LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Je e zezë nga brenda, na sheh si numra”/ Samiu ‘kryqëzon’ Antonian

9 Nëntor 2021, 19:38, Lifestyle CNA
“Je e zezë nga brenda, na sheh si numra”/ Samiu

Sot gjatë emisionit Përputhen ka patur diksutim mes Samiut dhe Antonias. Samiu ka treguar se nuk i pëlqejnë sjelljet e shtirura dhe madje e quajti edhe njeri të keq.

Samiu është shprehur se Antonia i sheh meshkujt si numra dhe nuk ka asnjë interes për ta.

Pjesë nga biseda

Sami: Kam parë si po sillet me njerëzit, nuk mund ta duroj, është njeri i keq. Je e zezë nga brenda. Ne këtu na sheh si numra. E kam kuptuar që në fillim.

Antonia: Ku më njeh ti mua që hedh një akuzë të rëndë dhe thua po luan lojë?

Ritvana: Fakti që ke një antipati për dikë këtu nuk do të thotë që duhet të shprehesh në këtë lloj forme. Ta quash njeri i keq, negative, nuk bën. Mos u merr me të dhe kaq.

Sami: Mua më prek sjellja që bën kjo si me Melikun, si me të tjerë, në përgjithësi. Kush je ti? Ti nuk sillesh në mënyrë njerëzore dhe mua më pengojnë këto gjëra shumë.

Efi: Nuk mund t?i thuash dikujt nuk je njeri i mirë, ty ndoshta nuk të pëlqejnë disa veprime të saj, të paktën kërko falje.

Sami: Mua nuk më pëlqen.

Antonia: Samiun e kemi parë, çfarë thotë tani nuk e thotë sekondin tjetër.

Sami: Ato që ke brenda ti, sjelljet e tua mua nuk më pëlqejnë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga