Connect with Us

Si është zakonisht një ditë normale pune e presidentit të SHBA-së?

Blog

Si është zakonisht një ditë normale pune e presidentit të SHBA-së?

Publikuar

-

/

Nga Paula Schaap “Live Science”

Presidentët amerikanë janë me sa duket kudo. Ata bëjnë fushatë për veten e tyre dhe politikanët me të cilët ndajnë të njëjtat ide, duke promovuar axhendën e tyre mes publikut dhe Kongresit, madje edhe duke pritur ekipe sportive fituese në Shtëpinë e Bardhë. Atëherë, çfarë bën saktësisht presidenti amerikan gjatë gjithë ditës?

Të qenit president i Amerikës nuk ka të bëjë vetëm me fjalimet publike dhe takimet ceremoniale me liderë të huaj. Por edhe me drejtimin e përditshëm të një aparati të cilin Terri Sallivan, drejtor ekzekutiv i Projektit të Tranzicionit në Shtëpinë e Bardhë, një organizatë jopartiake që ndihmon në vendosjen e administratave të reja presidenciale, e përshkroi si më të madh dhe më me ndikim se sa roli i drejtuesit të një kompanie e madhe globale.

Një mënyrë për të vlerësuar punën e tij, është të matet sa orë në ditë punon komandanti i përgjithshëm i ushtrisë amerikane. Gjatë dekadave të fundit, presidentët kanë nisur thuajse menjëherë të punojnë më shumë sesa në ditën e parë të inaugurimit në detyrë, thotë Sallivan, që është gjithashtu pjesëtar i stafit akademik në Universitetin e Karolinës së Veriut.

Në një grup të dhënash të papublikuara dhe të mbledhura nga vetë Sallivan në 100 ditët e para të presidencave të Duajt Ajzenhauer dhe deri tek Xhorxh H.W.Bush, ose ngaviti 1953 deri në vitin 1993, çdo president pa që dita e tij e punës të zgjatej me rreth 10 për qind nga dita e parë dhe deri në ditën e 100-të.

“Madje edhe presidenti Xhimi Karter kishte një ditë jashtëzakonisht të gjatë (mesatarisht 17.4 orë), dhe që zgjati 8 për qind më shumë nga dita e tij e parë në atë të100-ën në detyrë”- thotë Sallivan. Pra, nëse presidentët po e rrisnin me shpejtësi numrin e orëve të punës, për çfarë e shpenzojnë ata kohën?

Përgjigja:Ata shpenzojnë më shumë nga koha e tyre pikërisht mbi atë që shumë njerëz mendojnë se duhet të bëjë një president. Për shembull ​​të shërbejë si komandant i përgjithshëm i ushtrisë së vendit, dhe të shpenzojnë më pak kohë mbi çështjet me të cilat merren partitë politike.

Mesatarisht, rreth 35 për qind e orëve të presidentit i kushtoheshin roleve unike që ngarkon kjo detyrë, përfshirë ato të komandantit të përgjithshëm, apo kreut të forcave të armatosura,siç autorizohet nga Kushtetuta e SHBA-së, dhe si kry e-diplomat i vendit.

31 për qind e pjesës tjetër të kohës kur presidenti është zgjuar përfshinin detyra legjislative si takimi me udhëheqësit e Kongresit dhe nënshkrimin e projektligjeve, menaxhimin e Shtëpisë së Bardhë, pra mbikëqyrje të punës së shefit të stafit të emëruar nga ai vetë dhe ndihmësve të tjerë të nivelit të lartë.

Sallivan thotë se vetëm rreth 1.4 për qind e aktiviteteve ditore, i kushtohen menaxhimit ekonomik, dhe kjo ndoshta sepse ky rol u delegohet shpesh ekspertëve të fushës. Ndërkohë, rreth 9 për qind e kohës së presidentit shpenzohet në detyra që lidhen me udhëheqjen e partisë së tij politike dhe me komunikimet publike përfundon analiza e Sullivan.

Pjesa e mbetur e ditës së presidentit ndahej midis udhëtimeve dhe jetës private.

