Connect with Us

Polici shtyu Anila Hoxhën drejt greminës/ Rama reagon pas incidentit: E patolerueshme

Politikë

Polici shtyu Anila Hoxhën drejt greminës/ Rama reagon pas incidentit: E patolerueshme

Publikuar

-

/
cna lajme politike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot në lidhje me incidentin e disa ditëve më parë, ku një punonjës i Policisë së Shtetit shtyu drejt greminës në dajt gazetaren Anila Hoxha.

Gjatë fjalës së tij në prezantimin e Buxhetit 2022 për Ministrinë e Brendshme, Rama i ka cilësuar si të patolerueshme akte të tilla, që sipas tij cënojnë imazhin e Policisë së Shtetit dhe njollosin uniformën e tyre.

Rasti si ai që keqtrajtoi në mes të rrugës një gazetare, për faktin se duke qënë gazetare ngjarja u bë edhe më e bujshme, por në thelb për faktin se keqtrajtoi një qytetare, hedhin hije mbi gjithë këtë punë, gjithë këto sakrifica dhe rezultate.

Patjetër që çdo njëri prej jush, punonjësit e Policisë së Shtetit që çdo ditë del nga shpia për të shkuar në një front të vështirë nuk e meriton që në punën e tij dhe imazhin e uniformës që ajo apo ajo veshin të ketë të tilla stërkala balte që vinë nga shkelja e patolerueshme e vijës së sjelljes së punonjësit të Policisë së Shtetit.

Është shumë e rëndësishme të veprohet me shpejtësi dhe pa tolerancë ndaj këtyre individëve duke i larguar menjëherë nga Policia e Shtetit dhe të theksohet domosdoshmëria që të mbahet parasysh se Policia e Shtetit, figura e saj nuk ka nevojë për asnjë gjest dhe asnjë fjalë të tepërt, sepse është mishërimi i ligjit dhe ligji nuk flet, nuk bërtet,nuk kërcënon, nuk shan, ligji vepron. Dhe në veprimin e ligjit është e tepërt gjestet dhe aktet që ulin kokën të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit”-tha Rama./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Cilin bëjnë shqiptarët përgjegjës për dhunën në selinë e PD?

Publikuar

-

Nga

Shqiptarët që janë votues të Partisë Demokratike, bëjnë përgjegjës më shumë Sali Berishën (41%) se sa Lulzim Bashën (37%) për përplasjen e dhunshme që ndodhi në selinë e PD në 8 Janar.

Në totalin e qytetarëve të anketuarve nga Barometri i Euronews Albania, pjesa më e madhe (43%) bëjnë përgjegjës të dy, Berishën edhe Bashën.

Ndërsa mes votuesve socialiste vetëm 4,9% për qind e tyre mbajnë përgjegjës Bashën, ndërsa 47% e tyre mbajnë përgjegjës Berishën.

LEXO EDHE:  Përfundon takimi/Rama-Meta 1 orë kokë më kokë te Kryesia e Kuvendit

LEXO EDHE:  Maliqi mesazh Ramës/ Rilindasit që bëjnë fushatë vrimave, e dinë ç’i pret pas 25 Prillit



Qytetarët në përgjithësi refuzojnë përdorimin e dhunës fizike ndaj njerëzve apo institucioneve për qëllime politike.

Mbi 90% e të gjithë shqiptarëve dënojnë zgjidhjen e problemeve me dhunë, qofshin ato në rrethana ekstreme.

Gjetjet janë rezultat i anketës për periudhën 13-24 janar 2022, kryer nga MRB dhe Data Centrum në nivel kombëtar me 1000 intervista ballë për ballë./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Koalicion për zgjedhjet e 6 marsit?/ Berisha: Kemi negociata me të gjitha partitë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha u shpreh se është në negociata me të gjitha partitë opozitare për të hyrë në një koalicion  në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Në një intervistë për emisionin Opinion me Blendi Fevziun në Tv Klan, Berisha deklaroi se nëse do të arrihet një marrëveshje për koalicion, atëherë do të formohet Aleanca, e cial sipas tij do të ketë një logo të vetën.



Absolutisht që nesër mund të hyjmë në koalicion me LSI nuk është asnjë problem. Negociata ka me të gjitha partitë. Kandidatët do jenë nën logon e Aleancës, aleanca ka logon e vet. Ne përfaqësojmë revolucionin. Jemi mes kandidatëve të pavarur dhe partive politike. Do e vendosin ekspertët tanë. Gjithçka do varet nga ekspertët e çështjeve elektorale të cilët do parashtrojnë mendimin e tyre duke u bazuar në kodin zgjedhor. Zgjedhjet e qeverisë janë tritol dhe SPAK. Ne nuk bojkotojmë. A ishte realitet tritoli në pragun e shtëpisë së Armand Dukës në proces zgjedhor? Olsi Rama për ti marrë funksionin. Nuk është Erion Veliaj ai është një mjeran i keqpërdorur”, tha Berisha./E.K-CNA.al 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme vendore/ Berisha tregon çfarë do ndodhë ditën e dielë

Publikuar

-

Nga

Ish kryeministri Sali Berisha ka folur për lëvizjen e Komisionit të Rithemelimit dhe pjesëmarrjen në zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në një intervistë për emisionin Opinion, Berisha u shpreh se në zgjedhjet e 6 marsit do të aplikohet standardi i primareve që është mirëruar në statutin e PD, ndërsa shton se ditën e dielë do të nisë faza e zgjedhjes së kandidatëve në të gjashta bashkitë.

Ky është një revolucion i pandalshëm. Është i pandalshëm pjesëmarrja në zgjedhje. Po aplikojmë standardin e primare që është mishëruar në statutin e PD.



Ditën e dielë do jenë në të gjitha bashkitë. Nëse do ishte datë e zakonshme ti këtë e filloje katër muaj para. Tani kemi 45 ditë kohë dhe të dielë kemi përcaktuar primaret. Kandidaturat po paraqiten. Ata e dinë që nuk kanë kohë dhe askush nuk i detyron të kandidojnë. Kemi plot kandidatura. Të dielë do kemi garë. Votimi është të dielë. Votimi nga anëtarësia është më mirë se emërimi nga Kryesia. Zgjedhësit e PD pajisen me një kartë dhe ai merr kartën e zgjedhsit të PD.

Në Shkodër janë rreth 20 persona. Lista konkludohet nesër”, tha Berisha./E.K-CNA.al

LEXO TE PLOTE