Connect with Us

“Ik more andej, nuk të marr leje ty”/ Thellohen përplasjet në PD, zbardhen debatet në grupin parlamentar

Politikë

“Ik more andej, nuk të marr leje ty”/ Thellohen përplasjet në PD, zbardhen debatet në grupin parlamentar

Publikuar

-

/
cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Mbledhja e djeshme e grupit parlamentar të PD, është shoqëruar me debate të forta.

Pas përfundimit të fjalës së Bashës e ka marrë fjalën deputetja Albana Vokshi, e cila i ka kërkuar llogari Bashës në lidhje me deklaratën e dy ditëve më parë të kreut të opozitë për liderin historik, Sali Berisha. Vokshi i ka thënë Bashës se ai nuk mund të përcaktojë kohën e askujt.

Këtij debati kreu i PD-së ka tentuar t’i shmanget duke i kujtuar se nuk është në rend dite. Por Vokshi ka këmbëngulur duke thënë se ajo distancohet nga ajo deklaratë.

Në mesin e debateve ka hyrë edhe deputeti Edmond Spaho, i cili i kërkoi Bashës që të mos largohej nga mbledhja pasi kishte çështje për të diskutuar.

Por, Basha e ftoi Spahon që të shkonte e të diskutonte me të në zyrë. Edhe në këtë rast ka ndërhyrë Gazment Bardhi, i cili po me tone të larta i ka kërkuar Spahos që të ulë tonin e zërit.

Pjesë nga debati me dyer të mbyllura:

Lulzim Basha: Për Reformën Elektorale s’kemi rënë dakord. Partia Socialiste do që ta nisim punën atje ku e lanë në korrik të vitit të kaluar me ndryshime të njëanshme. Ndërkohë, ne duam që objekti i punës së komisionit të mos jetë i kufizuar. Duhet të jetë mundësia e hapur që të bëhen edhe ndryshime në Kushtetutë për të akomoduar në Kodin Zgjedhor çështje të ndryshme që mund të vijnë nga diskutimet dhe nga ekspertët. Duhet një komision që të jetë i hapur për çdo gjë.

Nuk mund ta kufizojmë vetëm në ndryshime ligji procedurale. Ndërkohë, në Kuvend duhet të jemi aktivë. Vihet re që disa deputetë nuk shkojnë në mbledhjet e komisioneve parlamentare, sidomos në Komisionin e Sigurisë, ku ka deputetë që merren me punë dytësore dhe nuk marrin pjesë në mbledhje.

Alfred Rrushaj: Deri tani nuk kemi gjetur dakordësinë për objektin e punës së komisionit. Prandaj, përderisa nuk kemi pasur dakordësi deri më tani, nuk besoj se do të arrijmë konsensus deri në nisjen e seancës. Do të kërkoj që miratimi i komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore të shtyhet.

Albana Vokshi: Unë nuk jam dakord që të marr mungesat e deputetëve në komisione. Atë e bën sekretaria e komisioneve.

Lulzim Basha: Kjo nuk është për t’u diskutuar këtu, aty e ke Fredin, fol me kryetarin e grupit për këtë.

Albana Vokshi: Tani dua të flas edhe për një çështje tjetër. Ti dje ke dhënë një deklaratë për Berishën.

Lulzim Basha: Kjo nuk është në rend të ditës, nuk kam kohë të humb për çështje që s’janë në rendin e ditës. (Lulzim Basha ngrihet nga karrigia për t’u larguar)

Albana Vokshi: Ti nuk mund të përcaktosh se kur është fundi i kohës së njërit apo tjetrit. Nuk mund të bësh atë deklaratë.

Lulzim Basha: Nuk do të të marr leje ty se çfarë duhet të them në deklaratë.

Albana Vokshi: Kam shumë çështje për të diskutuar, ngjarjet e ditëve të fundit, por nuk është forumi i duhur. Sot dua t’i referohem deklaratës suaj të djeshme në lidhje me Sali Berishën. Unë distancohem nga ajo deklaratë e juaja, s’keni folur në emrin tim e as të demokratëve. Nuk jeni ju që përcaktoni kur mbaron koha e Sali Berishës apo nëse i hiqni tubin e oksigjenit! Unë distancohem nga ajo deklaratë. Ajo nuk na përfaqëson ne demokratët. Distancohem.

Gazmend Bardhi: Punë e madhe se distancohesh ti!

Albana Vokshi: Nuk po të drejtohet njeri ty, po i drejtohem atij që foli dje!

Ndërhyn Edmond Spaho dhe i kërkon Lulzim Bashës të mos largohet, duke iu drejtuar me tone të larta.

Edmond Spaho: Mos ik se unë kam për të thënë.

Lulzim Basha (duke u larguar nga mbledhja): Nuk kam kohë për të humbur me çështje që nuk janë rendi i ditës.

Edmond Sapho: Unë kam shumë për të folur për ndryshimet kushtetuese. Për vetingun në politikë. (Spaho ngre zërin duke iu drejtua Bashes që u largua)

Gazment Bardhi: Çfarë ke, more Mondi, që ngre zërin. S’të kam parë ndonjëherë kaq të revoltuar. Ndryshimet kushtetuese janë ato të draftit tënd kur ishe nënkryetar i PD-së. Pse atëherë ishe dakord dhe tani nuk je dakord. Ndaj mos e ngri zërin këtu.

Edmond Spaho: U bëre ti të më tregosh mua se si të flas. Po ik more andej!

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Peleshi vizitë zyrtare në Romë/ Shqipëria, mision kyç për ruajtjen e orientimit strategjik Euro-Atlantik në rajon

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

“Shqipëria ka mision kyç, jo vetëm për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, por edhe orientimit strategjik Euro-Atlantik në rajon”.

Kjo u konfirmua nga Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi gjatë vizitës së tij zyrtare në Romë, ku u takua me homologun e tij, Z.Lorenzo Guerini.

Në qendër të diskutimit të dy ministrave të mbrojtjes ishte bashkëpunimi mes dy vendeve në këtë fushë, i cili ndër vite rezulton shumë intensiv. Nga ana e tij, ministri Peleshi e  falenderoi përzemërsisht homologun Guerini për mbështetjen e pakushtëzuar të Italisë për Shqipërinë, në rrugën drejt Bashkimit Europian. Duke folur për situatën në Ballkanin Perëndimor, ministri Peleshi theksoi se; “një përshkallëzim negativ i situatës rrezikon efektin domino për të gjithë rajonin. Në këtë drejtim, Shqipëria dhe shqiptarët në rajon kanë një mision kyç, jo vetëm për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe prosperitetit, por edhe për të ruajtur orientimin strategjik Euro-Atlantik të rajonit. Shipëria është e përkushtuar të promovojë “Politikën e Dyerve të Hapura”, për të gjitha vendet e rajonit”.



Zoti Peleshi falenderoi Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Italisë, z. Guerini për mbështetjen që Italia i jep Kosovës si edhe për kontributin e Forcave të Armatosura Italiane në KFOR . “Kosova mbetet interes kombëtar për Shqipërinë, e cila tashmë me statusin e vendit anëtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për periudhën 2022-2023 do të lobojë fuqishëm në rritjen e numrit të vendeve që njohin pavarësinë e saj!”.

Sa i përket bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, të dy ministrat theksuan interesin e përbashkët për një vëmendje të madhe ndaj rreziqeve dhe sfidave që burojnë nga Drejtimi Strategjik Jugor i Aleancës. Me rëndësi u vlerësua rakordimi i qasjes mbi “Konceptin e Ri Strategjik të NATO-s”, i cili pritet të miratohet në Samitin e Madridit, në qershor.

Ministrat e Mbrojtjes të Italisë dhe Shqipërisë ranë dakord për vijimin e bashkëpunimit dypalësh reth sfidave të mbrojtjes kibernetike, apo edhe në fushën e arsimit apo trajnimit, për të cilat ministri Peleshi tha se hapin mjaft dritare mundësish për personelin shqiptar. Dy ministrat ranë dakord gjithashtu të zgjerojnë marrëveshjen aktuale në fushën e mjekësisë ushtarake. Teksa e falënderoi për mikpritjen, ministri Peleshi e ftoi homologun e tij për një vizitë në Shqipëri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Të angazhuar për çeljen e negociatave/ Ministrja Gjermane për Europën: Po presim momentin e duhur

Publikuar

-

Nga

cna lajme politike

Ministrja Gjermane për Europën, Anna Luhrmann në një konferencë për shtyp, se janë të angazhuar për çeljen e negociatave, pasi Shqipëria i ka plotësuar kushtet.

Sipas saj edhe Bullgaria ka dhënë sinjale pozitive, në lidhje me veton e vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut, gjë që ka penguar deri më tani procesin.



Për ne është e një rëndësie thelbësore për të ecur në këtë rrugë në nisje e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

 Kemi marrë sinjale pozitive nga Bullgaria dhe do të mundohemi të gjejmë në një moment sa më shpejt të mundshëm zgjidhjen më të përshtatshme”, tha Luhrman/CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Rama kreu një akt skandaloz dhe fyes”/ Faktet që e vënë me “shpatulla pas muri”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike,

Ish-presidenti Bujar Nishani e ka cilësuar si akt skandaloz dhe fyes të kryeministrit Edi Rama ndaj Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, përjashtimin e tyre nga ceremonia në Xhaminë e Et’hem Beut në Tiranë.

Në një postim në rrjetet sociale, Nishani rendit faktet, që sipas tij tregojnë fyerjen që Rama ka bërë ndaj të gjithë komunitetit të besimtarëve mysliman në Shqipëri.

Edi Rama kreu një akt skandaloz, të turpshëm dhe fyes dje, duke përjashtuar nga ceremonia në Xhaminë e Et’hem Beut në Kryeqytet, Kryetarin dhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Akt fyes jo vetëm ndaj të gjithë komunitetit të besimtarëve mysliman në Shqipëri por edhe ndaj të gjithë shqiptarëve, ndaj shtetit shqiptar, ndaj kodeve zakonore dhe atyre shtetërore.

Shqipëria është një shtet laik, ku feja është e ndarë nga shteti dhe politika, por ajo është ndjeshmëri dhe përkatësi e fortë e miliona njerëzve.

Objektet e besimit, xhamitë, kishat, teqetë, sinagogat, etj., nuk janë pronë e shtetit, aq më pak e qeverisë dhe për më tepër e dënueshme në të gjitha dimensionet kur përdhoset me akte politike.

Edi Rama i ka konsumuar në mënyrë të turpshme dje të gjitha dimensionet e një akti fyes, përdhosje e pushtimi, ndaj një vendi të shenjtë, jo politik dhe në pronësi të dikujt tjetër të cilët i përjashtoi e nuk i lejoi të administronin pronën e tyre në një ceremoni të rëndësishme.

Edi Rama nuk ka kurrfarë tagri e asnjë të drejtë elementare të përcaktojë se kush duhet të jetë e kush nuk duhet të jetë drejtues apo përfaqësues të komunitetit Mysliman të Shqipërisë.



Ai nuk ka kurrfarë mundësie apo pushteti të marrë apo administrojë pronat e një komuniteti të caktuar fetar në këtë shtet, të cilin nuk do mundet ta kthejë dot në një karikaturë, siç janë reminishencat e subkoshiencës së tij, për shtetin, shoqërinë, qeverisjen, dinjitetin, integritetin.

Minimalisht, kryeministri i këtij vendi duhet të lexojë dy faqe histori nga Kongresi i parë i atij komuniteti në vitin 1923 për të kuptuar vlerat e respektit, dinjitetit, të drejtës, integritetit dhe deryrat e seicilit prej aktorëve të kësaj shoqërie.

Një nga vlerat më të mëdha jo vetëm të aspektit paqtues shoqëror por edhe të ruajtjes së identitetit tonë kombëtarë ka qenë harmonia dhe respekti i ndërsjelltë midis komuniteteve fetare dhe i shoqërisë në raport me ato komunitete.

Ndoshta nga të pakta dimensione që i ngjit shqiptarët në majën e vlerësimit të hierarkisë botërore.

Me aktin e djeshëm në Xhaminë e Et’hem Beut, Edi Rama i ka dhënë një goditje të pabesë dhe të turpshme këtij dimensioni mbarë kombëtarë dhe një mesazh fyes e refuzimi për t’i konsideruar e respektuar besimtarët mysliman të këtij vendi.

Unë shpresoj shumë dhe uroj që besimtarët e këtij komuniteti ta injorojnë totalisht këtë akt provokator e intrigant të Edi Ramës pasi formimi i tij, morali i tij, modeli i tij, synimi i tij, kënaqësitë e përmbushjet e tij janë veç skandalet.

Vlerat e shoqërisë sonë janë të një dimensioni tjetër.

Ato mund të provokohen, lëndohen e minohen nga akte të tilla si ai i djeshmi, por kurrsesi nuk do të tjetërsohen e aq më pak të zhbëhen.”-shkruan Bujar Nishani./CNA.al

LEXO TE PLOTE