Connect with Us

“Policia e Shtetit e angazhuar për përmbushjen e prioriteteve”/ Gledis Nano: Jemi në shërbim të qytetarëve

Politikë

“Policia e Shtetit e angazhuar për përmbushjen e prioriteteve”/ Gledis Nano: Jemi në shërbim të qytetarëve

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ishte i pranishëm sot në prezantimin e buxhetit 2022 për Ministrinë e Brendshme.

Në fjalën e tij, Nano theksoi se Policia e Shtetit ka pësuar një reformim të thellë dhe po vijon të reformohet me qëllim një shërbim më të mirë ndaj qytetarëve.

Po ashtu ai theksoi se sot Policia e Shtetit është më e trajnuar dhe me besueshmëri më të lartë tek qytetarët.

Nano tha se për herë të parë ka një rritje te buxhetit per Policine e Shtetit me 81% krahasuar me 1 vit më parë. Ai theksoi se do të ketë rritje pagash, modernizim dhe investime në infrastrukturë.

Prej më shumë se 4 vite është aplikuar marrja me qira e mjeteve të transportit rrugor që konsiderohet si modeli më efektiv,. nisur nga avantazhet financiare dhe operative.  Fondet për investime me financim të brendshëm për herë të parë me rritje me 81%, 550 mln lekë më shumë krahasuar me vitin aktual. Do të financohen objekte dhe blerje pajisje speciale për policinë kriminale, teknologjinë e informacion dhe policinë shkencore. Vetëm për rinovimin e sistemit të transmetimit datacom do të bëhet e mundur ndërlidhja e 85% të strukturave. Do të vijojë rinovimi i armatimit.

Policia e Shtetit e angazhuar për përmbushjen e prioriteteve të saj në kuadër të anëtarësimit në BE dhe përballjen me sukses në detyrat e ngarkuara“- tha Nano./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Integrimi në BE/ Ministrja gjermane e Europës zbret sot në Tiranë

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ministrja gjermane e Europës, Anna Luhrmann do të vizitojë sot Shqipërinë.

Raportohet se në orën 9.30 do të pritet nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj dhe më pas do të jenë në një konferëncë t shtypi.

Objekti i bisedimeve ka lidhje me integrimin në BE. Për këtë arsye Luhrmann, kishte planifikuar vizitë në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri.

LEXO EDHE:  Aksident me vdekje në Fushë-Krujë/ Shoferi largohet nga vendngjarja

LEXO EDHE:  Skandal/ Policët e patrullave në Durrës marrin rryshfet nga sazexhinjtë e lagjeve



Sipas një deklarate të ministrisë së jashtme gjermane, Luhrmann është shprehur se të dyja vendet kanë plotësuar kushtet, ndaj duhet të mbahet sa më parë konferenca ndërqeveritare.

 Në Tiranë, mësohet  ministrja gjermane do të bisedojë edhe për rolin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Berisha: Bashën as Gaz Bardhi nuk do ta votonte

Publikuar

-

Nga

cna politike

Ish kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se negociata e vetme me Lulzim Bashën është vota.

I ftuar në emisionin “Quo Vadis”, Berisha thekson se me një njeri që nuk njeh votën asgjë nuk mund të zgjidhësh, ndërsa shton se nëse do të bëhej një votëbesim i fshehtë as Gaz Bardhi nuk do ta votonte.



Negociata është vota. Me një njeri që nuk njeh votën asgjë nuk mund të zgjidhësh. Ai e ka të hapur shtegun sepse zoti Paloka i ka propozuar që të vijë ose të votëbesohet në anëtarësi, por nëse do bëhej një votëbesim i fshehtë në atë seli, po të garantoj se asnjë nga punonjësit e selisë, as edhe Gaz Bardhi nuk do ia jepte votën Bashës”, tha Berisha./ A.E-CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta: Basha, kryememexhi dhe palo politikan

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka reaguar me tone të ashpra ndaj Lulzim Bashës dhe ambasadorëve në vendin tonë.

Në një intervistë për media, Meta u pyet mbi deklaratën e Bashës se ai do shpallet non grata sapo të mbaroj mandatin. Lidhur me këtë deklaratë, Meta tha se nuk ka asnjë palo ambasadë që të zgjedh palo politikanët për ti dhënë atij mesazhe.



Nëse ka ndonjë palo ambasadë që ka zgjedhur ndonjë palo politikan për ti dhënë mesazhe Ilir Metës, ju them që Ilir Metën ketu do ta keni. Kush ka ndonjë mesazh për Ilir Metën le t’ja thotë vetë sepse do marrë përgjigjen që meriton.

Kush zgjedh “Kryememexhiun” ose “Gruan e Bilalit” për ti dhënë mesazhe Ilir Metës gabon shumë rëndë. Unë kam një axhendë dhe kam vetëm një atdhe. Kush guxon të prekë territorin shqiptar dhe të cënojë sovranitetin tonë ta ketë të qartë se do më ketë mua përballë! Këtu do më kenë të gjithë. Por asnjë nuk thotë dot që Ilir Meta na genjeu. Kjo është krenaria ime: Që unë nuk kam gënjyer asnjë!”, tha Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE