LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tirana e mbytur nga ndërtimet, 70% e sipërfaqes së ndërtuar në kryeqytet

9 Nëntor 2021, 17:28, Aktualitet CNA
Tirana e mbytur nga ndërtimet, 70% e sipërfaqes së ndërtuar

Kur e gjithë ekonomia botërore vuante për shkak të rregullave kundër pandemisë COVID-19, ndërtimi në Shqipëri lulëzonte.

Në 2020-ën, ndërtimi dhe aktiviteti i pronave të paluajtshme ishin dy nga tre aktivitetet e vetme që patën rritje krahasuar me një vit më parë.

961 leje ndërtimi janë dhënë në 2020-ën.

Një e treta e tyre mbajnë firmën e kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erjon Veliaj.

Edhe këtë vit dukuria vazhdon. Në gjysmën e parë të vitit 2021 në Tiranë është ndërtuar 72% e gjithë sipërfaqes së ndërtuar gjatë vitit të fundit.

Tirana dominon edhe për metra katror sipërfaqe të ndërtuar gjatë 2020-ës.

Mbi 1 milion metër katror sipërfaqe ndërtim i ri është dhënë në Tiranë.

Më shumë se 800 mijë metër katror janë për banim.

Nëse krahasojmë sipërfaqen e ndërtuar për banim në Tiranë, me rritjen e popullsisë atë vit rezulton se në 2020-ën janë ndërtuar 138 metër katror për çdo banor të ri.

?Tirana ka sot 8 mijë apartamente të pa shitura dhe për sa kohë ka apartamente që rrinë bosh s?mund të jepen më leje ndërtimi. Nëse ka kërkesa do inkurajojmë ndërtime sa më larg Tiranës. S?kam ndërmend të mbahem mend si njeri që ndërtoi pallate,? ? deklaroi Veliaj në vitin 2015.

Por, sipas INSTAT në 5 vjet është ndërtuar thuajse 5 kilometër katror sipërfaqe në Tiranë.

Kjo është e barabartë me 11% të gjithë sipërfaqes së kryeqytetit, ose sa sipërfaqja e dy njësive kryesore të marra së bashku./euronews

Lajmet e fundit nga