Connect with Us

Maqedonia e Veriut shpall krizë energjetike

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut shpall krizë energjetike

Publikuar

-

/

Maqedonia e Veriut shpalli të martën krizë energjetike, e cila do të zgjasë 30 ditë.

Qeveria tha se shpallja e gjendjes së krizës është për të injektuar mjete te kompanitë energjetike dhe për të rritur likuiditetin e tyre.

Vendimi i Qeverisë nuk parashikon masa kufizuese për qytetarët, por nga janari çmimi i energjisë elektrike pritet të rritet për rreth 8-9 për qind.

Qeveria njoftoi se rreth 4 miliardë denarë (rreth 65 milionë euro) do të transferohen nga buxheti te kompanitë energjetike, për të kapërcyer, siç tha, të gjitha rreziqet në sektorin e energjisë dhe për furnizim të rregullt me energji elektrike.

“Qeveria aktualisht është e fokusuar në përballjen me sukses të sfidave të paraqitura nga kriza globale energjetike. Gjendja e krizës energjetike sillet për të përmirësuar funksionimin e kompanive energjetike, për të rritur likuiditetin e tyre dhe për të mos miratuar asnjëherë masa kufizuese që do të ndikonin negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve”, tha ministri i Ekonomisë i Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi.

Evropa është duke u përballur me krizë energjetike tash e saj javë, kryesisht për shkak të rritjes së çmimeve të gazit.

Për pasojë kanë nisur të rriten edhe çmimet e rrymës.

Gjendja e krizës në Maqedoninë e Veriut u miratua me kërkesë të Komisionit për monitorimin e situatës për furnizim me energji elektrike.

Ndërkohë, Banka Popullore e Maqedonisë së Veriut bëri të ditur se përkundër krizës energjetike dhe rritjes së çmimeve globale, tani për tani nuk pritet përkeqësim i gjendjes ekonomike.

Banka Popullore parashikon rimëkëmbje të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut me një rritje prej 3.9% këtë dhe vitin e ardhshëm.

Inflacioni këtë viti parashikohet të mbyllet me 3.1%, ndërsa vitin e ardhshëm me 2.4%./rel

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria drejt një fillimi të ri

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Prej dy vitesh Bullgaria ka bllokuar Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me BE, për shkak të problemeve nga e kaluara. Qeveritë e reja në Shkup dhe Sofje shpresojnë se mund të arrihet një marrëveshje.

Vetëm 200 kilometra i ndajnë kryeqytetet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë nga njeri-tjetri, e megjithatë nevojiten më shumë se katër orë udhëtim nëpër rrugë me gunga dhe tepër durim për të shkuar nga Shkupi në Sofje. Të kokolepsur mes mosmarrëveshjeve të hidhura për shkak të historisë dhe identitetit, për më shumë se gjashtë dekada politikanë të të dy kampeve nuk menduan kurrë për të gjetur një zgjidhje për udhëtarët. Nuk ka pasur kurrë ndonjë hekurudhë ose fluturime të rregullta mes dy fqinjëve të Ballkanit.

Por pasi zbriti në Shkup gjatë së martës (18.01), kryeministri bullgar Kiril Petkov premtoi se gjërat që s’janë bërë në 60 vjet, mund të realizohen brenda 60 ditësh. Në dy muaj, vetëm një reklamë ajrore mund të lidhte dy kryeqytetet. Ndërsa për hekurudhën duhet pritur fundi i një dekade, por homologu i Petkov, Dimitar Kovacevski, shpreson se Maqedonisë së Veriut s’do t’i duhet të presë kaq gjatë për çështjen e saj më të ngutshme – hapjen e negociatave të anëtarësimit me Bashkimin Europian.

Kapitull i ri

Pas një përqafimi të ngrohtë para godinës qeveritare në Shkup dhe një dite të gjatë me biseda politike, Kovacevski dhe Petkov thanë se shpresojnë në hapjen e një kapitulli të ri, që pason marrëdhëniet e tensionuara, që kanë bllokuar përpjekjet e Shkupit për të hapur negociatat e anëtarësimit me BE-në gjatë dy viteve të fundit.

Prej dekadash, fqinjët ballkanas kanë ngecur në mosmarrëveshjet e hidhura historike dhe Sofja kërkon që kompromisi të arrihet përpara se Maqedonia e Veriut të lejohet të hapë bisedimet për pranimin në BE. Qeveria e mëparshme bullgare e drejtuar nga Boyko Borisov, kërkonte që Maqedonia e Veriut të pranonte se kombi dhe gjuha maqedonase, janë bullgare. Ky ultimatum u refuzua nga Shkupi zyrtar, i cili tha se kjo binte ndesh me parimet europiane dhe të drejtat e vetëvendosjes.

Por në vizitën e tij të parë në Shkup, kryeministri bullgar Kiril Petkov u përpoq të zbuste tonet. “Jam shumë optimist se do të ketë zhvillime të reja në marrëdhëniet tona dhe mund t’iu siguroj se rezultatet do të jenë të dukshme çdo javë” – tha Petkov gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kovacevskin, i cili u betua si kryeministër i Maqedonisë së Veriut gjatë së hënës.

Paraardhësi i Kovacevskit në qeveri dhe në drejtimin e Partisë Social-Demokrate, Zoran Zaev, ia doli mbanë të zgjidhë konfliktin tjetër shumë-dekadësh me Greqinë, duke ndryshuar emrin e shtetit nga Maqedoni në Maqedoni e Veriut, por dështoi në gjendjen e një kompromisi me Sofjen.

Pritje e Petkovit me nderime ushtarake, 18.01.2022

Të dy kryeministrat e sapozgjedhur shpresojnë për një fillim të ri

“I premtuam njeri-tjetrit se do të përdorim energjitë e reja për të përmirësuar marrëdhëniet tona me respekt” – tha Kovacevski.



Në vend që të përqendroheshin posaçërisht tek mosmarrëveshjet e pazgjidhura të historisë, të dyja qeveritë ranë dakord që të zhvillonin një takim të përbashkët në Sofje javën e ardhshme dhe planifikuan ngritjen e grupeve të punës për bashkëpunime më të ngushta në çështjet ekonomike, tregtisë, arsimit, integrimit europian, kulturës dhe historisë.

LEXO EDHE:  Televizioni presticioz maqedonas ndërpret lajmet në shqip/ Mësoni shkakun     

LEXO EDHE:  Kriza në PD/ Ish deputeti: Ja kush është zgjidhja dhe shpëtimi i vetëm

Pranë një marrëveshjeje?

Qeveria e Shkupit bëri të parin hap drejt kompromisit, orë përpara vizitës së Petkovit, duke vënë në dijeni Kombet e Bashkuara se emri “Maqedonia e Veriut” dhe versioni i tij më i gjatë “Republika e Maqedonisë së Veriut” i referohet vetëm shtetit dhe jo një rajoni më të gjerë gjeografik. Deri tani Sofja ka pretenduar se versioni i shkurtër përfshin aspirata territoriale drejt Bullgarisë dhe rajonit të saj, “Maqedonia Pirin”.

“Po, ka shpresë, sepse më në fund ne dëgjuam fjalën magjike ‘kompromis’” – thotë Ivaylo Ditchev, analist politik dhe profesor i Antropologjisë Kulturore në universitetin e Sofjes në Bullgari. “Një nga kërkesat idiote të Bullgarisë ishte që të përdorej gjithmonë versioni i gjatë i emrit ‘Republika e Maqedonisë së Veriut’. Ata filluan më pas ta mënjanonin këtë pretendim, Shkupi deklaroi se nuk ka pretendime për përfshirje territoriale karshi rajonit të Pirinit dhe voila!”

Analisti politik maqedonas Saso Ordanoski parashikon një marrëveshje të mundshme në muajt e ardhshëm, i cili mund t’i hapte derën Shkupit për nisjen e procesit të aderimit në Bashkimin Europian, teksa vijon bisedimet me Sofjen në nivel dypalësh. Ai ia njeh këtë meritë “presionit ndërkombëtar në rritje” ndaj Sofjes.

Që nga çasti i parë kur Bullgaria vuri veton ndaj rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt BE-së në vitin 2019, diplomatë të ndryshëm amerikanë dhe nga shtetet anëtarë të BE-së kritikuan qëndrimin e Bullgarisë. Gjatë një vizite në Shqipëri gjatë së martës, ministrja gjermane e shtetit për Europën dhe Klimën, Anna Lührmann, tha se ka “sinjale pozitive” nga Bullgaria, duke ripërsëritur pozicionin e Berlinit zyrtar se negociatat e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të hapen sa më parë.

Presioni nacionalist

Sofja këmbëngul gjithashtu se pakica etnike bullgare në Maqedoninë e Veriut duhet të njihet me kushtetutë, si të gjitha pakicat e tjera në vend. Thuajse që tani nën presion të vazhdueshëm nacionalist nga partia opozitare e së djathtës VMRO-DPMNE dhe nga një lëvizje e vogël majtiste pro-ruse, qeverisë së Shkupit i mungon mazhoranca e nevojshme e 2/3 në parlament, për të përmbushur kërkesën bullgare.

“Nëse kjo marrëveshje do të arrihet, forcat nacionaliste në Maqedoninë e Veriut nuk do të jenë në gjendje ta ndalojnë këtë, por unë e parashikoj problemin tek vendi fqinj” – i tha Ordandoski DW. “Në vendin tonë ka pasur gjithmonë lëvizje që kanë si qëllim politikat që të kthejnë pas, por situata mund të jetë shumë më e vështirë në Bullgari” – theksoi ai.

Në Bullgari, kryeministri Petkov drejton një koalicion të përbërë nga katër parti politike dhe kundërshtohet nga të paktën dy prej tyre, përfshirë edhe presidentin Rumen Radev, kur vjen fjala tek një shtysë për arritje kompromisi me Maqedoninë e Veriut. Qëndrueshmëria e qeverisë së re mund të vihet në rrezik nëse Petkov pozicionohet më butësisht karshi Maqedonisë së Veriut. “Bullgaria është në një situatë të vështirë politike; në lojën dam kjo quhet lëvizje e detyruar, ku nuk ka mundësi të tjera veprimi për Petkov” – thotë Ditchev. “I uroj fat!”. /DW

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Situata pandemike në Kosovë/ Regjistrohen mbi 2 mijë raste të reja me Covid 19

Publikuar

-

Nga

cna shendet lajme

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 19 janar se në Kosovë janë regjistruar 2,050 raste të reja me koronavirus. Kjo shifër paraqet një rritje të madhe krahasuar me një ditë më parë, kur u regjistruan 720 infektime.

Rastet e reja dalin pas testimit të 9,194 mostrave, që i bie se 22.29 për qind e të testuarve kanë rezultuar pozitivë për sëmundjen COVID-19.

Në raportin, që i referohet të dhënave të 24 orëve paraprake, MSH-ja bëri të ditur se janë shëruar edhe 462 pacientë.

LEXO EDHE:  Bullgaria dërgon automjete të blinduara në kufirin me Maqedoninë

LEXO EDHE:  Televizioni presticioz maqedonas ndërpret lajmet në shqip/ Mësoni shkakun     



Ndërkaq, raste aktive me COVID-19 janë 7,266. Sa i përket vaksinimit, autoritetet kanë administruar edhe 5,348 doza të reja të vaksinës kundër koronavirusit.

Deri më tani, me dy doza të vaksinës janë imunizuar 798,225 persona apo 44 për qind.

Në Kosovë, personat mbi 12 vjeç mund të vaksinohen kundër koronavirusit. Ndërkaq, qytetarët mbi 18 vjeç, që janë imunizuar me dy doza para tre muajsh, mund të marrin dozën përforcuese apo dozën e tretë të vaksinës./ Rel

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Erdogan dhe Vuçiç ndakortësohen për të ndërmjetësuar bisedimet për krizën në Bosnje

Publikuar

-

Nga

Pas vizitës që zhvilloi një ditë më parë në Tiranë, presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan priti homologun serb, Aleksandër Vuçiç me të cilin u dakordësua për ndërmjetësimin e bisedimeve në Bosnje.

Në një konferencë shtyp me Vuçiç, Erdogan tha se serbët, kroatët dhe boshnjakët, duhet të përmbahen nga hapa që rrezikojnë integritetin territorial të Bosnjës dhe se të gjithë duhet të veprojnë me përgjegjësi.

“Pas zgjedhjeve të Serbisë, ne duam të bëjmë bashkë liderët e tri grupeve dhe të kemi takim me ta. Përmes këtij takimi, le të marrim hapa për të siguruar integritetin territorial të Bosnjës”, ka thënë ai

LEXO EDHE:  Samiti i 1-rë i Digjitalizimit të Ballkanit Perëndimor/ Mesi: “Integrimi Dixhital, Detyrim dhe Angazhim për Qytetarët tanë dhe Brezat e Ardhshëm”

LEXO EDHE:  Nisin seancat për miratimin e emrit/ Qeveria dhe opozita maqedonase larg konsensusit



Sipas Europa e Lirë, Kriza në Bosnje është përshkallëzuar pasi ligjvënësit nacionalistë serbë kanë miratuar një mocion vitin e kaluar për t’u larguar nga forcat e armatosura të shtetit, sistemi i taksave dhe fusha e gjyqësorit, hap që është mbështetur nga anëtari serb i presidencës trepalëshe të Bosnjës, Milorad Dodik.

Turqia, e ka cilësuar këtë vendim si të gabuar dhe të rrezikshëm dhe ka ofruar mundësinë e ndërmjetësimit të krizës, e cila ka rritur shqetësimet për konflikt etnik në Bosnje-Hercegovinë.

LEXO TE PLOTE