qartazi mediat e Irfan Hysenbelliut kanë filluar të kenë një këndvështrim, i cili shkon në një linjë 100% pro Qeverisë apo qartazi pro kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Por, çfarë ka ndodhur? A filloi tani? A ka kohë?

Në fakt që Irfani “kërcen si karkalec” sa këtej sa andej, kjo është e njohur. Dikur “vëllai” i Lulzim Bashës, pro qeverisë së PD-së, tani pro Lulit, por edhe pro qeverisë së PS-së. Më afër kryebashkiakut Veliaj, të cilin e ka “vëlla”, ashtu si dhe Taulant Ballën dhe Lulzim Bashën.

Por, së fundi ka gjetur një zgjidhje.

Irfan Hysenbelliu tek “Panorama” ka emëruar drejtor Alfred Pezën. Ish-sekretarin dhe ish-deputetin e Partisë Socialiste. Një gazetar i kapur më një pasur një million dollarë, të cilën e shpëtoi nëpërmjet një proçesi gjyqësor.

Por, përtej skandalit, imoralitetit i asaj historie që shkonte tek deklarimi i një page prej vetëm 80 mijë lek të reja. Pra, një shumë parash kjo e deklaruar në gjykatë, për të shmangur pagesat drejt familjes.

Gjithësesi Fred Peza, gazetari me një milion dollarë pasuri, njeriu që u bë sekretar partie dhe deputet i PS-së, tashmë është drejtor i mediave të Irfanit.

Rilindja zyrtarisht ka vendosur në krye të “Panoramës” së Irfan Hysenbelliut, gazetës që do të kthehet në Tv, një nga zëdhënësat kryesorë të Edi Ramës, një nga zëdhënësat kryesorë të Rilindjes, Alfred Pezën.

Dhe sot së fundi e shikojmë në dy qasje. Një pro Lulzim Bashës. Dy, kundër Armand Dukës për zgjedhjet në FSHF.

Pra, në një linjë që shkon pro Bashës, dhe pro Erion Veliajt.

LEXO EDHE:  I nxehti i korrikut ka thyer rekordet

LEXO EDHE:  I nxehti i korrikut ka thyer rekordet

Pjesën tjetër, pro Edi Ramës, e zgjidh vetë Alfred Peza.



Për të mos harruar se brenda është edhe Taulant Balla, “vëllai i vogel”, i Irfanit të cilin ai e do pak më shumë se “Luken” e tij.

Gjithësesi njeriu që do të drejtojë mediat, Alfred Peza është garancia e Irfanit për pushtetin, për Qeverinë, për bëmat, për gjëmat, për zullumet, e për gjithçka tjetër që një pronar apo biznesmen përdor në media në mbrojtje të interesave të tij, në marrëdhënie me Qeverinë, por edhe përfitime ekstra ligjore, apo financime qindra mijëra euro, siç janë ato të reklamave të inceneratorëve. Një aferë dhe një skandal korruptiv që ka vënë pas prangave një ministër të Edi Ramës./CNA.al

DOKUMENTI-Inceneratorët “blenë” edhe Irfan Hysenbelliun/ Qindra milionë lekë për kompanitë e tij

Kur do flasë Irfani për qindra mijëra euro, paguar nga inceneratorët ?!

Afera e shekullit/ 300 mijë euro në vit për Irfan Hysenbelliun dhe familjarët e tij

Inceneratorët, miliona për familjarët e Irfan Hysenbelliut/ Zbulohen të tjera dokumente

LEXO TE PLOTE