Connect with Us

Këlliçi: PD rrezikon të ketë një çarje përfundimtare

Politikë

Këlliçi: PD rrezikon të ketë një çarje përfundimtare

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi thotë se në Kuvendin Kombëtar të PD do të duhej të kishte një garë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës.

Sipas Këlliçit në PD ende nuk është bërë një analizë për rezultatet që kanë marrë përfaqësuesit politikën qarqe në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Kreu i FRPD tha se PD rrezikon të ketë një çarje përfundimtare nga zhvillimet e fundit brenda saj.

Kuvendi Kombëtar i shërben më shumë z. Basha. Ai duhet ta kishte thirrur dhe atë arsyetim në Parlament duhet ta kishte bërë dhe në Kuvendin Kombëtar. Mos të bëjmë sikur kriza nuk ekziston dhe që rrezikon çarjen përfundimtare të PD”, tha Këlliçi.

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu përshëndet Bashën

Ai shto se mbledhja e fundit e Këshillit Kombëtar ka qenë fiktive pasi është folur për sukses në një kohë kur PD sapo kishte humbur zgjedhjet parlamentare.

Basha dhe Berisha duhet të paraqisnin platformat dhe të ketë një përplasje mendimesh. Nëse Basha merr qoftë dhe një votë më shumë do të ndjek siglën e tij. U fol për sukses në një kohë kur kishim humbur. Edhe unë kam pjesën e fajit sepse nuk kam folur në momentin e duhur. Vjen një moment dhe duhet të themi disa të vërteta pasi rrezikohet opozita e vërtetë”, përfundoi Këlliçi./ Euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

‘Një deputet do të vritet”/ Braho ‘shfrenon’ sërish imagjinatën: Me 8 janar do bëhej nami, informacioni sekret

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i PS Spartak Braho vijon me imagjinatën e tij. Ai ka deklaruar me herët se në protestën e datës 8 janar do të kishte viktima, gjë që rezultoi jo e vërtetë.

Sonte në ‘Front line’ ai shtoi se nëse protestuesit do të hynin brenda, do të ishte bërë name dhe se nuk do të ndaleshin me një apo dy të vrarë.

 ‘Deklarata ime parashikoi dhe frenoi një akt dhunë që ishte parashikuar të ndodhte ditën e protestës. Fakti që disa përfaqësi diplomatike, duke pasur parasysh edhe ambasadën amerikane paralajmëruan shtetasit e vet, që të mos afroheshin në afërsi të ndërtesës ishin shumë kuptimplota të ngjarjes që pritej.

Disa shërbime të inteligjencës shqiptare dhe të huaja e paralajmëruar dhe parashikua dhe u vërtetua me të gjithë zhvillimin e saj. Shërbimet e parashikuan që në rrethin e tyre që do goditej ishte dhe Alibeaj. Sot dikush ka thënë që ka qenë edhe Basha sepse është parë një njeri me thikë në dorë, nuk e di”, tha ai.

LEXO EDHE:  A do të ketë një parti të re?/ Ja çfarë thotë Astrit Patozi

LEXO EDHE:  Majlinda Bregu përshëndet Bashën



I pyetur se sir a në dorën e tij tij ky informacion, Braho tha:

“Sekretet profesional. Parashikoi dhe ekzaktësisht kështu ishte. Unë shkruaj dhe një ditë do ta themi se kush e parashikoi.

Nëse ata do të kishin hyrë brenda do të kishin bërë namin, nuk do të ndaleshin me një apo dy të vrarë”, shtoi ai./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e pjesshme/ Koçi: Do i fitojmë të gjashta bashkitë, kemi avantazhe ndaj opozitës

Publikuar

-

Nga

Gjashtë bashki të vendit do të shkojnë në zgjedhje të parakohshme për kryetar bashkie.

Partia Socialiste shprehet optimiste se do të arrijë të dominojë në këto bashki, duke u bazuar se ka pjesë të saj emrat më me integritet.

Petro Koçi, deputeti i PS në një intervistë për emisionin Debat me Alba Alishanin u shpreh se kanë një terren më të mirë për shkak të përçarjes së opozitës, si dhe nga organizimi perfekt që ka kampi rozë.



Ajo që mund të quhet kompleksim është opozita e ndarë në dy pjesë. Bëhet fjalë për 6 bashki, për një vit pasi në 2023 bëhen zgjedhjet e ardhshme. Ne kemi një parti me avantazhe ndaj opozitës. Kemi një organizim perfekt në çdo pikëpamje. Edhe në këto zgjedhje kuptohet që do përdorim gjithë arsenalin tonë organizativ për të fituar këto zgjedhje. Në qarkun e Fierit, do përpiqemi të japim kontributin tonë që të marrim fitoren.

Është një platforë e kombinuar, na duhet një kandidat me integritet moral, të ketë vlerat më të mira. Duke qenë se PS është në pushtet në nivelin qëndror, vlerësimi i elektoratit do jetë ndaj nesh.  Sigurisht që ne jemi më të pasur se opozita në bazë të vlerave njerëzore. Unë gjykoj pa qenë në konflikt interesi, PS është më e pasur me figura intelektuale, ndërsa pala tjetër duhet ta pranojmë që nuk i ka, duke marrëparasysh 1997, 21 janarin e të tjera si këto”, tha Koçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhjet e 6 marsit/Tre kandidatët që pritet të përballen në Durrës

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta sot dekretoi datën 6 mars si ditën kur do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme lokale për 6 bashki. Një nga këto është Bashkia e Durrësit, nga më të mëdhatë dhe më të rëndësishmet në vend.

Në Durrës, kryebashkiakja e këtij qyteti dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të vitit 2019, menjëherë pas situatës së tërmetit, disa gafave në publik dhe tashmë drejtohet nga Emirjana Sako.

Më pas bashkia u mor në drejtim nga një tjetër emër dhe aktualisht Emirjona Sako është zonja që sot drejton Bashkinë e Durrësit. Emirjona Sako mund të jetë edhe emri  që socialistët do të kandidojnë në garë për zgjedhjet e 6 marsit. Kjo për faktin se kryetari i bashkisë është për jo më shumë se sa një vit në detyrë, pra për vetëm pjesën e ngelur deri në dekretimin e zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm nga presidenti Ilir Meta, një periudhë pak a shumë një vit.

LEXO EDHE:  Basha dogji mandatet/ Nuk djeg Avokaten e Popullit (familjes)

LEXO EDHE:  A do të ketë një parti të re?/ Ja çfarë thotë Astrit Patozi



Ndërkohë nga partia e Lulzim Bashës, njeriut që ka kapur selinë e PD dhe mban vulën pritet që emri i kandidatit të jetë Luan Hoti, njeriu që Basha ka investuar në këto vite dhe aktualisht e ka komanduar kryetar dege të PD me vulë në Durrës.

Nga ana tjetër, koalicioni opozitar, ku pritet të mblidhen njerëzit e rithemelimit të PD, pra njerëzit që mbështesin ish kryeministrin Sali Berisha, pra Komisioni i Rithemelimit dhe parti të tjera opozitare, pritet të kandidojnë një tjetër emër, i cili mund të jetë Ard Muka. Ky i fundit më parë duhet të kalojë në primare, por mesa duket nuk ka emra të tjerë që ta rivalizojnë dhe Muka pritet të jetë emri i vetëm përballë Luan Hotit dhe Sakos së Rilindjes në garë për Bashkinë e Durrësit në 6 mars të 2022./CNA.al

LEXO TE PLOTE