Cilido që është kurioz mbi mënyrën se si presidentët kanë kaluar një ditë të caktuar gjatë shekullit të kaluar, mund ta mësojnë atë lehtësisht, për sa kohë që ka qasje në internet. Duke filluar që nga mandati i parë i Frenklin Ruzvelt në vitin 1933, presidentët kanë mbajtur atë që njihet tani si “axhenda ditore”, dhe shumica e tyre mund të gjenden në internet

LEXO EDHE:  Carlos Lehder lirohet nga burgu pas 30 vitesh/ Ortaku i Pablo Escobar deportohet në Gjermani

në biblioteka të ndryshme presidenciale, thotë Xhon Uollej, bashkë-drejtor i Projektit të Presidencës Amerikane në Universitetin e Kalifornisë, Santa Barbara (UCSB).

Këto axhenda u japin një informacion shumë të hollësishëm mbi atë që ka bërë presidenti, në krahasim me orarin e ngjarjeve kryesore të publikuara për shtypin dhe publikun. Axhendat e presidentëve të dekadave të fundit janë koleksionuar nga stafi i Arkivave Kombëtare, i autorizuar nga Akti i Regjistrimeve Presidenciale të vitit 1978, dhe nga burime që përfshijnë orarin ditor të presidentit, regjistrat e Shërbimit Sekret, dhe shënimet nga stafi i Shtëpisë së Bardhë, sipas Shoqatës së Historisë të Shtëpisë së Bardhë.

Për shembull,më 2 korrik 1964, presidenti i kohës Lindon B.Xhonson e nisi ditën e tij në orën 9 të mëngjesit duke ngrënë mëngjes me gruan e tij Ledi Xhonson, sipas axhendës së asaj dite, të arkivuar nga biblioteka presidenciale LBJ. Po gjatë asaj dite presidenti firmosi disa projektligjeve, zhvilloi takime me ligjvënësit, ambasadorët dhe kabinetin e tij.

Aty madje ka një hyrje që thotë se Xhonson i dërgoi një shënim të shkruar me dorë vajzës së tij Lusit për ditëlindjen e saj të 17-të. Deri në orën 6:45 të pasdites të saj dite, Xhonson nënshkroi një nga ligjet më të rëndësishme të SHBA-së në shekullin XX:Aktin e të Drejtave Civile të vitit 1964.

Në mesin e shumë figurave historike, i pranishëm ishte edhe pastori i njohur Martin Luter King Jr, teksa shënimet përmbajnë listën e detajuar të të ftuarve dhe fotografitë zyrtare. Ajo ditë nuk mbaroi derisa Xhonson ra në gjumë pasi lexoi gazetat në avionin presidencial rrugës për në fermën e tij në Teksas, në orën 22:46 të mbrëmjes.

Megjithatë, axhenda ditore ka kufizimet e veta. Nganjëherë, për shkak të çështjeve të sigurisë kombëtare, të dhënat mund të jenë të paqarta mbi atë që ka ndodhur në një takim të caktuar. Ose lista e njerëzve që morën pjesë në një takim mund të mos jetë e plotë, edhe pse kjo ndodh zakonisht për shkak të një gabimi.

Por në përgjithësi, axhenda e përditshme është një “minierë ari” e të dhënave që nuk do t’i kemi kurrë për shumicën e presidentëve historikë. Ata që kërkojnë për aktivitetet e përditshme të presidentëve të viteve të mëparshme të vendit mund t`u duhet të hyjnë në librat e historisë, apo nëse janë të interesuar për materiale origjinale, të vizitojnë arkivat.

Për shembull, Xhorxh Washington mbante axhendë, disa prej të cilave, së bashku me korrespondencën dhe dokumentet financiare, ndodhen në Bibliotekën e Kongresit. Mostrat e tyre janë në dispozicion në internet. Por me që ato ishin të shkruara me dorë, deshifrimi i tyre nga kopjet e dixhitalizuara mund të jetë jo pak sfidues.

Të gjithë presidentët, pavarësisht nga rrethanat që trashëgojnë apo përballen gjatë administratave të tyre, kanë forca të qëndrueshme që formësojnë ditët e tyre. Dy presidentëtë kohës së luftës, Ajzenauer gjatë Luftës së Koresë dhe Riçard Nikson gjatë Luftës së Vietnamit, nuk e ndryshuan kohën që kalonin në detyrën e komandantit të përgjithshëm. Por kur ndodhi kriza e Gjirit të Derrave gjatë 100 ditëve të para të administratës së Xhon F.Kenedit, u dyfishua vëmendja e tij ndaj detyrave ushtarake.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

https://www.livescience.com/what-does-president-do-all-day

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Blog

Çfarë është Sindroma e Stokholmit?

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

E cilësuar shpesh në mënyrë të gabuar si një diagnozë psikologjike, Sindroma e Stokholmit është në fakt një reagim emocional që është vënë re tek pengjet apo viktimat e abuzimeve të ndryshme. Ajo prek viktimën – që është mbajtur peng apo ka përjetuar abuzime – duke zhvilluar ndjenja simpatie apo emocione të tjera pozitive për torturuesin e tyre.

Njerëzit gjithashtu mund ta shfaqin këtë reagim për shkak të traumave të llojeve të tjera.

Ky term u krijua për herë të parë në vitet 1970, kur përpjekja për grabitjen e një banke u shndërrua në një rrethim 6-ditor në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm. Në mendjen e publikut, kjo ngjarje çimentoi lidhjen mes pengjeve dhe sindromës në fjalë.

Gjithsesi, nuk janë vetëm pengjet që mund të zhvillojnë simpati apo të kenë një marrëdhënie pozitive me torturuesit e tyre. Po çfarë është në thelb kjo sindromë?Ashtu si çdo gjë që përfshin emocionet njerëzore, të kuptuarit e rrënjëve të Sindromës së Stokholmit nuk është diçka e thjeshtë. Ajo përfshin një ndërveprim të pavetëdijshëm midis pengmarrësit dhe pengut.

Në thelb, viktimat e Sindromës së Stokholmit nisin të simpatizojnë pengmarrësit e tyre, në vend se të ndjejnë frikë, tmerr apo përbuzje për ta.“Në fillim njerëzit përjetojnë diçka të tmerrshme që u shfaqet papritur.

Ata janë të sigurt se do të vdesin. Më pas ata përjetojnë një lloj infantilizmi, ku tamam si fëmijët, nuk janë në gjendje të hanë, të flasin  apo të shkojnë në tualet pa leje”- shpjegoi psikiatri Frenk Ochberg për Task Forcën Kombëtare të SHBA-së për Terrorizmin dhe Çrregullimet në vitet 1970. “Pengjet përjetojnë një ndjenjë të fuqishme pozitive ndaj pengmarrësve të tyre. Ata nuk e pranojnë se ai është personi që i ka vendosur në atë situatë. Në mendjen e tyre, ata mendojnë se ai është personi që do t’i lërë të jetojnë”- theksoi ai.

Sindroma e Stokholmit shfaqet thuajse gjithmonë midis pengjeve dhe rrëmbyesve që nuk kanë pasur ndonjë marrëdhënie të mëparshme. Ndjenjat pozitive të viktimave ndaj pengmarrësve zhvillohen gjatë një situate kërcënuese apo abuzive. Nëse kjo lidhje ka mjaft kohë (dhe një kontekst të favorshëm) për t’u zhvilluar, ajo mund të bëjë që viktimat të lidhen shumë me abuzuesit e tyre.

Nuk është e pazakontë të shohësh pengje që shfaqin shenja të Sindromës së Stokholmit, që refuzojnë të bashkëpunojnë me policinë apo autoritete të tjera, duke shkuar madje aq larg sa t`i ndihmojnë pengmarrësit e tyre. Ndonjëherë mund të duhen vetëm pak ditë që të shfaqet Sindroma e Stokholmit tek pengjet.

Elementë të tjerë që duket se janë të përfshirë në zhvillimin e kësaj sindrome, përfshijnë vetë pengmarrësit që i trajtojnë në mënyrë njerëzore viktimat e tyre, nivelet e larta të ndërveprimeve personale apo ballë për ballë midis pengmarrësve dhe pengjeve, apo kur viktimat ndjejnë se autoritetet nuk po bëjnë sa duhet për t’i shpëtuar, apo që nuk po i mbrojnë fare interesat e tyre.

Kur ndodh ky fenomen?Nga të dhënat që janë grumbulluar deri më sot, psikologët besojnë se sindroma zë rrënjë kur një pengmarrës kërcënon të vrasë apo dëmtojë njërin nga pengjet, më pas ri-mendohet dhe zgjedh të mos e bëjë këtë.

Supozohet se kjo ngjarje në dukje e thjeshtë, e transformon atë në perceptimin e viktimës, nga një pengmarrës dhe një njeri që lëndon, në një njeri që e shpëton. Në atë moment frika fillestare nga vdekja shndërrohet në mirënjohje për rrëmbyesin, pasi në perceptimin e viktimës, ishte ai që largoi kërcënimin dhe i mbrojti jetën.

LEXO EDHE:  Pesë gjëra që duhet të dini para se të nxitoni t’i gjykoni vaksinat anti-Covid

LEXO EDHE:  Kërkesa e Presidentit/ “Ligjet” aprovojnë 10 milionë lekë shtesë



Duke pasur mundësinë për të bashkëvepruar me ta, pengjet mund të identifikohen më lehtë me pengmarrësit e tyre, t’i shohin këta të fundit më shumë si individë, dhe jo si figura abstrakte,si dhe t’i njohin më mirë. Në fund, kjo i bën pengjet që t’i perceptojnë pengmarrësit e tyre më pak si një kërcënim, sidomos në rastet kur viktimat dhe agresorët ndajnë vlera të njëjta apo të ngjashme.

Në thelb të Sindromës së Stokholmit qëndrojnë instinktet tona të mbijetesës. Situatat e pengjeve apo rasteve abuzive janë shumë të vështira për psikikën njerëzore, dhe shqetësimet normale të jetës sonë të përditshme lihen mënjanë nga nevoja bazike për të mbijetuar. Mbijetesa e një pengu është në duart e pengmarrësit, dhe në këto kushte, viktimat mund t‘i interpretojnë aktet e vogla të mirësisë si një trajtim të mirë. Meqë jeta e tyre varet nga vendimet e njerëzve të tjerë, viktimat bëhen shumë më të ndjeshëm për nevojat dhe kërkesat e rrëmbyesve të tyre.

Pra në mendjet e viktimës, lumturia dhe mirëqenia e tyre, është plotësisht e lidhur me lumturinë dhe mirëqenien e pengmarrësit të tyre. Ky është edhe themeli mbi të cilin formohet marrëdhënia e tyre pozitive me pengmarrësin.

Prandaj nuk është aq e pazakontë të shohim raste kur pengjet mbajnë një qëndrim negativ ndaj atyre që po përpiqen t’i shpëtojnë, duke mbështetur pengmarrësit e tyre në situata të ndryshme. Kjo shihet më së shumti tek ata pengje që nuk janë të dobishëm për rrëmbyesit e tyre, përveçse si mekanizma presioni.

Pavarësisht këtyre që përmendëm, mbetet ende e paqartë se përse disa viktima zhvillojnë Sindromën e Stokholmit. Jo çdo peng, viktimë e abuzimit apo person që ka përjetuar trauma e zhvillon këtë reagim. Edhe pse është argumentuar se Sindroma e Stokholmit është një mekanizëm psikologjik për përballimin e stresit, vërtetësia e saj si sëmundje vazhdon të kundërshtohet.

Është argumentuar se simptomat e saj i mbivendosen dukurive të tjera psikologjike, që lidhen kryesisht me traumën e pësuar. Pra ne nuk e dimë me siguri; nëse ky sindrom është një përgjigje psikologjike e pavarur. Por kemi disa teori se pse disa viktima mund të zhvillojnë Sindromën e Stokholmit.

Ky reagim emocional mund të shihet si një mekanizëm mbijetese. Njerëzit zhvillojnë lidhje emocionale me të tjerët, si pjesë e strategjisë sonë të lindur të mbijetesës, dhe një lidhje e tillë e përbashkët edhe me një abuzues mund të rrisë shanset tona për të mbijetuar.

Sot, sindroma e Stokholmit nuk njihet nga psikologët si një gjendje reale. Termi madje u krijua nga një psikiatër për të diskretituar një grua që ishte marrë peng në një grabitje bankare në vitin 1973, pasi ajo kritikoi policinë.

Pavarësisht kësaj, pengjet dhe të mbijetuarit e abuzimit tregojnë aq shpesh efektet e kësaj sindrome saqë nuk mund të jetë një rastësi. Vështirësia kryesore në studimin e kësaj sindrome është se studiuesit nuk mund të marrin të dhëna të besueshme nga pikëpamja etike për sindromën, pasi ne nuk mund t’i marrim njerëzit peng për qëllime studimore.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Rusi-Ukrainë/ Si mund të zhvillohet lufta?

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Julien Théron “The Conversation”

Bisedimet e javëve të funditmidis Rusisë dhe Perëndimit kanë dështuar. Moska e ka përshkruar situatën në Ukrainë si “të patolerueshme” dhe si një “çështje për jete a vdekje”. Presidenti amerikan, Xho Bajden, ka parashikuar se Kremlini “do të mësyjë” në Ukrainë.

Ngërçi ndodhi kur presidenti rus, Vladimir Putin, këmbënguli se konflikti i armatosur në Ukrainën Lindore “duket si një gjenocid”, duke e shtuar presionin për plotësimin e kërkesave të tij diplomatike.

Rusia këmbëngul se është e përgatitur të vendosë një numër mjetesh të papërcaktuara por gjithsesi alarmante “ushtarako-teknike” për të përmbushur synimet e saj. Sinjalet janë më se të qarta:pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014 dhe sponsorizimit të lëvizjeve separatiste në Donbas, në lindje të Ukrainës, Moska po kërcënon drejtpërdrejt me një inkursion të tretë kundër sovranitetin territorial të Ukrainës, duke grumbulluar trupa në kufi me këtë vend dhe po ashtu edhe në Bjellorusi, zyrtarisht për “stërvitje të përbashkëta”.

Përtej Ukrainës, Rusia po ushtron presion mbi NATO-n dhe BE-në, dhe po përpiqet që ta ndryshojë rendin ndërkombëtar. Moska po luan bllofin, apo ka gjasa të ndodhë një konflikt ushtarak i përshkallëzuar në Ukrainë? Nëse po, cilat janë shanset që Kievi t’i rezistojë fqinjit të tij më të fuqishëm?

Një fushatë e bashkërenduar keqinformimi, e realizuar nëpërmjet mediave në gjuhën ruse, synon që të nxisë trazira në Ukrainë. Por 8 vite luftë, e kanë zbehur ndjeshëm fuqinë e propagandës pro-ruse, teksaKievi ndërmori hapa të mëtejshëm vitin e kaluar duke bllokuar mediat pro-ruse.

Ndërkohë, shërbimet ukrainase të sigurisë kanë zbuluar se disa mijëra sulme kibernetike janë ndërmarrë që nga vitit 2014 nga Krimea e pushtuar. Në mesin e këtij muaji, një mesazh që u bënte thirrje ukrainasve të “kenë frikë dhe të presin më të keqen” – që pretendonte se vinte nga Polonia, një nga mbështetëset më të forta të Ukrainës – u zbulua nga Ministria e Informacionit e Ukrainës se ndoshta ishte ideuar nga Rusia.

Siguria energjetike, është një element tjetër i rëndësishëm e kësaj krize. Planet e Moskës për “Nord Stream 2” , një gazsjellës që supozohet të dërgojë drejtpërdrejt gazin rus në Gjermani përmes Detit Baltik, mund t’ia mohojë furnizimet me energji Ukrainës, e cila ka humbur tashmë kontrollin e depozitave të saj të qymyrit në Donbasin e kontrolluar nga separatistët.

Për më tepër, Ukraina mund të humbasë tarifat e tranzitit, ekuivalente me afro 4 për qind të PBB-së së saj, ose 7 miliardë dollarë. Por frika është se Moska po pozicionohet në një mënyrë të tillë, ku përdorimi i forcës është mënyra e vetme për të mbetur e besueshme.

Skenarët ushtarakë

Rusia ka në dispozicion burime të mjaftueshme ushtarake për të depërtuar në territorin ukrainas. Por nuk ka gjasa që ajo të jetë në gjendje të pushtojë të gjithë territorin e Ukrainës, dhe më e rëndësishmja ta mbajë atë të pushtuar për një kohë të gjatë. Kjo duke pasur parasysh perspektivat e rezistencës së ashpër të armatosur nga Ukraina. Gjithsesi ekzistojnë disa opsione, nga të cilat mund të nisë një sulm ushtarak i kalibruar:

Sulmi nga lindja:Rusia mund të nisë lehtësisht një operacion të madh nga provinca lindore ukrainase e Donbasit, ku ajo po mbështet separatistët e zonës. Në këtë zonë është pozicionuar edhe pjesa më e madhe trupave në kufi me Ukrainës. Por problemi është se qytetet kryesore që mund të përpiqet t`i pushtojë Moska, Karkivi dhe Dnjepri, janë shumë të populluara, dhe kjo e vështirëson objektivin.

LEXO EDHE:  30 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve/ Kryemadhi: Aleanca me ShBA-në themeli i ecjes përpara 

LEXO EDHE:  Takimi Biden-Putin/ Ish-ambasadori Vukaj: SHBA po shmang Rusinë, kanë objektiv Kinën



Sulmi nga jugu:Territoret e Detit të Zi, ose Prichernomori , do të ishin një objektiv joshës për strategët rusë. Pushtimi i kësaj zone do ta shkëpuste Ukrainën nga qasja e saj në det dhe do të lidhte forcat ruse nga Donbasi në Transnistria, një rajon moldav i pushtuar nga Rusia, që ndodhet në perëndim të Ukrainës.

Rusia mund të përdorë për këtë sulm trupat e saj në kufirin lindor si dhe trupat që gjenden prej kohësh në Krime. Analistët thonë se mbrojtja bregdetare në perëndim të Krimesë është shumë e ekspozuar. Por Rusisë do t’i duhej të pushtonte qytetet e Mariopolit, në lindje, dhe Odesës në perëndim, ku popullsia me shumë gjasa do t’i rezistonte me forcë pushtimit rus.

Sulmi nga veriu:Kievi, kryeqyteti i Ukrainës, ndodhet më pak se 100 km larg nga kufiri me Bjellorusinë, ku Rusia ka trupa që po kryejnë aktualisht stërvitje të përbashkëta me ato vendase. Presidenti bjellorus, Aleksandër Lukashenko, një autokrat që po e mban pushtetin e tij falë mbështetjes së Moskës, deklaroi ditët e fundit se “nëse shpërthen lufta, vendi i tij nuk do të qëndrojë mënjanë”.

Sulmi nga perëndimi:Ndoshta ky është drejtimi më befasues nga mund të vinte një pushtim i ri i Ukrainës. Pentagoni u shfaq së fundmi i shqetësuar për një stërvitje të Kremlinit në Transnistria, një rajon rusisht-folës që i përket zyrtarisht Moldavisë, por ku Moska ka mbajtur trupa që nga shembja e Bashkimit Sovjetik.

A është gati të rezistojë Ukraina?

Për 8 vite me radhë, Kievi ka luftuar në lindje të vendit, duke e forcuar ushtrinë e tij, dhe duke e përgatitur popullatën për t’i rezistuar rusëve. Por gjithsesi burimet ushtarake janë të pakta për të mundësuar një rezistencë më të gjatë sesa një javë, pa ndihmën e aleatëve perëndimorë.

Mbrojtja ajrore është e dobët, por Ukraina zotëron mjete të tjera, si dronët ushtarakë të blerë nga Turqia, por edhe raketa të reja anti-tank të ofruara nga SHBA-ja dhe Britania e Madhe, bashkë me trajnimin përkatës. Ukraina ka zhvilluar gjithashtu raketën e saj, e cila po rezulton efektive në terren.

Përveç trupave të saj të rregullta, Ukraina ka gardën e saj kombëtare, e cila e mbështetur me investime të mëdha dhe armatime të avancuara, mund të veprojë si një prapavijë e fortë kundër infiltrimeve të parashutistëve ose forcave speciale ruse.

Ndërkohë, batalionet e mbrojtjes së Ukrainës shtrihen tani në të gjithë territorin, pas hyrjes në fuqi në fillim të këtij muaji të Aktit të Rezistencës Kombëtare. Këto janë njësi civile, të trajnuara për të përdorur taktika guerile kundër forcave pushtuese.

Edhe popullsia ukrainase është mobilizuar në mbështetje të trupave që nga pushtimi i Krimesë dhe lufta në Donbas. Dhe sipas një sondazhi të krye në dhjetor 2021 nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë në Kiev, 58 për qind e burrave dhe gati 13 për qind e grave deklaruan se janë gati të rrokin armët. Ndërkohë pjesa tjetër thanë se do të rezistonin me mjete të tjera. Në atë që do të ishte një rast klasik i luftës asimetrike, rezistenca nga popullsia e Ukrainës mund të jetë një problem serioz për Moskën.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Gati gjysmë milionë agjentë/ Çfarë mund të mos dini mbi KGB-në, shërbimin sekret të Bashkimit Sovjetik

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Gjatë periudhës 13 mars 1954 deri më6 nëntor 1991, KGB-ja shërbeu si agjencia kryesore e sigurisë për Bashkimin Sovjetik, duke u marrë me operacionet jashtë vendit dhe ato të garantimit të sigurisë së brendshme. Në kulmin e saj, KGB-ja gëzonte reputacionin e një organizate shumë të fuqishme dhe të fshehtë, që kishte të punësuar qindra mijëra njerëz në Bashkimin Sovjetik dhe në mbarë globin.

Ajo ishte kryesisht përgjegjëse për sigurinë e brendshme, mbikëqyrjen e rendit publik. Por u përdor gjithashtu për të shtypur mendimet kundra regjimit, si dhe për të çuar përpara qëllimet e qeverisë sovjetike, ndonjëherë përmes mjeteve të dhunshme dhe operacioneve të fshehta.

Edhe pse u shpërbë së bashku me rënien e BRSS në dhjetor 1991, shumë elementë dhe metoda të saj janë ruajtur deri në ditët tona. Për pasojë, ka shumë gjëra që ne nuk do t’i

dimë kurrë për KGB-në. Por nuk mund të mohohet trashëgimia dhe efikasiteti i saj i jashtëzakonshëm në Rusi. Ja cilat janë faktet kryesore që duhet të dini mbi KGB-në:

U themelua në vitin 1954

Pas rënies së Lavrenti Berias, shefit më jetëgjatë dhe më me ndikim të policisë sekrete të Stalinit, sidomos para, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore -u ristrukturua Ministria e Punëve të Brendshme të BRSS (MVD). Rezultati ishte formimi i KGB-së nën drejtimin e Ivan Serov në mars 1954.

Termi “KGB” ishte një ri-përshtatje e NKVD-së

Termi KGB është shkurtesë e “Komitet Gosudarstvennoy Bezopasnosti”, që do të thotë “Komiteti për Sigurimin e Shtetit”. Ai ishte në thelb një riemërtim i qëllimshëm i NKVD-së së kohës se Stalinit. Pas vdekjes së Stalinit në vitin 1953 dhe themelimit të KGB-së, qeveria sovjetike premtoi se policia e saj sekrete do t’i nënshtrohej një kontrolli kolektiv partiak në të gjitha nivelet, si një mënyrë për të parandaluar sundimtarët që të përdornin operativët sekretë kundër njëri-tjetrit.

