LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ngacmimet seksuale/ Irena Shanaj: Psikologët e shkollave publike të mos qëndrojnë në rolin e spektatorit

9 Nëntor 2021, 19:36, Sociale CNA
Ngacmimet seksuale/ Irena Shanaj: Psikologët e shkollave publike të

Rastet e fundit të abuzimeve me fëmijët, ku më i rëndi ishte ai i Pogradecit, ku drejtori i shkollës akuzohet se ngacmoi seksualisht dy nxënëse të mitura, ka marrë vëmendjen e gjithë opinionit publik.

Psikologia Irena Shanaj, e ftuar në emisionin Debat me Alba Alishanin në A2 bëri thirrje për fuqizimin e rolit të ofruesve të shërbimit psikologjik. Shanaj, gjithashtu iu bëri thirrje psikologëve në shkollat publike që të mos qëndrojnë në rolin e spektatorit, por të reagojnë për të goditur fenomenet që pengojnë zhvillimin e shëndetshëm të fëmijëve.

?Rastet e fundit janë një kambanë alarmi për shoqërinë tonë dhe institucionet arsimore. Në punën tonë hasim shpesh abuzime, bullizmin dhe jemi përpara një nevoje imediate për të njohur interesin e fëmijës. Duhet të kujdesemi për zhvillimin e shëndetshëm të një fëmije në të gjitha aspektet. Ndërhyrjet tona duhet t?i bazojmë në zhvillimin e fëmijës, aftësitë e tij.

Duhet të kujdesemi për personat kujdestarë të fëmijëve dhe të japim një fokus të veçantë ndaj abuzimit. Për fatin tim të mirë punoj në një kolegj që i jep rëndësi shërbimit psikologjik dhe janë të informuar mbi rolin e psikologut dhe vijnë nxënës, prindër për gjithçka që mendojnë se duhet të referohet. Ndryshimin duhet ta fillojmë nga vetja dhe ju referohem ushtruesve të shërbimit psikologjik. Uroj, por që më ndodh rëndomtë të dëgjoj një pasivitet dhe mungesë skrupoloziteti të ofruesve të shërbimit psikologjik. Shikoj një fenomen spektatori dhe do të doja të raportohen raste të tilla. Jo vetëm të diskutohen, por të referohen në institucionet respektive?, tha Shanaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga