LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kabo komenton gjestin e Liridon Latifit: Nuk e mbështeti askush, ka nevojë për psikolog

9 Nëntor 2021, 09:11, Sport CNA
Kabo komenton gjestin e Liridon Latifit: Nuk e mbështeti askush, ka

Liridon Latifi ishte personazhi kryesor në ndeshjen Egnatia-Vllaznia, pasi ky i fundit ka reaguar jo pak keq në momentin që është zëvendësuar nga trajneri Brdaric. Këtë rast e ka komentuar edhe antropologu, Përparim Kabo, i cili  ishte i ftuar në ?Procesin Sportiv?, atje ku ka folur edhe sa i përket rastit të Latifit.  I pyetur në lidhje me këtë çështje, Kabo u shpreh:

?Është veprim i gabuar, sigurisht. Por stafi duhej ta trajtonte ndryshe. Është tjetër gjë kur heq një lojtar të mirë dhe tjetër kur heq një lojtar mesatar. Shihni si bëhet edhe në ekipet e tjera jashtë Shqipërisë. Kur hiqet një lojtar i mirë, dikush nga stafi i del para për të pritur, për ta përgëzuar dhe për ta përqafuar, duke i thënë edhe një fjalë te veshi shpeshherë. Por kjo nuk ndodhi me Latifin, që tani ka nevojë nja dy seanca me psikologun?, tha Kabo.

Lajmet e fundit nga