Selia e saj ndodhej në Sheshin Lubjanka në Moskë

Selia qendrore e KGB-së ndodhej në një godinë tashmë të famshme që ndodhet në sheshin Lubjanka në Moskë. E njëjta godinë është sot selia e Shërbimit Federal të Sigurisë ose FSB. Ajo ka një funksion të ngjashëm me KGB-në, megjithëse reputacioni i saj është shumë më pak i njohur.

Vladimir Putin ishte dikur një agjent i dekoruar i KGB-së

Ndërmjet viteve 1975-1991, Vladimir Putin (qëmë vonë do të bëhej kreu i shtetit) punoi për KGB-në si oficer i inteligjencës së huaj. Në vitin 1987, ai u nderua me medaljen e artë për “Shërbim të shquar ndaj Ushtrisë Popullore Kombëtare të Republikës Demokratike Gjermane”, dhe më vonë, në vitin 1988, u nderua me “Medaljen e Meritës së Ushtrisë Popullore Kombëtare”, dhe më pas me “Distinktivin e Nderit”.

LEXO EDHE:  30 vjet nga rivendosja e marrëdhënieve/ Kryemadhi: Aleanca me ShBA-në themeli i ecjes përpara 

LEXO EDHE:  Pesë gjëra që duhet të dini para se të nxitoni t’i gjykoni vaksinat anti-Covid



Në kulmin e saj, ishte organizata më e madhe e spiunazhit në botë

KGB renditej si organizata më e madhe e policisë sekrete dhe spiunazhit në botë. Ajo kishte rreth 480.000 agjentë në radhët e saj, duke përfshirë qindra e mijëra ushtarë të rojeve kufitare. Po ashtu vlerësohet se Bashkimi Sovjetik ka përdorur potencialisht miliona informatorë.

KGB-ja kishte spiunë në mbarë botën

Mendohet se KGB-ja arriti të depërtojë në të gjitha shërbimet sekrete të Perëndimit.

Madje thuhet se ajo kishte një agjent thuajse në çdo kryeqytet perëndimor. Thuhet se rrjeti i spiunazhit të KGB-së ishte aq efektiv gjatë Luftës së Dytë Botërore, saqë Stalini dinte shumë më tepër mbi aktivitetet ushtarake të aleatëve të tij, SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Francës,sesa dinin për ushtrinë e Bashkimit Sovjetik.

CIA ishte shumë dyshuese për KGB-në

Drejtori i parë i CIA-s, Alen Dales, deklaroi në një rast për KGB-në:“Ajo është më shumë sesa një polici sekrete, më shumë se një organizatë e inteligjencës dhe kundërzbulimit. Ajo është një instrument për përmbysje, manipulim dhe dhunë, për ndërhyrje të fshehtë në punët e vendeve të tjera”.

U shpërbë në vitin 1991

Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në vitin 1991, të njëjtin fat pati edhe KGB-ja që u zëvendësua nga një shërbim i ri i sigurisë së brendshme, FSB. FSB ndodhet në ish selinë e KGB-së në Moskë, dhe supozohet se kryen shumë nga të njëjtat detyra si paraardhësi i saj në emër të mbrojtjes së interesave të qeverisë ruse.

Trupat e Sigurisë së KGB-së u bënë Shërbimi Federal i Mbrojtjes (FPS)

Në vitin 1989, trupat e sigurimit të KGB-së ishin rreth 40.000. Nën Boris Jelcinin, që shërbeu si president në vitet 1991-1999, Trupat e Sigurisë së KGB-së u riemëruan dhe u riemëruan në Shërbimin Mbrojtës Federal. FPS-ja ka për detyrë të mbrojë zyrtarët e lartë dhe figurat publike.

Bjellorusia ka ende një “KGB”

Bjellorusia është i vetmi shtet i ish-Bashkimit Sovjetik ku organizata e sigurisë kombëtare quhet ende“KGB”. Ndërkohë, Bjellorusia është gjithashtu vendi ku u themelua një grup i quajtur CHEKA,emri i policisë sekrete të bolshevikëve që ekzistonte para NKVD apo KGB-së.

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE