Connect with Us

“Për para bëjmë lavatriçen e gjithçkaje”, tifozët kundër Oliver Kahn

BundesLiga

“Për para bëjmë lavatriçen e gjithçkaje”, tifozët kundër Oliver Kahn

Publikuar

-

Teksa Julian Nagelsmann po merr veten pasi ka kaluar coronavirusin, dhe Robert Lewandowski ende shpreson Topin e Artë, një imazh interesant u shfaq të shtunën në Allianz Arena gjatë ndeshjes së Bajernit të Mynihut në Bundesliga. Tifozët shpalosën një banderolë kundër Oliver Kahn dhe drejtuesve për një motiv të veçantë. Neuer me shokë mposhtën 2-1 Freiburgun, duke mbetur në krye me 4 pikë diferencë ndaj Dortmundit, por imazhi më interesant i ditës erdhi nga tribuna.

Kjo pasi vera e kaluar solli ide të reja revolucionarizuese për të ardhmen në një klub ku Oliver Kahn mori rolin e Administratorit të Deleguar me objektivin për të ndryshuar fytyrën e Bajernit. Por, çështja është se në këto muaj të parë ish portieri ka patur probleme me dhomat e zhveshjes pas lamtumirës së Hansi Flick, ndërkohë që kësaj i shtohet edhe episodi i të shtunës së kaluar.

“Për para bëjmë lavatriçen e gjithçkaje”, ishte ky slogani i përdorur nga tifozët bavarezë për të protestuar kundër Kahn dhe Presidentit Herbert Heiner. Arsyeja që i ka lënë të pakënaqur është akordi që Këshilli i ri i administrimit të Bayern ka firmosur me disa kompani nga Katari, pasi tifozët kujtojnë këtu shkeljen e të drejtave të njeriut nga vendi që do të mikpresë Kupën e Botës. Në Gjermani madje mediat bëjnë të ditur se akordet mund të rishikohen nëse tifozët do të vazhdojnë të protestojnë në javët e ardhshme.

Tifozët kanë drejtuar gishtin e akuzës kundër Oliver Kahn, që e konsiderojnë si sponsorin e parë të akordeve që stonojnë me ideologjinë dhe vlerat e futbollit gjerman. Kasta e re drejtuese në Bavari duket se ka ndryshuar linjën e saj të politikës në lidhje me paratë që vijnë nga jashtë dhe tifozët duket se nuk janë aspak të kënaqur me të.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

BundesLiga

Bayern “harron” humbjen turpëruese dhe fiton thellë në Berlin, bie sërish Leverkusen/ Ja të gjitha rezultatet

Publikuar

-

Nga

Bayern harron humbjen turpëruese në Kupën e Gjermanisë dhe rikthehet te fitorja në kampionat, duke mundur me rezultatin 2-5 Union Berlin në transfertë. Kampionët në fuqi ishin të papërmbajtshëm duke marrë fitoren e tretë radhazi në Bundesliga me goleadë.

I zakonshmi Robert Lewandowski hapi serinë e golave, duke shënuar 2 herë në pak minuta. Pas çerek ore lojë, polaku u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërsa 8 minuta më vonë shënoi dhe golin e dytë personal.



Sane mendoi për të trefishuar në të 30 duke e bërë gjithçka të vështirë për Union Berlin, pavarësisht se Giesselmann ngushtoi rezultatin pa u mbyllur pjesa e parë.

Coman la shenjë në pjesën e dytë duke shënuar golin e katërt për ekipin e Julian Nagelsmann. Ryerson u bë protagonist vetëm pak sekonda pasi hyri në fushë për vendasit, megjithatë Muller mendoi për të vulosur rezultatin final të kësaj ndeshjeje, duke shënuar dhe goline shtatë të takimit e të pestin për Bayern.

Suksesi i tetë për këtë edicion në kampionat për Bayern, që ka shënuar në Bundelisgë plot 38 gola në vetëm 10 ndeshje, duke mbajtur vendin e parë. Dortmund vijon të jetë në ndjekje të Bayern, me verdhezinjtë që mundën 2-0 Koln, ndërsa Bayer Leverkusen vijon me rezultatet jo të mira, pasi u mund 0-2 nga Wolfsburg.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

Humbja turpëruese ndaj Gladbahun nuk kalon pa pasoja te Bayerni, ndëshkohet mbrojtësi

Publikuar

-

Nga

Ndeshja e dobët ndaj Gladbahut, ku bavarezet humben 5-0, nuk ka kaluar pa pasoja për mbrojtësin e Bajernit, Dajot Upamekano.

Sipas “Sport 1”, francezi do të ulet në stol për ndeshjen e sotme ne Bundeslige dhe në vendin e tij do të luaj Niklas Zyle.



Edhe trajneri Julian Nagelsman ishte shumë kritik me mbrojtësin duke thënë se një lojtar të nivelit të Upamekanos nuk mund të humbasë katër nga katër duelet direkte me kundërshtarin.

Pritet që në formacionin e parë të ketë ndryshime të tjera pasi Gorecka dhe Koman nuk kanë përfunduar stërvitjen e fundit me skuadrën. Gjithsesi, për të mësuar më shumë do të duhet të presim startin e takimit.

LEXO TE PLOTE

BundesLiga

U turpëruan nga Gladbahu, Myler: Nuk më kishte ndodhur ndonjëherë, ishte skandaloze

Publikuar

-

Nga

Mesfushori i Bajern Mynih, Tomas Myler mbeti i shokuar në përfundim të humbjes së thellë që pësuan ndaj Gladbahut me rezultatin 5-0. Gjermani komentoi sfidën e dobët që zhvilloi skuadra e tij.

“Nuk jemi mësuar me të tilla disfata dhe e vetmja gjë që mund të bëjmë është t’u kërkojmë falje tifozëve. Ishte një paraqitje skandaloze. Të gjithë përveç Nojerit luajtën shumë dobët. Nuk kisha përjetuar ndonjëherë diçka të tillë. Dua të përgëzoj dhe Gladbahun për ndeshjen e madhe që bënë”.



Kishte që në vitin 1978 që bavarezët nuk humbisnin me një rezultat kaq të thellë. Hera e fundit ka qenë kundër Fortuna Dyseldord me rezultatin 7-1.

LEXO TE PLOTE