LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Peleshi viziton Shkollën e Trupës në Bunavi/ Gati për stërvitjen “Defender 2023”

9 Nëntor 2021, 09:28, Aktualitet CNA
Peleshi viziton Shkollën e Trupës në Bunavi/ Gati për

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi vizitoi ditën e sotme mjediset e Shkollës së Trupës në Bunavi, ku bisedoi me studentë të vitit të parë si dhe ndoqi disa orë stërvitore të tyre.

Gjatë fjalës së tij, Peleshi  iu tregoi rekrutëve të rinj rreth ambicieve të qeverisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes, sa i takon modernizimit të Forcave të Armatosura.

Peleshi bëri me dije se tashmë kanë nisur diskutimet me Akademinë  ushtarake të West Point në SHBA, nga i cili do të adoptohen modelet, standardet dhe arritjet edhe në Akademinë e FA. Po ashtu ministri tregoi edhe projektet që janë në funksion të kësaj akademie.

?Një kampus i ri nga fillimi, në një sipërfaqe të dedikuar për të do të fillojë ndërtimin nga viti që vjen. Jemi gati me projektet, jemi gati me planin, jemi gati me buxhetet edhe projektbuxheti i këtij viti na e ka dhënë të gjithë hapësirën për të ndërtuar nga e para me një standard shumë të lartë europian kampusin, klasat, hotelerinë dhe gjithë infrastrukturën tjetër në mbështetje të aktivitetit tuaj. 

Ne do ta bëjmë institucionin e Akademisë së FA një institucion model edhe për institucionet e tjera të edukimit të lartë, ndaj po hapim dhe dimensione të tjera përveç atij tradicionalit?, tha Peleshi.

Ministri i Mbrojtjes gjithashtu  vuri në dukje vlerësimet që Forcat e Armatosura shqiptare kanë marrë nga vendet partnere të NATO-s, ndaj edhe Shqipëria mund të bëhet sërish vendi mikpritës i stërvitjes më të madhe ?Defender? në vitin 2023.

?Jemi anëtarë të denjë në NATO, kemi përfaqësuar vendin tonë, një vend të vogël me burime të kufizuara, por me shpirt të madh në misione ndërkombëtare duke fituar një emër të mirë në radhët e NATO-s. 

Unë dëgjoj vetëm fjalë të mira në takimet, në samitet e NATO-s, ministerialet e NATO-s, ministerialet rajonale për përfaqësimin e vajzave dhe djemve shqiptarë në botë, në misionet ndërkombëtare. Këtë vit patëm shansin të integrohemi në një shkallë më të gjerë, në stërvitjen më të madhe të zhvilluar në 30 vite në rajonin tonë ?Defender ?21?. Pas dy vjetësh me shumë mundësi ?Defender ?23? do të ketë si vend pritës Shqipërinë. 

Kjo është një mundësi e jashtëzakonshme e juaja për t?u ballafaquar me forca të tjera të ushtrive të tjera, për t?u integruar me ta, për të rritur ndërveprueshmërinë edhe për të fituar mbi të gjitha besim se dhe një vend i vogël si Shqipëria mund të luajë një rol të madh?, deklaroi ministri Peleshi.

Së fundmi ai u uroi mirëseardhjen në FA rekrutëve të rinj dhe theksoi se edhe procesi i rekrutimit do të ngrihet në një nivel tjetër, në mënyrë që të përthithen sa më shumë djem e vajza nga rinia shqiptare./CNA.al

Lajmet e fundit nga